{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4005",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4005",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4005",
  "text": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton rrëfimin e Omer ibn Hatabit, kur Hunejs ibn Hudhafe Sehmiu, - një shok i të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe pjesëmarrës në Bedër, i cili vdiq në Medinë, - e la Hafsën, të bijën e Omerit, të vejë, i cili tregon: “Othman ibn Afanin e takova dhe ia propozova Hafsën, duke i thënë: “Nëse do, po ta jap Hafsa bint Omerin për grua.” Ai tha: “Do të shikoj.” Prita disa net, pastaj më tha: “Kam vendosur që tani për tani të mos martohem.” Pastaj e takova Ebu Bekrin dhe i thashë: “Nëse do, po ta jap Hafsa bint Omerin për grua.” Ebu Bekri heshti dhe nuk më tha asgjë. Kjo më hidhëroi më shumë sesa Othmani. Prita disa net, pastaj atë e kërkoi i Dërguari i Allahut ﷺ dhe ia dhashë për grua. Kur Ebu Bekri më takoi, më tha: “Ndoshta më je hidhëruar që nuk t'u përgjigja kur ma propozove Hafsën?” I thashë: “Po.” Ai më tha: “Gjëja e vetme që më pengoi të të përgjigjem ishte fakti se i Dërguari i Allahut ﷺ e pati përmendur Hafsën, prandaj nuk desha ta përhap sekretin e të Dërguarit të Allahut ﷺ. E, sikur ta linte ai, unë do ta pranoja.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4005",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Omeri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي سَالِمُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ، أَنَّهُ سَمِعَ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُمَرَ - رضى الله عنهما - يُحَدِّثُ أَنَّ عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ حِينَ تَأَيَّمَتْ حَفْصَةُ بِنْتُ عُمَرَ مِنْ خُنَيْسِ بْنِ حُذَافَةَ السَّهْمِيِّ - وَكَانَ مِنْ أَصْحَابِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ قَدْ شَهِدَ بَدْرًا تُوُفِّيَ بِالْمَدِينَةِ - قَالَ عُمَرُ: فَلَقِيتُ عُثْمَانَ بْنَ عَفَّانَ فَعَرَضْتُ عَلَيْهِ حَفْصَةَ فَقُلْتُ: إِنْ شِئْتَ أَنْكَحْتُكَ حَفْصَةَ بِنْتَ عُمَرَ. قَالَ: سَأَنْظُرُ فِي أَمْرِي. فَلَبِثْتُ لَيَالِيَ، فَقَالَ: قَدْ بَدَا لِي أَنْ لاَ أَتَزَوَّجَ يَوْمِي هَذَا. قَالَ عُمَرُ: فَلَقِيتُ أَبَا بَكْرٍ فَقُلْتُ: إِنْ شِئْتَ أَنْكَحْتُكَ حَفْصَةَ بِنْتَ عُمَرَ. فَصَمَتَ أَبُو بَكْرٍ، فَلَمْ يَرْجِعْ إِلَىَّ شَيْئًا، فَكُنْتُ عَلَيْهِ أَوْجَدَ مِنِّي عَلَى عُثْمَانَ، فَلَبِثْتُ لَيَالِيَ، ثُمَّ خَطَبَهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَأَنْكَحْتُهَا إِيَّاهُ، فَلَقِيَنِي أَبُو بَكْرٍ فَقَالَ: لَعَلَّكَ وَجَدْتَ عَلَىَّ حِينَ عَرَضْتَ عَلَىَّ حَفْصَةَ فَلَمْ أَرْجِعْ إِلَيْكَ؟ قُلْتُ: نَعَمْ. قَالَ: فَإِنَّهُ لَمْ يَمْنَعْنِي أَنْ أَرْجِعَ إِلَيْكَ فِيمَا عَرَضْتَ إِلاَّ أَنِّي قَدْ عَلِمْتُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَدْ ذَكَرَهَا، فَلَمْ أَكُنْ لِأُفْشِيَ سِرَّ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، وَلَوْ تَرَكَهَا لَقَبِلْتُهَا.",
    "albanian": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton rrëfimin e Omer ibn Hatabit, kur Hunejs ibn Hudhafe Sehmiu, - një shok i të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe pjesëmarrës në Bedër, i cili vdiq në Medinë, - e la Hafsën, të bijën e Omerit, të vejë, i cili tregon: “Othman ibn Afanin e takova dhe ia propozova Hafsën, duke i thënë: “Nëse do, po ta jap Hafsa bint Omerin për grua.” Ai tha: “Do të shikoj.” Prita disa net, pastaj më tha: “Kam vendosur që tani për tani të mos martohem.” Pastaj e takova Ebu Bekrin dhe i thashë: “Nëse do, po ta jap Hafsa bint Omerin për grua.” Ebu Bekri heshti dhe nuk më tha asgjë. Kjo më hidhëroi më shumë sesa Othmani. Prita disa net, pastaj atë e kërkoi i Dërguari i Allahut ﷺ dhe ia dhashë për grua. Kur Ebu Bekri më takoi, më tha: “Ndoshta më je hidhëruar që nuk t'u përgjigja kur ma propozove Hafsën?” I thashë: “Po.” Ai më tha: “Gjëja e vetme që më pengoi të të përgjigjem ishte fakti se i Dërguari i Allahut ﷺ e pati përmendur Hafsën, prandaj nuk desha ta përhap sekretin e të Dërguarit të Allahut ﷺ. E, sikur ta linte ai, unë do ta pranoja.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4005.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4005.json"
  }
}