Sahihu i Buhariut — Hadithi 4007

Betejat · Transmetuesi: Ebu Mesud Bedriu

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi se Zuhriu tregon: “Një ditë, Urve ibn Zubejri i tregoi Omer ibn Abdulazizit gjatë hilafetit të tij e i tha: “Teksa Mugire ibn Shuëbe ishte prijës në Kufe, e vonoi namazin e ikindisë. Ebu Mesud Ukbe ibn Amër Ensariu, - gjyshi i Zejd ibn Hasenit dhe pjesëmarrës në Bedër, - vajti tek ai e i tha: “A nuk e di se Xhibrili ﷺ ka zbritur dhe i ka falur pesë kohët e namazit, e bashkë me të edhe i Dërguari i Allahut ﷺ dhe më pas ka thënë: “Kështu jam urdhëruar (të veproj) .” ? Kësisoj edhe Beshir ibn Mesudi transmetonte nga babai i tij.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ: سَمِعْتُ عُرْوَةَ بْنَ الزُّبَيْرِ يُحَدِّثُ عُمَرَ بْنَ عَبْدِ الْعَزِيزِ فِي إِمَارَتِهِ: أَخَّرَ الْمُغِيرَةُ بْنُ شُعْبَةَ الْعَصْرَ - وَهُوَ أَمِيرُ الْكُوفَةِ، - فَدَخَلَ أَبُو مَسْعُودٍ عُقْبَةُ بْنُ عَمْرٍو الأَنْصَارِيُّ - جَدُّ زَيْدِ بْنِ حَسَنٍ شَهِدَ بَدْرًا - فَقَالَ: لَقَدْ عَلِمْتَ نَزَلَ جِبْرِيلُ فَصَلَّى فَصَلَّى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ خَمْسَ صَلَوَاتٍ ثُمَّ قَالَ: "هَكَذَا أُمِرْتُ". ؟ كَذَلِكَ كَانَ بَشِيرُ بْنُ أَبِي مَسْعُودٍ يُحَدِّثُ عَنْ أَبِيهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4007