{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4015",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4015",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4015",
  "text": "Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri dhe Junusi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve ibn Zubejri, e këtij i ka rrëfyer Misver ibn Mahrame se Amër ibn Aufi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ishte aleat i fisit të Amir ibn Luejit, njëherazi kishte marrë pjesë në Bedër me Pejgamberin ﷺ, tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e dërgoi Ebu Ubejde ibn Xherrahun në Bahrejn për t'ua mbledhur xhizjen. I Dërguari i Allahut ﷺ pati lidhur marrëveshje paqeje me banorët e Bahrejnit, ndërsa Ala ibn Hadremiun e pati vendosur në krye të tyre. Kështu, Ebu Ubejde u kthye me pasuri nga Bahrejni. Kur ensarët dëgjuan për arritjen e tij, shkuan të falin namazin e sabahut me Pejgamberin ﷺ. Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ e fali namazin, ata i dolën përpara dhe, kur ai i pa kështu, buzëqeshi dhe tha: “Më duket se keni dëgjuar që Ebu Ubejde është kthyer me diçka?” Ata thanë. “Po, o i Dërguari i Allahut.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Përgëzohuni dhe shpresoni atë që ju bën të lumtur, sepse, betohem në Allahun se, për ju, nuk ia kam frikën varfërisë sikurse i kam frikën se do t'ju shtrohet dynjaja ashtu siç u ishte shtruar atyre që ishin para jush, e pastaj ju të garoni për të siç garuan ata dhe ajo t'ju shkatërrojë siç i shkatërroi ata.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4015",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Amër ibn Auf Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدَانُ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا مَعْمَرٌ، وَيُونُسُ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ عُرْوَةَ بْنِ الزُّبَيْرِ: أَنَّهُ أَخْبَرَهُ أَنَّ الْمِسْوَرَ بْنَ مَخْرَمَةَ أَخْبَرَهُ أَنَّ عَمْرَو بْنَ عَوْفٍ وَهُوَ حَلِيفٌ لِبَنِي عَامِرِ بْنِ لُؤَىٍّ، وَكَانَ شَهِدَ بَدْرًا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ بَعَثَ أَبَا عُبَيْدَةَ بْنَ الْجَرَّاحِ إِلَى الْبَحْرَيْنِ يَأْتِي بِجِزْيَتِهَا، وَكَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ هُوَ صَالَحَ أَهْلَ الْبَحْرَيْنِ، وَأَمَّرَ عَلَيْهِمِ الْعَلاَءَ بْنَ الْحَضْرَمِيِّ، فَقَدِمَ أَبُو عُبَيْدَةَ بِمَالٍ مِنَ الْبَحْرَيْنِ فَسَمِعَتِ الأَنْصَارُ بِقُدُومِ أَبِي عُبَيْدَةَ، فَوَافَوْا صَلاَةَ الْفَجْرِ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ. فَلَمَّا انْصَرَفَ تَعَرَّضُوا لَهُ، فَتَبَسَّمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ حِينَ رَآهُمْ ثُمَّ قَالَ: \"أَظُنُّكُمْ سَمِعْتُمْ أَنَّ أَبَا عُبَيْدَةَ قَدِمَ بِشَىْءٍ؟\" قَالُوا: أَجَلْ يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: \"فَأَبْشِرُوا وَأَمِّلُوا مَا يَسُرُّكُمْ، فَوَاللَّهِ مَا الْفَقْرَ أَخْشَى عَلَيْكُمْ، وَلَكِنِّي أَخْشَى أَنْ تُبْسَطَ عَلَيْكُمُ الدُّنْيَا كَمَا بُسِطَتْ عَلَى مَنْ قَبْلَكُمْ، فَتَنَافَسُوهَا كَمَا تَنَافَسُوهَا، وَتُهْلِكَكُمْ كَمَا أَهْلَكَتْهُمْ\".",
    "albanian": "Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri dhe Junusi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve ibn Zubejri, e këtij i ka rrëfyer Misver ibn Mahrame se Amër ibn Aufi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ishte aleat i fisit të Amir ibn Luejit, njëherazi kishte marrë pjesë në Bedër me Pejgamberin ﷺ, tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e dërgoi Ebu Ubejde ibn Xherrahun në Bahrejn për t'ua mbledhur xhizjen. I Dërguari i Allahut ﷺ pati lidhur marrëveshje paqeje me banorët e Bahrejnit, ndërsa Ala ibn Hadremiun e pati vendosur në krye të tyre. Kështu, Ebu Ubejde u kthye me pasuri nga Bahrejni. Kur ensarët dëgjuan për arritjen e tij, shkuan të falin namazin e sabahut me Pejgamberin ﷺ. Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ e fali namazin, ata i dolën përpara dhe, kur ai i pa kështu, buzëqeshi dhe tha: “Më duket se keni dëgjuar që Ebu Ubejde është kthyer me diçka?” Ata thanë. “Po, o i Dërguari i Allahut.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Përgëzohuni dhe shpresoni atë që ju bën të lumtur, sepse, betohem në Allahun se, për ju, nuk ia kam frikën varfërisë sikurse i kam frikën se do t'ju shtrohet dynjaja ashtu siç u ishte shtruar atyre që ishin para jush, e pastaj ju të garoni për të siç garuan ata dhe ajo t'ju shkatërrojë siç i shkatërroi ata.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4015.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4015.json"
  }
}