{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4019",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4019",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4019",
  "text": "Ebu Asimi transmeton nga Ibn Xhurejxhi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ata ibn Jezidi, e ky nga Ubejdullah ibn Adiu, e ky nga Mikdad ibn Esvedi. [t]: Is'haku më ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka treguar djali i vëllait të Ibn Shihabit, e ky nga xhaxhai i tij, e këtij i ka rrëfyer Ata ibn Jezid Lejthiu Xhundeiu, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Adij ibn Hijari se Mikdad ibn Amër Kindiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - i cili ishte aleat i fisit benu zuhre dhe kishte qenë pjesëmarrës në Bedër me të Dërguarin e Allahut ﷺ, - tregon se i ka thënë të Dërguarit të Allahut ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, sikur të takoj një jobesimtar e të luftoj me të, pastaj ai të më godasë njërën dorë me shpatë e të ma presë, e më pas të mbrohet nga unë pas një peme dhe të thotë: “U bëra musliman!”, a ta vras, o i Dërguari i Allahut, pasi ta thotë këtë?” - “Mos e vrit!” - tha i Dërguari i Allahut ﷺ. - O i Dërguari i Allahut, ai më preu njërën dorë! Ndërkaq, ato fjalë i tha pasi ma preu dorën! - përsëriti Mikdadi. - “Mos e vrit, se, nëse e vret, ai do ta zërë vendin tënd në të cilin ishe para se ta vrisje, kurse ti do të jesh në vendin ku ishte ai para se ta thoshte fjalën që tha”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4019",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Mikdad ibn Amër Kindiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو عَاصِمٍ، عَنِ ابْنِ جُرَيْجٍ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ عَطَاءِ بْنِ يَزِيدَ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عَدِيٍّ، عَنِ الْمِقْدَادِ بْنِ الأَسْوَدِ؛ [ح:] وَحَدَّثَنِي إِسْحَاقُ: حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ بْنِ سَعْدٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ أَخِي ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عَمِّهِ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَطَاءُ بْنُ يَزِيدَ اللَّيْثِيُّ: ثُمَّ الْجُنْدَعِيُّ أَنَّ عُبَيْدَ اللَّهِ بْنَ عَدِيِّ بْنِ الْخِيَارِ أَخْبَرَهُ: أَنَّ الْمِقْدَادَ بْنَ عَمْرٍو الْكِنْدِيَّ، - وَكَانَ حَلِيفًا لِبَنِي زُهْرَةَ، وَكَانَ مِمَّنْ شَهِدَ بَدْرًا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ - أَخْبَرَهُ أَنَّهُ قَالَ يا رَسُولَ اللَّهِ! أَرَأَيْتَ إِنْ لَقِيتُ رَجُلاً مِنَ الْكُفَّارِ فَاقْتَتَلْنَا، فَضَرَبَ إِحْدَى يَدَىَّ بِالسَّيْفِ فَقَطَعَهَا، ثُمَّ لاَذَ مِنِّي بِشَجَرَةٍ فَقَالَ: أَسْلَمْتُ لِلَّهِ. آأَقْتُلُهُ يَا رَسُولَ اللَّهِ، بَعْدَ أَنْ قَالَهَا؟ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"لاَ تَقْتُلْهُ\". فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّهُ قَطَعَ إِحْدَى يَدَىَّ، ثُمَّ قَالَ ذَلِكَ بَعْدَ مَا قَطَعَهَا. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"لاَ تَقْتُلْهُ، فَإِنْ قَتَلْتَهُ فَإِنَّهُ بِمَنْزِلَتِكَ قَبْلَ أَنْ تَقْتُلَهُ، وَإِنَّكَ بِمَنْزِلَتِهِ قَبْلَ أَنْ يَقُولَ كَلِمَتَهُ الَّتِي قَالَ\".",
    "albanian": "Ebu Asimi transmeton nga Ibn Xhurejxhi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ata ibn Jezidi, e ky nga Ubejdullah ibn Adiu, e ky nga Mikdad ibn Esvedi. [t]: Is'haku më ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka treguar djali i vëllait të Ibn Shihabit, e ky nga xhaxhai i tij, e këtij i ka rrëfyer Ata ibn Jezid Lejthiu Xhundeiu, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Adij ibn Hijari se Mikdad ibn Amër Kindiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - i cili ishte aleat i fisit benu zuhre dhe kishte qenë pjesëmarrës në Bedër me të Dërguarin e Allahut ﷺ, - tregon se i ka thënë të Dërguarit të Allahut ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, sikur të takoj një jobesimtar e të luftoj me të, pastaj ai të më godasë njërën dorë me shpatë e të ma presë, e më pas të mbrohet nga unë pas një peme dhe të thotë: “U bëra musliman!”, a ta vras, o i Dërguari i Allahut, pasi ta thotë këtë?” - “Mos e vrit!” - tha i Dërguari i Allahut ﷺ. - O i Dërguari i Allahut, ai më preu njërën dorë! Ndërkaq, ato fjalë i tha pasi ma preu dorën! - përsëriti Mikdadi. - “Mos e vrit, se, nëse e vret, ai do ta zërë vendin tënd në të cilin ishe para se ta vrisje, kurse ti do të jesh në vendin ku ishte ai para se ta thoshte fjalën që tha”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4019.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4019.json"
  }
}