{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4043",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4043",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4043",
  "text": "Ubejdullah ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “(Ditën e Uhudit) u ndeshëm me idhujtarët, ndërkaq Pejgamberi ﷺ ua përcaktoi vendet një grupi shigjetarësh, ndërsa Abdullahun e bëri komandant të tyre, pastaj u tha: “Mos lëvizni nga vendet tuaja! Nëse na shihni të triumfojmë, asnjë të mos lëvizë nga ky vend. E, nëse i shihni se po triumfojnë ndaj nesh, mos na ndihmoni.” Kur u ndeshëm, armiqtë ikën, saqë edhe gratë i pashë të ngjiteshin në kodër, të cilave u dukeshin edhe hallkat e këmbëve nga përvjelja e rrobave. Ata (që ishin nën komandën e Abdullah ibn Xhubejrit) thirrën: “Plaçka e luftës! Plaçka e luftës!” Abdullahu u tha: “Pejgamberi ﷺ më mori besën që unë të mos lëviz! Por, ata e shpërfillën fjalën e tij. Rrjedhimisht, u hutuan e më pas u vranë shtatëdhjetë burra. Atëherë, Ebu Sufjani u ngrit dhe tha: \"A është Muhamedi në mesin tuaj?” Por, Pejgamberi ﷺ u tha: “Mos iu përgjigjni!” Sërish thirri: “A është Ibn Ebu Kuhafe në mesin tuaj?” Por, Pejgamberi ﷺ u tha: “Mos iu përgjigjni!” \"A është Ibn Hatabi në mesin tuaj?” Dhe vazhdoi: “Ata qenkan vrarë, sepse, sikur të ishin gjallë, do të përgjigjeshin.” Por, Omeri nuk mundi ta mbajë veten, andaj tha: “Për Allahun, po gënjen, o armik i Allahut! Allahu i ka lënë në jetë ata që të të nënçmojnë.” Ebu Sufjani tha: - I lartë qoftë Hubeli (idhulli)! - “Përgjigjjuni atij!” - tha Pejgamberi ﷺ. - Çfarë të themi? - pyetën muslimanët. - “Thoni: “Allahu është më i Larti dhe më Hyjnori!” - tha Pejgamberi ﷺ. Ebu Sufjani tha: “Ne e kemi Uzanë, kurse ju nuk keni Uza.” - “Përgjigjjuni atij?” - Çfarë të themi? - pyetën muslimanët. - “Thoni: “Allahu është Mbrojtësi ynë, kurse ju nuk keni Mbrojtës!” Ebu Sufjani ia ktheu: “Kjo ditë është në këmbim të ditës së Bedrit, ndërsa lufta është e ndërsjellë. Në mesin e të vrarëve do të gjeni të masakruar, për të cilët unë nuk kam urdhëruar të masakrohen, por, njëherazi, nuk ndihem keq për këtë.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4043",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Bera ibn Azibi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ مُوسَى، عَنْ إِسْرَائِيلَ، عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ، عَنِ الْبَرَاءِ - رضى الله عنه - قَالَ: لَقِينَا الْمُشْرِكِينَ يَوْمَئِذٍ، وَأَجْلَسَ النَّبِيُّ ﷺ جَيْشًا مِنَ الرُّمَاةِ، وَأَمَّرَ عَلَيْهِمْ عَبْدَ اللَّهِ وَقَالَ: \"لاَ تَبْرَحُوا، إِنْ رَأَيْتُمُونَا ظَهَرْنَا عَلَيْهِمْ فَلاَ تَبْرَحُوا وَإِنْ رَأَيْتُمُوهُمْ ظَهَرُوا عَلَيْنَا فَلاَ تُعِينُونَا\". فَلَمَّا لَقِينَا هَرَبُوا حَتَّى رَأَيْتُ النِّسَاءَ يَشْتَدِدْنَ فِي الْجَبَلِ، رَفَعْنَ عَنْ سُوقِهِنَّ قَدْ بَدَتْ خَلاَخِلُهُنَّ، فَأَخَذُوا يَقُولُونَ: الْغَنِيمَةَ الْغَنِيمَةَ. فَقَالَ عَبْدُ اللَّهِ: عَهِدَ إِلَىَّ النَّبِيُّ ﷺ أَنْ لاَ تَبْرَحُوا. فَأَبَوْا، فَلَمَّا أَبَوْا صُرِفَ وُجُوهُهُمْ، فَأُصِيبَ سَبْعُونَ قَتِيلاً. وَأَشْرَفَ أَبُو سُفْيَانَ فَقَالَ: أَفِي الْقَوْمِ مُحَمَّدٌ؟ فَقَالَ: \"لاَ تُجِيبُوهُ\". فَقَالَ: أَفِي الْقَوْمِ ابْنُ أَبِي قُحَافَةَ؟ قَالَ: \"لاَ تُجِيبُوهُ\". فَقَالَ: أَفِي الْقَوْمِ ابْنُ الْخَطَّابِ؟ فَقَالَ: إِنَّ هَؤُلاَءِ قُتِلُوا، فَلَوْ كَانُوا أَحْيَاءً لأَجَابُوا. فَلَمْ يَمْلِكْ عُمَرُ نَفْسَهُ فَقَالَ لَهُ: كَذَبْتَ يَا عَدُوَّ اللَّهِ، أَبْقَى اللَّهُ عَلَيْكَ مَا يُخْزِيكَ. قَالَ أَبُو سُفْيَانَ: أُعْلُ هُبَلْ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"أَجِيبُوهُ\". قَالُوا: مَا نَقُولُ؟ قَالَ: \"قُولُوا: اللَّهُ أَعْلَى وَأَجَلُّ\". قَالَ أَبُو سُفْيَانَ: لَنَا الْعُزَّى وَلاَ عُزَّى لَكُمْ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"أَجِيبُوهُ\". قَالُوا: مَا نَقُولُ؟ قَالَ: \"قُولُوا: اللَّهُ مَوْلاَنَا وَلاَ مَوْلَى لَكُمْ\". قَالَ أَبُو سُفْيَانَ: يَوْمٌ بِيَوْمِ بَدْرٍ، وَالْحَرْبُ سِجَالٌ، وَتَجِدُونَ مُثْلَةً لَمْ آمُرْ بِهَا وَلَمْ تَسُؤْنِي.",
    "albanian": "Ubejdullah ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “(Ditën e Uhudit) u ndeshëm me idhujtarët, ndërkaq Pejgamberi ﷺ ua përcaktoi vendet një grupi shigjetarësh, ndërsa Abdullahun e bëri komandant të tyre, pastaj u tha: “Mos lëvizni nga vendet tuaja! Nëse na shihni të triumfojmë, asnjë të mos lëvizë nga ky vend. E, nëse i shihni se po triumfojnë ndaj nesh, mos na ndihmoni.” Kur u ndeshëm, armiqtë ikën, saqë edhe gratë i pashë të ngjiteshin në kodër, të cilave u dukeshin edhe hallkat e këmbëve nga përvjelja e rrobave. Ata (që ishin nën komandën e Abdullah ibn Xhubejrit) thirrën: “Plaçka e luftës! Plaçka e luftës!” Abdullahu u tha: “Pejgamberi ﷺ më mori besën që unë të mos lëviz! Por, ata e shpërfillën fjalën e tij. Rrjedhimisht, u hutuan e më pas u vranë shtatëdhjetë burra. Atëherë, Ebu Sufjani u ngrit dhe tha: \"A është Muhamedi në mesin tuaj?” Por, Pejgamberi ﷺ u tha: “Mos iu përgjigjni!” Sërish thirri: “A është Ibn Ebu Kuhafe në mesin tuaj?” Por, Pejgamberi ﷺ u tha: “Mos iu përgjigjni!” \"A është Ibn Hatabi në mesin tuaj?” Dhe vazhdoi: “Ata qenkan vrarë, sepse, sikur të ishin gjallë, do të përgjigjeshin.” Por, Omeri nuk mundi ta mbajë veten, andaj tha: “Për Allahun, po gënjen, o armik i Allahut! Allahu i ka lënë në jetë ata që të të nënçmojnë.” Ebu Sufjani tha: - I lartë qoftë Hubeli (idhulli)! - “Përgjigjjuni atij!” - tha Pejgamberi ﷺ. - Çfarë të themi? - pyetën muslimanët. - “Thoni: “Allahu është më i Larti dhe më Hyjnori!” - tha Pejgamberi ﷺ. Ebu Sufjani tha: “Ne e kemi Uzanë, kurse ju nuk keni Uza.” - “Përgjigjjuni atij?” - Çfarë të themi? - pyetën muslimanët. - “Thoni: “Allahu është Mbrojtësi ynë, kurse ju nuk keni Mbrojtës!” Ebu Sufjani ia ktheu: “Kjo ditë është në këmbim të ditës së Bedrit, ndërsa lufta është e ndërsjellë. Në mesin e të vrarëve do të gjeni të masakruar, për të cilët unë nuk kam urdhëruar të masakrohen, por, njëherazi, nuk ndihem keq për këtë.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4043.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4043.json"
  }
}