Sahihu i Buhariut — Hadithi 4045

Betejat · Transmetuesi: Abdurrahman ibn Aufi

Shqip

Abdani na ka thënë: Na ka treguar Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Sad ibn Ibrahimi se Ibrahimi tregon se Abdurrahman ibn Aufit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i sollën ushqim (iftarin), - duke qenë agjërueshëm, - e në atë rast tha: “Kur është vrarë Musab ibn Umejri, i cili ka qenë më i mirë se unë, është qefinosur me një gunë të hollë. Kur i mbulohej koka, i zbuloheshin këmbët, e, kur i mbuloheshin këmbët, i zbulohej koka. - Më duket se ka thënë: - “Madje, edhe Hamzai është vrarë, që, gjithashtu, ka qenë më i mirë se unë. Pastaj na u shtrua dynjaja me bollëk.” - Ose ka thënë: “Mirësitë na u dhanë me bollëk në dynja.” - Kam frikë se na janë përshpejtuar mirësitë. Pastaj qau dhe e la ushqimin.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدَانُ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا شُعْبَةُ، عَنْ سَعْدِ بْنِ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ أَبِيهِ إِبْرَاهِيمَ أَنَّ عَبْدَ الرَّحْمَنِ بْنَ عَوْفٍ، أُتِيَ بِطَعَامٍ، - وَكَانَ صَائِمًا - فَقَالَ: قُتِلَ مُصْعَبُ بْنُ عُمَيْرٍ، وَهُوَ خَيْرٌ مِنِّي، كُفِّنَ فِي بُرْدَةٍ، إِنْ غُطِّيَ رَأْسُهُ بَدَتْ رِجْلاَهُ، وَإِنْ غُطِّيَ رِجْلاَهُ بَدَا رَأْسُهُ - وَأُرَاهُ قَالَ -: وَقُتِلَ حَمْزَةُ وَهُوَ خَيْرٌ مِنِّي، ثُمَّ بُسِطَ لَنَا مِنَ الدُّنْيَا مَا بُسِطَ، - أَوْ قَالَ: أُعْطِينَا مِنَ الدُّنْيَا مَا أُعْطِينَا -، وَقَدْ خَشِينَا أَنْ تَكُونَ حَسَنَاتُنَا عُجِّلَتْ لَنَا. ثُمَّ جَعَلَ يَبْكِي حَتَّى تَرَكَ الطَّعَامَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4045