Sahihu i Buhariut — Hadithi 4021

Betejat · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Musai na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi transmeton se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i kishte rrëfyer: “Pasi vdiq Pejgamberi ﷺ, i thashë Ebu Bekrit: “Eja të shkojmë te vëllezërit tanë ensarë.” Aty takuam dy burra të mirë, të cilët kishin marrë pjesë në Bedër. Urve ibn Zubejri ka thënë se ata dy kanë qenë Uvejm ibn Saide dhe Mean ibn Adiu.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَاحِدِ: حَدَّثَنَا مَعْمَرٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنِي ابْنُ عَبَّاسٍ، عَنْ عُمَرَ - رضى الله عنهم -: لَمَّا تُوُفِّيَ النَّبِيُّ ﷺ قُلْتُ لأَبِي بَكْرٍ: انْطَلِقْ بِنَا إِلَى إِخْوَانِنَا مِنَ الأَنْصَارِ. فَلَقِيَنَا مِنْهُمْ رَجُلاَنِ صَالِحَانِ شَهِدَا بَدْرًا. فَحَدَّثْتُ عُرْوَةَ بْنَ الزُّبَيْرِ فَقَالَ: هُمَا عُوَيْمُ بْنُ سَاعِدَةَ، وَمَعْنُ بْنُ عَدِيٍّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4021