{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4003",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4003",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4003",
  "text": "Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi. [t]: Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Anbese, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ali ibn Husejni, e këtij i ka treguar Husejn ibn Aliu se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kam pasur një deve, të cilën, ditën e Bedrit, e pata marrë nga pjesa ime e plaçkës së luftës. Pejgamberi ﷺ më pati dhënë nga një e pesta e plaçkës së luftës atë ditë. Kur desha të hyj dhëndër me Fatimen, të bijën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, porosita një argjendar nga fisi benu kajnuka që të vijë me mua për të mbledhur idhhir, të cilin doja t'ua shisja argjendarëve, ndërkohë me fitimin e saj të përgatitem për dasmë. Përderisa po tuboja ca gjëra për devetë: shalë, thasë dhe litarë, devetë i lashë të pushojnë në afërsi të shtëpisë së një ensariu. Kur i tubova gjërat e nevojshme, u ktheva, e në atë rast pashë devetë me gunga të këputura, me barqe të shqyera dhe pa mushkëri. Kur pashë këtë pamje, nuk arrita t'i mbaj lotët dhe thashë: “Kush e ka bërë këtë?” Më thanë: “Hamza ibn Abdulmutalibi, i cili ndodhet në këtë shtëpi duke pirë me disa ensarë, ku është dhe një këngëtare e disa shokë të tij. Ajo këndoi: “O Hamza me deve të shëndosha!” Atëherë ai brofi te shpata, ua këputi gungat deveve, ua shqeu barqet dhe ua mori mushkëritë.” Aliu tregon: “Unë ia beha drejt Pejgamberit ﷺ dhe hyra në shtëpinë e tij, ku e gjeta edhe Zejd ibn Harithen. Kur Pejgamberi ﷺ më pa, kuptoi se më kishte goditur diçka, andaj më tha: “Çfarë ke?” I thashë: “O i Dërguari i Allahut, asnjëherë nuk kam parë diçka sikurse sot: Hamzai m'i ka sulmuar dy devetë, ua ka këputur gungat dhe ua ka shqyer barqet, ndërsa tani është në një shtëpi duke pirë me disa të tjerë.” Pejgamberi ﷺ kërkoi pelerinën e vet, e veshi dhe u nis, ndërsa unë dhe Zejd ibn Harithe e ndoqëm prapa. Vazhdoi të ecte derisa arriti në shtëpinë ku ndodhej Hamzai. Aty kërkoi leje dhe hyri. Atëherë, filloi ta qortojë Hamzain për atë që kishte bërë. Hamzai, të cilit i ishin skuqur sytë nga dehja, shikoi nga Pejgamberi ﷺ, pastaj e ngriti shikimin deri në gjunjë, pastaj deri në fytyrë dhe tha: “Vallë, mos jeni gjë tjetër përveçse robër të babait tim?” Atëherë Pejgamberi ﷺ kuptoi se ai ishte i dehur, kështu që u tërhoq mbrapa dhe u largua. Ne dolëm bashkë me të.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4003",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ali ibn Ebu Talibi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدَانُ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا يُونُسُ؛ [ح:] وَحَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ صَالِحٍ: حَدَّثَنَا عَنْبَسَةُ: حَدَّثَنَا يُونُسُ، عَنِ الزُّهْرِيِّ: أَخْبَرَنَا عَلِيُّ بْنُ حُسَيْنٍ: أَنَّ حُسَيْنَ بْنَ عَلِيٍّ - عَلَيْهِمُ السَّلاَمُ - أَخْبَرَهُ أَنَّ عَلِيًّا قَالَ: كَانَتْ لِي شَارِفٌ مِنْ نَصِيبِي مِنَ الْمَغْنَمِ يَوْمَ بَدْرٍ، وَكَانَ النَّبِيُّ ﷺ أَعْطَانِي مِمَّا أَفَاءَ اللَّهُ عَلَيْهِ مِنَ الْخُمُسِ يَوْمَئِذٍ، فَلَمَّا أَرَدْتُ أَنْ أَبْتَنِيَ بِفَاطِمَةَ بِنْتِ النَّبِيِّ ﷺ وَاعَدْتُ رَجُلاً صَوَّاغًا فِي بَنِي قَيْنُقَاعَ أَنْ يَرْتَحِلَ مَعِي فَنَأْتِيَ بِإِذْخِرٍ، فَأَرَدْتُ أَنْ أَبِيعَهُ مِنَ الصَّوَّاغِينَ فَنَسْتَعِينَ بِهِ فِي وَلِيمَةِ عُرْسِي، فَبَيْنَا أَنَا أَجْمَعُ لِشَارِفَىَّ مِنَ الأَقْتَابِ وَالْغَرَائِرِ وَالْحِبَالِ، وَشَارِفَاىَ مُنَاخَانِ إِلَى جَنْبِ حُجْرَةِ رَجُلٍ مِنَ الأَنْصَارِ، حَتَّى جَمَعْتُ مَا جَمَعْتُ فَإِذَا أَنَا بِشَارِفَىَّ قَدْ أُجِبَّتْ أَسْنِمَتُهَا، وَبُقِرَتْ خَوَاصِرُهُمَا، وَأُخِذَ مِنْ أَكْبَادِهِمَا، فَلَمْ أَمْلِكْ عَيْنَىَّ حِينَ رَأَيْتُ الْمَنْظَرَ، قُلْتُ: مَنْ فَعَلَ هَذَا؟ قَالُوا: فَعَلَهُ حَمْزَةُ بْنُ عَبْدِ الْمُطَّلِبِ، وَهُوَ فِي هَذَا الْبَيْتِ، فِي شَرْبٍ مِنَ الأَنْصَارِ، عِنْدَهُ قَيْنَةٌ وَأَصْحَابُهُ فَقَالَتْ فِي غِنَائِهَا: أَلاَ يَا حَمْزَ لِلشُّرُفِ النِّوَاءِ، فَوَثَبَ حَمْزَةُ إِلَى السَّيْفِ، فَأَجَبَّ أَسْنِمَتَهُمَا، وَبَقَرَ خَوَاصِرَهُمَا، وَأَخَذَ مِنْ أَكْبَادِهِمَا قَالَ عَلِيٌّ: فَانْطَلَقْتُ حَتَّى أَدْخُلَ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ وَعِنْدَهُ زَيْدُ بْنُ حَارِثَةَ، وَعَرَفَ النَّبِيُّ ﷺ الَّذِي لَقِيتُ فَقَالَ: \"مَا لَكَ؟\" قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، مَا رَأَيْتُ كَالْيَوْمِ، عَدَا حَمْزَةُ عَلَى نَاقَتَىَّ، فَأَجَبَّ أَسْنِمَتَهُمَا، وَبَقَرَ خَوَاصِرَهُمَا وَهَا هُوَ ذَا فِي بَيْتٍ مَعَهُ شَرْبٌ، فَدَعَا النَّبِيُّ ﷺ بِرِدَائِهِ، فَارْتَدَى ثُمَّ انْطَلَقَ يَمْشِي، وَاتَّبَعْتُهُ أَنَا وَزَيْدُ بْنُ حَارِثَةَ، حَتَّى جَاءَ الْبَيْتَ الَّذِي فِيهِ حَمْزَةُ، فَاسْتَأْذَنَ عَلَيْهِ فَأُذِنَ لَهُ، فَطَفِقَ النَّبِيُّ ﷺ يَلُومُ حَمْزَةَ فِيمَا فَعَلَ، فَإِذَا حَمْزَةُ ثَمِلٌ مُحْمَرَّةٌ عَيْنَاهُ، فَنَظَرَ حَمْزَةُ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ ثُمَّ صَعَّدَ النَّظَرَ، فَنَظَرَ إِلَى رُكْبَتِهِ، ثُمَّ صَعَّدَ النَّظَرَ، فَنَظَرَ إِلَى وَجْهِهِ، ثُمَّ قَالَ حَمْزَةُ: وَهَلْ أَنْتُمْ إِلاَّ عَبِيدٌ لأَبِي؟ فَعَرَفَ النَّبِيُّ ﷺ أَنَّهُ ثَمِلٌ، فَنَكَصَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَلَى عَقِبَيْهِ الْقَهْقَرَى، فَخَرَجَ وَخَرَجْنَا مَعَهُ.",
    "albanian": "Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi. [t]: Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Anbese, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ali ibn Husejni, e këtij i ka treguar Husejn ibn Aliu se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kam pasur një deve, të cilën, ditën e Bedrit, e pata marrë nga pjesa ime e plaçkës së luftës. Pejgamberi ﷺ më pati dhënë nga një e pesta e plaçkës së luftës atë ditë. Kur desha të hyj dhëndër me Fatimen, të bijën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, porosita një argjendar nga fisi benu kajnuka që të vijë me mua për të mbledhur idhhir, të cilin doja t'ua shisja argjendarëve, ndërkohë me fitimin e saj të përgatitem për dasmë. Përderisa po tuboja ca gjëra për devetë: shalë, thasë dhe litarë, devetë i lashë të pushojnë në afërsi të shtëpisë së një ensariu. Kur i tubova gjërat e nevojshme, u ktheva, e në atë rast pashë devetë me gunga të këputura, me barqe të shqyera dhe pa mushkëri. Kur pashë këtë pamje, nuk arrita t'i mbaj lotët dhe thashë: “Kush e ka bërë këtë?” Më thanë: “Hamza ibn Abdulmutalibi, i cili ndodhet në këtë shtëpi duke pirë me disa ensarë, ku është dhe një këngëtare e disa shokë të tij. Ajo këndoi: “O Hamza me deve të shëndosha!” Atëherë ai brofi te shpata, ua këputi gungat deveve, ua shqeu barqet dhe ua mori mushkëritë.” Aliu tregon: “Unë ia beha drejt Pejgamberit ﷺ dhe hyra në shtëpinë e tij, ku e gjeta edhe Zejd ibn Harithen. Kur Pejgamberi ﷺ më pa, kuptoi se më kishte goditur diçka, andaj më tha: “Çfarë ke?” I thashë: “O i Dërguari i Allahut, asnjëherë nuk kam parë diçka sikurse sot: Hamzai m'i ka sulmuar dy devetë, ua ka këputur gungat dhe ua ka shqyer barqet, ndërsa tani është në një shtëpi duke pirë me disa të tjerë.” Pejgamberi ﷺ kërkoi pelerinën e vet, e veshi dhe u nis, ndërsa unë dhe Zejd ibn Harithe e ndoqëm prapa. Vazhdoi të ecte derisa arriti në shtëpinë ku ndodhej Hamzai. Aty kërkoi leje dhe hyri. Atëherë, filloi ta qortojë Hamzain për atë që kishte bërë. Hamzai, të cilit i ishin skuqur sytë nga dehja, shikoi nga Pejgamberi ﷺ, pastaj e ngriti shikimin deri në gjunjë, pastaj deri në fytyrë dhe tha: “Vallë, mos jeni gjë tjetër përveçse robër të babait tim?” Atëherë Pejgamberi ﷺ kuptoi se ai ishte i dehur, kështu që u tërhoq mbrapa dhe u largua. Ne dolëm bashkë me të.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4003.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4003.json"
  }
}