{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4033",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4033",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4033",
  "text": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu se Malik ibn Evs ibn Hadethan Nasriu tregon: “Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) më thirri dhe, teksa po qëndroja aty, erdhi roja Jerfa dhe tha: “Othmani, Abdurrahmani, Zubejri dhe Sadi po kërkojnë leje. T'i lë të hyjnë?” Omeri tha: “Po, le të hyjnë.” Jerfa priti pak, pastaj tha: “(Erdhën) Aliu dhe Abasi.” T'i lë të hyjnë?” Omeri tha: “Po.” Pasi hynë, Abasi tha: “O prijës i besimtarëve, gjyko mes meje dhe këtij”, - sepse kishin mospajtime rreth plaçkës së fisit benu nadir, të cilën Allahu ia kishte dhënë Pejgamberit ﷺ nën pronësi. Në atë rast, Aliu dhe Abasi ishin grindur me fjalë. Ata që ishin të pranishëm (Othmani me shokët e tij) thanë: “O prijës i besimtarëve, gjyko mes tyre dhe rehatoji.” Omeri u tha: “Qetësohuni pak!” Po ju përbej në Allahun, me lejen e të Cilit janë ngritur Qielli dhe Toka, vallë, a nuk e dini se i Dërguari i Allahut ﷺ me fjalët: “Ne nuk trashëgohemi. Atë që lëmë, mbetet sadaka” e ka pasur për qëllim veten e tij?! Të pranishmit thanë: “Po, ashtu ka thënë.” Atëherë Omeri iu drejtua Abasit dhe Aliut: “Po ju përbej në Allahun, a nuk e dini edhe ju se i Dërguari i Allahut ﷺ e ka thënë këtë gjë?” Ata dy thanë: “Po.” Pastaj vazhdoi: “Unë po ju tregoj për këtë çështje: “Allahu e ka veçuar të Dërguarin e Vet ﷺ me një pjesë të kësaj plaçke, të cilën nuk ia ka dhënë askujt përveç tij”, - pastaj lexoi ajetin: “Çfarëdo që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të marrë) prej tyre, është prej mirësisë së Tij. Ju nuk hipët mbi kuaj e as mbi deve për ta fituar atë, por Allahu u jep pushtet të dërguarve të Vet mbi ata që Ai dëshiron. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.” (Hashr, 6) Pra, kjo plaçkë ka qenë vetëm e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Por, betohem në Allahun se ai asnjëherë nuk e ka kursyer nga ju e as e ka mbajtur vetëm për vete. Ju ka dhënë dhe e ka shpërndarë mes jush, saqë në fund mbeti vetëm kjo pasuri, të cilën i Dërguari i Allahut ﷺ e shpenzonte për të siguruar nevojat e familjes së vet për një vit, pastaj, pjesën që tepronte, e linte në shërbim të muslimanëve. I Dërguari i Allahut ﷺ kështu ka vepruar tërë jetën. Pasi Pejgamberi ﷺ vdiq, Ebu Bekri tha: “Unë jam pasuesi i të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Kështu, e mori atë pasuri dhe veproi me të ashtu siç ka vepruar me të i Dërguari i Allahut ﷺ. Omeri iu drejtua Aliut dhe Abasit, duke u thënë: “Ju atëherë e keni ditur se Ebu Bekri ka vepruar siç po thoni ju dy. Allahu e di mirë se ai ka qenë i sinqertë, bamirës e i matur me atë pasuri dhe pasues i së vërtetës.” Pastaj Allahu ia mori shpirtin Ebu Bekrit, ndërsa unë u bëra pasues i të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe i Ebu Bekrit, andaj e mora atë pasuri për dy vjet të hilafetit tim dhe punova me të ashtu siç ka punuar i Dërguari i Allahut ﷺ dhe Ebu Bekri.” Allahu e di se unë jam i sinqertë, bamirës dhe i matur me atë pasuri dhe pasues i së vërtetës. Pastaj, më erdhët ju të dy, ndërsa kërkesat dhe çështjet tuaja janë të njëjta. Ti, o Abas, erdhe e unë ju thashë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ne nuk trashëgohemi. Atë që lëmë, mbetet sadaka.” Kur m'u mbush mendja që t'jua jap juve, thashë: “Nëse dëshironi, po jua jap juve, por me kusht që të më premtoni në Allahun se do të punoni me të siç ka punuar i Dërguari i Allahut ﷺ, Ebu Bekri dhe siç kam punuar unë që kur jam bërë halif, ose mos e kërkoni fare.” Ju thatë: “Po, na jep neve.” Rrjedhimisht, jua dhashë. E si pra, po kërkoni gjykim tjetër prej meje? Betohem në Allahun, me lejen e të Cilit janë ngritur Qielli dhe Toka, se nuk do të gjykoj ndryshe, derisa të bëhet Kiameti. Nëse nuk arrini t'i bëni ballë kushtit (që keni pranuar), ma ktheni mua dhe unë e kryej këtë punë.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4033",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Omer ibn Hatabi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي مَالِكُ بْنُ أَوْسِ بْنِ الْحَدَثَانِ النَّصْرِيُّ: أَنَّ عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ - رضى الله عنه - دَعَاهُ إِذْ جَاءَهُ حَاجِبُهُ يَرْفَا فَقَالَ لَهُ: هَلْ لَكَ رَغْبَةٌ فِي دُخُولِ عُثْمَانَ، وَعَبْدِ الرَّحْمَنِ، وَالزُّبَيْرِ وَسَعْدٍ يَسْتَأْذِنُونَ؟ فَقَالَ: نَعَمْ، فَأَدْخِلْهُمْ. فَلَبِثَ قَلِيلاً، ثُمَّ جَاءَ فَقَالَ: هَلْ لَكَ رَغْبَةٌ فِي عَبَّاسٍ وَعَلِيٍّ يَسْتَأْذِنَانِ؟ قَالَ: نَعَمْ. فَلَمَّا دَخَلاَ وَسَلَّمَا قَالَ عَبَّاسٌ: يَا أَمِيرَ الْمُؤْمِنِينَ، اقْضِ بَيْنِي وَبَيْنَ هَذَا، وَهُمَا يَخْتَصِمَانِ فِي الَّذِي أَفَاءَ اللَّهُ عَلَى رَسُولِهِ ﷺ مِنْ مَالِ بَنِي النَّضِيرِ، فَاسْتَبَّ عَلِيٌّ وَعَبَّاسٌ، فَقَالَ الرَّهْطُ: يَا أَمِيرَ الْمُؤْمِنِينَ، اقْضِ بَيْنَهُمَا وَأَرِحْ أَحَدَهُمَا مِنَ الآخَرِ. فَقَالَ عُمَرُ: اتَّئِدُوا، أَنْشُدُكُمْ بِاللَّهِ الَّذِي بِإِذْنِهِ تَقُومُ السَّمَاءُ وَالأَرْضُ، هَلْ تَعْلَمُونَ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: \"لاَ نُورَثُ، مَا تَرَكْنَا صَدَقَةٌ\". يُرِيدُ بِذَلِكَ نَفْسَهُ؟ قَالُوا: قَدْ قَالَ ذَلِكَ. فَأَقْبَلَ عُمَرُ عَلَى عَبَّاسٍ وَعَلِيٍّ فَقَالَ: أَنْشُدُكُمَا بِاللَّهِ هَلْ تَعْلَمَانِ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَدْ قَالَ ذَلِكَ؟ قَالاَ: نَعَمْ. قَالَ: فَإِنِّي أُحَدِّثُكُمْ عَنْ هَذَا الأَمْرِ، إِنَّ اللَّهَ سُبْحَانَهُ كَانَ خَصَّ رَسُولَهُ ﷺ فِي هَذَا الْفَىْءِ بِشَىْءٍ لَمْ يُعْطِهِ أَحَدًا غَيْرَهُ فَقَالَ جَلَّ ذِكْرُهُ: ﴿وَمَا أَفَاءَ اللَّـهُ عَلَىٰ رَسُولِهِ مِنْهُمْ فَمَا أَوْجَفْتُمْ عَلَيْهِ مِنْ خَيْلٍ وَلَا رِكَابٍ وَلَـٰكِنَّ اللَّـهَ يُسَلِّطُ رُسُلَهُ عَلَىٰ مَن يَشَاءُ ۚ وَاللَّـهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ ﴾ [الحشر: ٦] فَكَانَتْ هَذِهِ خَالِصَةً لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ، ثُمَّ وَاللَّهِ مَا احْتَازَهَا دُونَكُمْ، وَلاَ اسْتَأْثَرَهَا عَلَيْكُمْ، لَقَدْ أَعْطَاكُمُوهَا وَقَسَمَهَا فِيكُمْ، حَتَّى بَقِيَ هَذَا الْمَالُ مِنْهَا، فَكَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يُنْفِقُ عَلَى أَهْلِهِ نَفَقَةَ سَنَتِهِمْ مِنْ هَذَا الْمَالِ، ثُمَّ يَأْخُذُ مَا بَقِيَ فَيَجْعَلُهُ مَجْعَلَ مَالِ اللَّهِ، فَعَمِلَ ذَلِكَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ حَيَاتَهُ، ثُمَّ تُوُفِّيَ النَّبِيُّ ﷺ فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ: فَأَنَا وَلِيُّ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ. فَقَبَضَهُ أَبُو بَكْرٍ، فَعَمِلَ فِيهِ بِمَا عَمِلَ بِهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَأَنْتُمْ حِينَئِذٍ. فَأَقْبَلَ عَلَى عَلِيٍّ وَعَبَّاسٍ وَقَالَ: تَذْكُرَانِ أَنَّ أَبَا بَكْرٍ عَمِلَ فِيهِ كَمَا تَقُولاَنِ، وَاللَّهُ يَعْلَمُ إِنَّهُ فِيهِ لَصَادِقٌ بَارٌّ رَاشِدٌ تَابِعٌ لِلْحَقِّ. ثُمَّ تَوَفَّى اللَّهُ أَبَا بَكْرٍ فَقُلْتُ: أَنَا وَلِيُّ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَأَبِي بَكْرٍ. فَقَبَضْتُهُ سَنَتَيْنِ مِنْ إِمَارَتِي أَعْمَلُ فِيهِ بِمَا عَمِلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَأَبُو بَكْرٍ. وَاللَّهُ يَعْلَمُ أَنِّي فِيهِ صَادِقٌ بَارٌّ رَاشِدٌ تَابِعٌ لِلْحَقِّ. ثُمَّ جِئْتُمَانِي كِلاَكُمَا وَكَلِمَتُكُمَا وَاحِدَةٌ وَأَمْرُكُمَا جَمِيعٌ، فَجِئْتَنِي - يَعْنِي عَبَّاسًا - فَقُلْتُ لَكُمَا: إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: \"لاَ نُورَثُ، مَا تَرَكْنَا صَدَقَةٌ\". فَلَمَّا بَدَا لِي أَنْ أَدْفَعَهُ إِلَيْكُمَا قُلْتُ: إِنْ شِئْتُمَا دَفَعْتُهُ إِلَيْكُمَا عَلَى أَنَّ عَلَيْكُمَا عَهْدَ اللَّهِ وَمِيثَاقَهُ لَتَعْمَلاَنِ فِيهِ بِمَا عَمِلَ فِيهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَأَبُو بَكْرٍ، وَمَا عَمِلْتُ فِيهِ مُذْ وَلِيتُ، وَإِلاَّ فَلاَ تُكَلِّمَانِي. فَقُلْتُمَا: ادْفَعْهُ إِلَيْنَا بِذَلِكَ. فَدَفَعْتُهُ إِلَيْكُمَا، أَفَتَلْتَمِسَانِ مِنِّي قَضَاءً غَيْرَ ذَلِكَ؟ فَوَاللَّهِ الَّذِي بِإِذْنِهِ تَقُومُ السَّمَاءُ وَالأَرْضُ لاَ أَقْضِي فِيهِ بِقَضَاءٍ غَيْرِ ذَلِكَ حَتَّى تَقُومَ السَّاعَةُ، فَإِنْ عَجَزْتُمَا عَنْهُ، فَادْفَعَا إِلَىَّ فَأَنَا أَكْفِيكُمَاهُ.",
    "albanian": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu se Malik ibn Evs ibn Hadethan Nasriu tregon: “Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) më thirri dhe, teksa po qëndroja aty, erdhi roja Jerfa dhe tha: “Othmani, Abdurrahmani, Zubejri dhe Sadi po kërkojnë leje. T'i lë të hyjnë?” Omeri tha: “Po, le të hyjnë.” Jerfa priti pak, pastaj tha: “(Erdhën) Aliu dhe Abasi.” T'i lë të hyjnë?” Omeri tha: “Po.” Pasi hynë, Abasi tha: “O prijës i besimtarëve, gjyko mes meje dhe këtij”, - sepse kishin mospajtime rreth plaçkës së fisit benu nadir, të cilën Allahu ia kishte dhënë Pejgamberit ﷺ nën pronësi. Në atë rast, Aliu dhe Abasi ishin grindur me fjalë. Ata që ishin të pranishëm (Othmani me shokët e tij) thanë: “O prijës i besimtarëve, gjyko mes tyre dhe rehatoji.” Omeri u tha: “Qetësohuni pak!” Po ju përbej në Allahun, me lejen e të Cilit janë ngritur Qielli dhe Toka, vallë, a nuk e dini se i Dërguari i Allahut ﷺ me fjalët: “Ne nuk trashëgohemi. Atë që lëmë, mbetet sadaka” e ka pasur për qëllim veten e tij?! Të pranishmit thanë: “Po, ashtu ka thënë.” Atëherë Omeri iu drejtua Abasit dhe Aliut: “Po ju përbej në Allahun, a nuk e dini edhe ju se i Dërguari i Allahut ﷺ e ka thënë këtë gjë?” Ata dy thanë: “Po.” Pastaj vazhdoi: “Unë po ju tregoj për këtë çështje: “Allahu e ka veçuar të Dërguarin e Vet ﷺ me një pjesë të kësaj plaçke, të cilën nuk ia ka dhënë askujt përveç tij”, - pastaj lexoi ajetin: “Çfarëdo që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të marrë) prej tyre, është prej mirësisë së Tij. Ju nuk hipët mbi kuaj e as mbi deve për ta fituar atë, por Allahu u jep pushtet të dërguarve të Vet mbi ata që Ai dëshiron. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.” (Hashr, 6) Pra, kjo plaçkë ka qenë vetëm e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Por, betohem në Allahun se ai asnjëherë nuk e ka kursyer nga ju e as e ka mbajtur vetëm për vete. Ju ka dhënë dhe e ka shpërndarë mes jush, saqë në fund mbeti vetëm kjo pasuri, të cilën i Dërguari i Allahut ﷺ e shpenzonte për të siguruar nevojat e familjes së vet për një vit, pastaj, pjesën që tepronte, e linte në shërbim të muslimanëve. I Dërguari i Allahut ﷺ kështu ka vepruar tërë jetën. Pasi Pejgamberi ﷺ vdiq, Ebu Bekri tha: “Unë jam pasuesi i të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Kështu, e mori atë pasuri dhe veproi me të ashtu siç ka vepruar me të i Dërguari i Allahut ﷺ. Omeri iu drejtua Aliut dhe Abasit, duke u thënë: “Ju atëherë e keni ditur se Ebu Bekri ka vepruar siç po thoni ju dy. Allahu e di mirë se ai ka qenë i sinqertë, bamirës e i matur me atë pasuri dhe pasues i së vërtetës.” Pastaj Allahu ia mori shpirtin Ebu Bekrit, ndërsa unë u bëra pasues i të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe i Ebu Bekrit, andaj e mora atë pasuri për dy vjet të hilafetit tim dhe punova me të ashtu siç ka punuar i Dërguari i Allahut ﷺ dhe Ebu Bekri.” Allahu e di se unë jam i sinqertë, bamirës dhe i matur me atë pasuri dhe pasues i së vërtetës. Pastaj, më erdhët ju të dy, ndërsa kërkesat dhe çështjet tuaja janë të njëjta. Ti, o Abas, erdhe e unë ju thashë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ne nuk trashëgohemi. Atë që lëmë, mbetet sadaka.” Kur m'u mbush mendja që t'jua jap juve, thashë: “Nëse dëshironi, po jua jap juve, por me kusht që të më premtoni në Allahun se do të punoni me të siç ka punuar i Dërguari i Allahut ﷺ, Ebu Bekri dhe siç kam punuar unë që kur jam bërë halif, ose mos e kërkoni fare.” Ju thatë: “Po, na jep neve.” Rrjedhimisht, jua dhashë. E si pra, po kërkoni gjykim tjetër prej meje? Betohem në Allahun, me lejen e të Cilit janë ngritur Qielli dhe Toka, se nuk do të gjykoj ndryshe, derisa të bëhet Kiameti. Nëse nuk arrini t'i bëni ballë kushtit (që keni pranuar), ma ktheni mua dhe unë e kryej këtë punë.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4033.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4033.json"
  }
}