Sahihu i Buhariut — Hadithi 4039

Betejat · Transmetuesi: Bera ibn Azibi

Shqip

Jusuf ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Ubejdullah ibn Musai, e ky nga Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “ I Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi një grup ensarësh te hebreu Ebu Rafi dhe ua caktoi udhëheqës Abdullah ibn Atikun. Ebu Rafiu e ofendonte të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe i ndihmonte njerëzit kundër tij. Ai ishte në një kështjellë të tij në tokën e Hixhazit. Kur arritën afër tyre, dielli kishte perënduar, ndërsa njerëzit kishin shkuar të pushojnë. Abdullahu u tha shokëve të vet: “Rrini në vendet tuaja, sepse unë po shkoj fshehurazi nga roja e derës, mbase futem brenda.” Ai shkoi derisa u afrua te porta, pastaj u mbështoll me rrobën e tij, sikur po kryente nevojën, ndërkaq njerëzit ishin futur brenda. Atëherë roja e thirri: “O rob i Allahut, nëse do të hysh, futu, sepse do ta mbyll portën.” Abdullahu tregon: “Unë hyra dhe u fsheha e, pasi hynë të gjithë njerëzit, porta u mbyll. Pastaj roja i vari çelësat në një gozhdë. Shkova te çelësat, i mora dhe e hapa portën. Njerëzit rrinin natën në dhomën e tij për të biseduar. Teksa po qëndronte në një dhomë të veten dhe, kur njerëzit u larguan, unë u ngjita lart. Sa herë që hapja një derë, e mbyllja nga brenda. Thosha me vete: “Edhe nëse njerëzit më hetojnë, nuk mund të më arrijnë derisa ta vras atë.” Kur hyra brenda, e gjeta në një dhomë të errët me bashkëshortet e tij. Nuk dija në cilën anë të dhomës ishte, andaj thirra: “O Ebu Rafi!” - Kush është, - më pyeti. Atëherë ia mësyva nga vinte zëri dhe u mundova ta godas me shpatë, por isha i hutuar, andaj nuk arrita t'i bëj asgjë. Si rrjedhojë, ai bërtiti, kurse unë dola prej dhomës. Qëndrova afër, pastaj prapë hyra tek ai dhe i thashë: - Ç'është kjo britmë, o Ebu Rafi? - Mjerë nëna jote! Një njeri në shtëpi më goditi me shpatë, pak më parë. Atëherë prapë e godita me një goditje të fuqishme, por nuk e vrava. Pastaj e vendosa majën e shpatës në barkun e tij, saqë i doli nga shpina, atëherë kuptova se e vrava. Fillova t'i hap dyert një nga një, derisa arrita te shkallët dhe, duke menduar se kisha arritur në tokë, e vura këmbën dhe u rrëzova. Ishte një natë me hënë. E theva këmbën, porse e lidha me çallmë, pastaj shkova te porta dhe u ula e thashë me vete: “Nuk do të dal, pa e kuptuar nëse e kam vrarë apo jo.” Pasi gjeli këndoi, lajmëtari u ngrit mbi mur dhe thirri: “Po lajmëroj vdekjen e Ebu Rafiut, tregtarit të Hixhazit!” Atëherë shkova te shokët e mi dhe u thashë: “Të ikim shpejt, se Allahu e ka vrarë Ebu Rafiun.” Kur shkova te Pejgamberi ﷺ, i tregova, e ai më tha: “Shtrije këmbën.” Unë e shtriva dhe ai ma fërkoi, gjë me të cilën ajo u shërua sikur të mos kisha asgjë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا يُوسُفُ بْنُ مُوسَى: حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ مُوسَى، عَنْ إِسْرَائِيلَ، عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ، عَنِ الْبَرَاءِ قَالَ: بَعَثَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِلَى أَبِي رَافِعٍ الْيَهُودِيِّ رِجَالاً مِنَ الأَنْصَارِ، فَأَمَّرَ عَلَيْهِمْ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عَتِيكٍ، وَكَانَ أَبُو رَافِعٍ يُؤْذِي رَسُولَ اللَّهِ ﷺ وَيُعِينُ عَلَيْهِ، وَكَانَ فِي حِصْنٍ لَهُ بِأَرْضِ الْحِجَازِ، فَلَمَّا دَنَوْا مِنْهُ، وَقَدْ غَرَبَتِ الشَّمْسُ، وَرَاحَ النَّاسُ بِسَرْحِهِمْ فَقَالَ عَبْدُ اللَّهِ لِأَصْحَابِهِ: اجْلِسُوا مَكَانَكُمْ، فَإِنِّي مُنْطَلِقٌ، وَمُتَلَطِّفٌ لِلْبَوَّابِ، لَعَلِّي أَنْ أَدْخُلَ. فَأَقْبَلَ حَتَّى دَنَا مِنَ الْبَابِ ثُمَّ تَقَنَّعَ بِثَوْبِهِ كَأَنَّهُ يَقْضِي حَاجَةً، وَقَدْ دَخَلَ النَّاسُ، فَهَتَفَ بِهِ الْبَوَّابُ: يَا عَبْدَ اللَّهِ إِنْ كُنْتَ تُرِيدُ أَنْ تَدْخُلَ فَادْخُلْ، فَإِنِّي أُرِيدُ أَنْ أُغْلِقَ الْبَابَ. فَدَخَلْتُ فَكَمَنْتُ، فَلَمَّا دَخَلَ النَّاسُ أَغْلَقَ الْبَابَ، ثُمَّ عَلَّقَ الأَغَالِيقَ عَلَى وَتَدٍ قَالَ: فَقُمْتُ إِلَى الأَقَالِيدِ، فَأَخَذْتُهَا فَفَتَحْتُ الْبَابَ، وَكَانَ أَبُو رَافِعٍ يُسْمَرُ عِنْدَهُ، وَكَانَ فِي عَلاَلِيَّ لَهُ، فَلَمَّا ذَهَبَ عَنْهُ أَهْلُ سَمَرِهِ صَعِدْتُ إِلَيْهِ، فَجَعَلْتُ كُلَّمَا فَتَحْتُ بَابًا أَغْلَقْتُ عَلَىَّ مِنْ دَاخِلٍ، قُلْتُ: إِنِ الْقَوْمُ نَذِرُوا بِي لَمْ يَخْلُصُوا إِلَىَّ حَتَّى أَقْتُلَهُ. فَانْتَهَيْتُ إِلَيْهِ، فَإِذَا هُوَ فِي بَيْتٍ مُظْلِمٍ وَسْطَ عِيَالِهِ، لاَ أَدْرِي أَيْنَ هُوَ مِنَ الْبَيْتِ فَقُلْتُ: يَا أَبَا رَافِعٍ. قَالَ: مَنْ هَذَا؟ فَأَهْوَيْتُ نَحْوَ الصَّوْتِ، فَأَضْرِبُهُ ضَرْبَةً بِالسَّيْفِ، وَأَنَا دَهِشٌ فَمَا أَغْنَيْتُ شَيْئًا، وَصَاحَ فَخَرَجْتُ مِنَ الْبَيْتِ، فَأَمْكُثُ غَيْرَ بَعِيدٍ ثُمَّ دَخَلْتُ إِلَيْهِ. فَقُلْتُ: مَا هَذَا الصَّوْتُ يَا أَبَا رَافِعٍ! فَقَالَ: لِأُمِّكَ الْوَيْلُ، إِنَّ رَجُلاً فِي الْبَيْتِ ضَرَبَنِي قَبْلُ بِالسَّيْفِ قَالَ: فَأَضْرِبُهُ ضَرْبَةً أَثْخَنَتْهُ وَلَمْ أَقْتُلْهُ، ثُمَّ وَضَعْتُ ظُبَةَ السَّيْفِ فِي بَطْنِهِ حَتَّى أَخَذَ فِي ظَهْرِهِ، فَعَرَفْتُ أَنِّي قَتَلْتُهُ، فَجَعَلْتُ أَفْتَحُ الأَبْوَابَ بَابًا بَابًا حَتَّى انْتَهَيْتُ إِلَى دَرَجَةٍ لَهُ، فَوَضَعْتُ رِجْلِي وَأَنَا أُرَى أَنِّي قَدِ انْتَهَيْتُ إِلَى الأَرْضِ فَوَقَعْتُ فِي لَيْلَةٍ مُقْمِرَةٍ، فَانْكَسَرَتْ سَاقِي، فَعَصَبْتُهَا بِعِمَامَةٍ، ثُمَّ انْطَلَقْتُ حَتَّى جَلَسْتُ عَلَى الْبَابِ فَقُلْتُ: لاَ أَخْرُجُ اللَّيْلَةَ حَتَّى أَعْلَمَ أَقَتَلْتُهُ؟ فَلَمَّا صَاحَ الدِّيكُ قَامَ النَّاعِي عَلَى السُّورِ فَقَالَ: أَنْعَى أَبَا رَافِعٍ تَاجِرَ أَهْلِ الْحِجَازِ. فَانْطَلَقْتُ إِلَى أَصْحَابِي فَقُلْتُ النَّجَاءَ: فَقَدْ قَتَلَ اللَّهُ أَبَا رَافِعٍ. فَانْتَهَيْتُ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَحَدَّثْتُهُ فَقَالَ لِي: "ابْسُطْ رِجْلَكَ". فَبَسَطْتُ رِجْلِي، فَمَسَحَهَا، فَكَأَنَّهَا لَمْ أَشْتَكِهَا قَطُّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4039