Sahihu i Buhariut — Hadithi 4040

Betejat · Transmetuesi: Bera ibn Azibi

Shqip

Ahmed ibn Othmani na ka thënë: Na ka treguar Shurejh ibn Mesleme, e këtij i ka treguar Ibrahim ibn Jusufi, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “ I Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi Abdullah ibn Atikun dhe Abdullah ibn Utben me disa të tjerë tek Ebu Rafiu. Ata shkuan dhe, kur iu afruan kështjellës, Abdullah ibn Atiku u tha atyre: “Rrini këtu, të shkoj të shoh.” Abdullahu rrëfen: “Unë shkova tinëzisht për të hyrë në kështjellë, por ata dolën me një dritë për të kërkuar një gomar të humbur dhe, nga frika se mos më njohin, e mbulova kokën dhe u ula sikur po kryeja nevojën.” Roja i portës thirri: “Kush do të hyjë, le të hyjë, para se ta mbyll portën!” Unë hyra brenda dhe u fsheha në torishtën e gomarit, te porta e kështjellës. Njerëzit hëngrën darkë tek Ebu Rafiu dhe biseduan, derisa kaloi një pjesë e natës. Pastaj u kthyen nëpër shtëpitë e tyre. Kur u ndalën zërat dhe nuk dëgjoja asnjë lëvizje, dola. E pata parë rojën e derës t'i vendosë çelësat e portës në një vrimë në mur, andaj i mora dhe e hapa portën e kështjellës. Thashë me vete: “Nëse më hetojnë njerëzit, do të largohem ngadalë.” Ua mësyva dyerve të shtëpive të tyre dhe i mbyllja nga jashtë. U ngjita shkallëve tek Ebu Rafiu, por shtëpia ishte e errët, sepse kandilat ishin fikur. Nuk dija ku ndodhej ai, prandaj thirra: “O Ebu Rafi!” Ai tha: “Kush është?” Atëherë shkova në drejtim të zërit të tij dhe e godita. Ai bërtiti, edhe pse nuk arrita t'i bëj asgjë. Pastaj sërish u ktheva sikur vajta për t'i ndihmuar dhe i thashë: “Çfarë ke, o Ebu Rafi?”, ndërkohë e kisha ndryshuar zërin. Ai tha: “Çfarë ke?! Mjerë nëna jote!” Një njeri erdhi dhe më goditi me shpatë. Unë prapë ia mësyva dhe e godita edhe një herë, mirëpo nuk i bëra asgjë. Ai bërtiti dhe familja e tij u zgjuan. Pastaj prapë i shkova dhe e ndryshova zërin, sikur po i ndihmoja, kur ja, ai ishte shtrirë në shpinë. Atëherë ia vendosa shpatën në bark, u mbështeta në të derisa e dëgjova zërin e eshtrave. Pastaj dola i hutuar, derisa arrita te shkallët. Doja të zbrisja, por rashë prej tyre dhe e përdrodha këmbën, prandaj u detyrova ta lidh. Shkova te shokët e mi duke çaluar dhe u thashë: “Shkoni dhe përgëzojeni të Dërguarin e Allahut ﷺ, ndërsa unë do të pres këtu derisa ta dëgjoj lajmëtarin (për vdekjen e tij).” Kur zbardhi mëngjesi, lajmëtari u ngrit dhe tha: “Po lajmëroj vdekjen e Ebu Rafiut!” Unë u ngrita dhe eca pa pasur dhimbje, saqë i arrita shokët e mi para se të shkonin te Pejgamberi ﷺ dhe e përgëzova për këtë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ عُثْمَانَ: حَدَّثَنَا شُرَيْحٌ - هُوَ ابْنُ مَسْلَمَةَ -: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ يُوسُفَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ قَالَ: سَمِعْتُ الْبَرَاءَ - رضى الله عنه - قَالَ: بَعَثَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِلَى أَبِي رَافِعٍ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عَتِيكٍ وَعَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُتْبَةَ فِي نَاسٍ مَعَهُمْ، فَانْطَلَقُوا حَتَّى دَنَوْا مِنَ الْحِصْنِ، فَقَالَ لَهُمْ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عَتِيكٍ: امْكُثُوا أَنْتُمْ حَتَّى أَنْطَلِقَ أَنَا فَأَنْظُرَ. قَالَ: فَتَلَطَّفْتُ أَنْ أَدْخُلَ الْحِصْنَ، فَفَقَدُوا حِمَارًا لَهُمْ قَالَ: فَخَرَجُوا بِقَبَسٍ يَطْلُبُونَهُ قَالَ: فَخَشِيتُ أَنْ أُعْرَفَ، فَغَطَّيْتُ رَأْسِي كَأَنِّي أَقْضِي حَاجَةً، ثُمَّ نَادَى صَاحِبُ الْبَابِ: مَنْ أَرَادَ أَنْ يَدْخُلَ فَلْيَدْخُلْ قَبْلَ أَنْ أُغْلِقَهُ. فَدَخَلْتُ ثُمَّ اخْتَبَأْتُ فِي مَرْبِطِ حِمَارٍ عِنْدَ باب الْحِصْنِ، فَتَعَشَّوْا عِنْدَ أَبِي رَافِعٍ وَتَحَدَّثُوا حَتَّى ذَهَبَتْ سَاعَةٌ مِنَ اللَّيْلِ، ثُمَّ رَجَعُوا إِلَى بُيُوتِهِمْ، فَلَمَّا هَدَأَتِ الأَصْوَاتُ وَلاَ أَسْمَعُ حَرَكَةً خَرَجْتُ قَالَ: وَرَأَيْتُ صَاحِبَ الْبَابِ حَيْثُ وَضَعَ مِفْتَاحَ الْحِصْنِ، فِي كَوَّةٍ فَأَخَذْتُهُ فَفَتَحْتُ بِهِ باب الْحِصْنِ. قَالَ: قُلْتُ: إِنْ نَذِرَ بِي الْقَوْمُ انْطَلَقْتُ عَلَى مَهَلٍ، ثُمَّ عَمَدْتُ إِلَى أَبْوَابِ بُيُوتِهِمْ، فَغَلَّقْتُهَا عَلَيْهِمْ مِنْ ظَاهِرٍ، ثُمَّ صَعِدْتُ إِلَى أَبِي رَافِعٍ فِي سُلَّمٍ، فَإِذَا الْبَيْتُ مُظْلِمٌ قَدْ طَفِئَ سِرَاجُهُ، فَلَمْ أَدْرِ أَيْنَ الرَّجُلُ؟ فَقُلْتُ: يَا أَبَا رَافِعٍ. قَالَ: مَنْ هَذَا؟ قَالَ: فَعَمَدْتُ نَحْوَ الصَّوْتِ فَأَضْرِبُهُ، وَصَاحَ فَلَمْ تُغْنِ شَيْئًا قَالَ: ثُمَّ جِئْتُ كَأَنِّي أُغِيثُهُ فَقُلْتُ: مَا لَكَ يَا أَبَا رَافِعٍ؟ وَغَيَّرْتُ صَوْتِي. فَقَالَ: أَلاَ أُعْجِبُكَ؟ لأُمِّكَ الْوَيْلُ، دَخَلَ عَلَىَّ رَجُلٌ فَضَرَبَنِي بِالسَّيْفِ. قَالَ: فَعَمَدْتُ لَهُ أَيْضًا فَأَضْرِبُهُ أُخْرَى فَلَمْ تُغْنِ شَيْئًا، فَصَاحَ وَقَامَ أَهْلُهُ قَالَ: ثُمَّ جِئْتُ وَغَيَّرْتُ صَوْتِي كَهَيْئَةِ الْمُغِيثِ، فَإِذَا هُوَ مُسْتَلْقٍ عَلَى ظَهْرِهِ، فَأَضَعُ السَّيْفَ فِي بَطْنِهِ ثُمَّ أَنْكَفِئُ عَلَيْهِ حَتَّى سَمِعْتُ صَوْتَ الْعَظْمِ، ثُمَّ خَرَجْتُ دَهِشًا حَتَّى أَتَيْتُ السُّلَّمَ أُرِيدُ أَنْ أَنْزِلَ، فَأَسْقُطُ مِنْهُ فَانْخَلَعَتْ رِجْلِي فَعَصَبْتُهَا، ثُمَّ أَتَيْتُ أَصْحَابِي أَحْجُلُ فَقُلْتُ لَهُمْ: انْطَلِقُوا فَبَشِّرُوا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَإِنِّي لاَ أَبْرَحُ حَتَّى أَسْمَعَ النَّاعِيَةَ. فَلَمَّا كَانَ فِي وَجْهِ الصُّبْحِ صَعِدَ النَّاعِيَةُ فَقَالَ: أَنْعَى أَبَا رَافِعٍ. قَالَ: فَقُمْتُ أَمْشِي مَا بِي قَلَبَةٌ، فَأَدْرَكْتُ أَصْحَابِي قَبْلَ أَنْ يَأْتُوا النَّبِيَّ ﷺ فَبَشَّرْتُهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4040