Sahihu i Buhariut — Hadithi 4037

Betejat · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush merr hak për mua ndaj Kab ibn Eshrefit, sepse e ka ofenduar Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ?” Muhamed ibn Mesleme u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, a do që ta vras atë?” - “Po”, - i tha Pejgamberi ﷺ. - Më lejon të them gjëra kundër teje (për ta mashtruar atë)? - tha Muhamed ibn Mesleme. - “Thuaj”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. Kështu, shkoi tek ai dhe i tha: “Ky njeriu ynë po na kërkon sadaka, saqë na ka lodhur shumë, ndërsa unë kam ardhur te ti që të kërkoj borxh. - Kjo lodhje do t'ju shtohet edhe më shumë, - tha Kabi. - Ne e kemi pasuar atë, e nuk po kemi dëshirë ta lëmë, pa parë çfarë do të bëhet me të. A na huazon një ose dy evsukë (ushqim)? - tha Muhamed ibn Mesleme. - Po. Më lini peng diçka, - tha Kabi. - Çfarë dëshiron të të lëmë peng, - pyetën ata. - M'i lini peng gratë tuaja, - ua ktheu ai. - Si të t'i lëmë peng gratë tona, ndërkohë ti je më i bukuri në mesin e arabëve? - i thanë ata. - M'i lini peng djemtë tuaj, pra. - Si të t'i lëmë peng djemtë tanë? Njerëzit do t'i ofendojnë e do t'u thonë: “Qenka lënë peng për një a dy evsukë (ushqim)!” Kjo është turp për ne, prandaj do të t'i lëmë peng armët tona, - i thanë ata. Kështu, premtoi se do të vinte sërish, prandaj i shkoi natën së bashku me Ebu Nailen, vëllanë e Kabit prej qumështit. Kabi i thirri në kështjellë dhe zbriti tek ata. Gruaja e tij e pyeti: “Ku po shkon në këtë kohë?” - Është Muhamed ibn Mesleme dhe vëllai im Ebu Naile, - iu përgjigj Kabi. Në një transmetim qëndron se ajo ka thënë: “Po dëgjoj një zë, sikur po rrjedh gjak prej tij.” - Është vëllai im, Muhamed ibn Mesleme, dhe vëllai im prej qumështit, Ebu Naile. Po qe se njeriu bujar do të ftohej natën për luftë, do të përgjigjej, - tha Kabi. Në transmetimin e Amrit qëndron: “Me të (Muhamed ibn Meslemen) ishin dy persona.” Dikush i tha Sufjanit: “A i ka përmendur me emra Amri?” Tha: “Ka përmendur disa prej tyre.” Amri ka thënë: “Muhamedi erdhi bashkë me dy burra, ndërsa të tjerët pos Amrit kanë thënë: “Ata ishin: Ebu Abs ibn Xhebri, Harith ibn Evsi dhe Abad ibn Bishri.” Muhamed ibn Mesleme tha: “Kur Kabi të vijë, unë do t'ia kap flokët për t'i marrë erë, e, kur ta shihni se e kam kapur mirë për koke, goditeni atë. Në një transmetim tjetër thotë: “Jua mundësoj që ju t'u merrni erë flokëve të tij.” Kabi zbriti tek ata, i armatosur dhe i ndihej era e parfumit. Muhamed in Mesleme i tha: “Nuk kam ndier erë më të mirë se sot.” - Unë e kam gruan më të parfumuar dhe më të mirën e arabëve, - tha Kabi. - Më lejon t'i marr erë kokës sate? - pyeti Muhamed ibn Mesleme. - Po, - i tha Kabi. Atëherë ai i mori erë, e edhe shokët e tij i morën erë. Pastaj prapë i tha: “Më lejon?” - Po, - i tha Kabi. Pasi e kapi mirë, u tha atyre: “Goditeni!” Atëherë ata e vranë. Pastaj shkuan te Pejgamberi ﷺ dhe i treguan për këtë.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: قَالَ عَمْرٌو: سَمِعْتُ جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - يَقُولُ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَنْ لِكَعْبِ بْنِ الأَشْرَفِ؟ فَإِنَّهُ قَدْ آذَى اللَّهَ وَرَسُولَهُ". فَقَامَ مُحَمَّدُ بْنُ مَسْلَمَةَ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَتُحِبُّ أَنْ أَقْتُلَهُ؟ قَالَ: "نَعَمْ". قَالَ: فَأْذَنْ لِي أَنْ أَقُولَ شَيْئًا. قَالَ: "قُلْ". فَأَتَاهُ مُحَمَّدُ بْنُ مَسْلَمَةَ فَقَالَ: إِنَّ هَذَا الرَّجُلَ قَدْ سَأَلَنَا صَدَقَةً، وَإِنَّهُ قَدْ عَنَّانَا، وَإِنِّي قَدْ أَتَيْتُكَ أَسْتَسْلِفُكَ. قَالَ: وَأَيْضًا وَاللَّهِ لَتَمَلُّنَّهُ. قَالَ: إِنَّا قَدِ اتَّبَعْنَاهُ فَلاَ نُحِبُّ أَنْ نَدَعَهُ حَتَّى نَنْظُرَ إِلَى أَىِّ شَىْءٍ يَصِيرُ شَأْنُهُ، وَقَدْ أَرَدْنَا أَنْ تُسْلِفَنَا وَسْقًا، أَوْ وَسْقَيْنِ. - وَحَدَّثَنَا عَمْرٌو غَيْرَ مَرَّةٍ، فَلَمْ يَذْكُرْ: وَسْقًا أَوْ وَسْقَيْنِ أَوْ فَقُلْتُ لَهُ: فِيهِ وَسْقًا أَوْ وَسْقَيْنِ؟ فَقَالَ: أُرَى فِيهِ: وَسْقًا أَوْ وَسْقَيْنِ ـ. فَقَالَ: نَعَمِ ارْهَنُونِي. قَالُوا: أَىَّ شَىْءٍ تُرِيدُ؟ قَالَ: فَارْهَنُونِي نِسَاءَكُمْ. قَالُوا: كَيْفَ نَرْهَنُكَ نِسَاءَنَا وَأَنْتَ أَجْمَلُ الْعَرَبِ؟ قَالَ: فَارْهَنُونِي أَبْنَاءَكُمْ. قَالُوا: كَيْفَ نَرْهَنُكَ أَبْنَاءَنَا فَيُسَبُّ أَحَدُهُمْ، فَيُقَالُ: رُهِنَ بِوَسْقٍ أَوْ وَسْقَيْنِ. هَذَا عَارٌ عَلَيْنَا، وَلَكِنَّا نَرْهَنُكَ اللَّأْمَةَ. قَالَ سُفْيَانُ: يَعْنِي السِّلاَحَ. فَوَاعَدَهُ أَنْ يَأْتِيَهُ، فَجَاءَهُ لَيْلاً وَمَعَهُ أَبُو نَائِلَةَ وَهُوَ أَخُو كَعْبٍ مِنَ الرَّضَاعَةِ. فَدَعَاهُمْ إِلَى الْحِصْنِ، فَنَزَلَ إِلَيْهِمْ فَقَالَتْ لَهُ امْرَأَتُهُ: أَيْنَ تَخْرُجُ هَذِهِ السَّاعَةَ؟ فَقَالَ: إِنَّمَا هُوَ مُحَمَّدُ بْنُ مَسْلَمَةَ، وَأَخِي أَبُو نَائِلَةَ ـ. وَقَالَ غَيْرُ عَمْرٍو: قَالَتْ: أَسْمَعُ صَوْتًا كَأَنَّهُ يَقْطُرُ مِنْهُ الدَّمُ. قَالَ: إِنَّمَا هُوَ أَخِي مُحَمَّدُ بْنُ مَسْلَمَةَ وَرَضِيعِي أَبُو نَائِلَةَ - إِنَّ الْكَرِيمَ لَوْ دُعِيَ إِلَى طَعْنَةٍ بِلَيْلٍ لأَجَابَ. قَالَ وَيُدْخِلُ مُحَمَّدُ بْنُ مَسْلَمَةَ مَعَهُ رَجُلَيْنِ. قِيلَ لِسُفْيَانَ: سَمَّاهُمْ عَمْرٌو؟ قَالَ: سَمَّى بَعْضَهُمْ قَالَ عَمْرٌو: جَاءَ مَعَهُ بِرَجُلَيْنِ وَقَالَ غَيْرُ عَمْرٍو: أَبُو عَبْسِ بْنُ جَبْرٍ، وَالْحَارِثُ بْنُ أَوْسٍ وَعَبَّادُ بْنُ بِشْرٍ. قَالَ عَمْرٌو: وَجَاءَ مَعَهُ بِرَجُلَيْنِ فَقَالَ: إِذَا مَا جَاءَ فَإِنِّي قَائِلٌ بِشَعَرِهِ فَأَشَمُّهُ. فَإِذَا رَأَيْتُمُونِي اسْتَمْكَنْتُ مِنْ رَأْسِهِ فَدُونَكُمْ فَاضْرِبُوهُ. وَقَالَ مَرَّةً: ثُمَّ أُشِمُّكُمْ. فَنَزَلَ إِلَيْهِمْ مُتَوَشِّحًا وَهُوَ يَنْفَحُ مِنْهُ رِيحُ الطِّيبِ، فَقَالَ: مَا رَأَيْتُ كَالْيَوْمِ رِيحًا - أَىْ أَطْيَبَ ـ. وَقَالَ غَيْرُ عَمْرٍو: قَالَ عِنْدِي أَعْطَرُ نِسَاءِ الْعَرَبِ وَأَكْمَلُ الْعَرَبِ. قَالَ عَمْرٌو: فَقَالَ: أَتَأْذَنُ لِي أَنْ أَشَمَّ رَأْسَكَ؟ قَالَ: نَعَمْ. فَشَمَّهُ، ثُمَّ أَشَمَّ أَصْحَابَهُ ثُمَّ قَالَ: أَتَأْذَنُ لِي؟ قَالَ: نَعَمْ. فَلَمَّا اسْتَمْكَنَ مِنْهُ قَالَ: دُونَكُمْ. فَقَتَلُوهُ ثُمَّ أَتَوُا النَّبِيَّ ﷺ فَأَخْبَرُوهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4037