Sahihu i Buhariut — Hadithi 4053

Betejat · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Ahmed ibn Ebu Surejxhi më ka thënë: Na ka rrëfyer Ubejdullah ibn Musai, e këtij i ka treguar Shejbani, e ky nga Firasi, e ky nga Shabiu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, ditën e Uhudit, i ati i kishte rënë shehid dhe i kishte lënë një borxh dhe gjashtë bija. Ai rrëfen: “Kur erdhi koha e vjeljes së hurmave, shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i thashë: “Ti e di se babai im ka rënë shehid ditën e Uhudit dhe ka lënë mbrapa shumë borxhe. Andaj, kam dëshirë që t'i takosh borxhlinjtë.” Pejgamberi ﷺ tha: “Shko dhe ndaji hurmat, nga një grup për secilin varietet.” Ashtu veprova dhe e thirra. Kur borxhlinjtë e panë, u pezmatuan dhe e shtuan presionin e tyre ndaj meje. Me të parë këtë veprim të tyre, Pejgamberi ﷺ u soll tri herë rreth grumbullit më të madh të hurmave dhe u ul pranë tij e më tha: “Thirri borxhlinjtë e tu!” Pejgamberi ﷺ ua ndante secilit atë që i takonte derisa Allahu deshi që borxhi i babait tim të kryhet i tëri. Ndërkaq, unë isha i kënaqur që Allahu të më mundësonte kthimin e borxhit të babait tim, edhe nëse nuk do të më mbeste asnjë hurmë për t'ua dërguar motrave të mia. Por, për Allahun, të gjithë grumbujt e hurmave shpëtuan, madje, kur e shikoja grumbullin, afër të cilit ishte ulur Pejgamberi ﷺ, dukej sikur nuk i mungonte asnjë hurmë.

Arabisht

حَدَّثَنِي أَحْمَدُ بْنُ أَبِي سُرَيْجٍ: أَخْبَرَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ مُوسَى: حَدَّثَنَا شَيْبَانُ، عَنْ فِرَاسٍ، عَنِ الشَّعْبِيِّ، قَالَ: حَدَّثَنِي جَابِرُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما -: أَنَّ أَبَاهُ اسْتُشْهِدَ يَوْمَ أُحُدٍ وَتَرَكَ عَلَيْهِ دَيْنًا، وَتَرَكَ سِتَّ بَنَاتٍ، فَلَمَّا حَضَرَ جِذَاذُ النَّخْلِ قَالَ: أَتَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَقُلْتُ: قَدْ عَلِمْتَ أَنَّ وَالِدِي قَدِ اسْتُشْهِدَ يَوْمَ أُحُدٍ، وَتَرَكَ دَيْنًا كَثِيرًا، وَإِنِّي أُحِبُّ أَنْ يَرَاكَ الْغُرَمَاءُ. فَقَالَ: "اذْهَبْ فَبَيْدِرْ كُلَّ تَمْرٍ عَلَى نَاحِيَةٍ". فَفَعَلْتُ ثُمَّ دَعَوْتُهُ، فَلَمَّا نَظَرُوا إِلَيْهِ كَأَنَّهُمْ أُغْرُوا بِي تِلْكَ السَّاعَةَ، فَلَمَّا رَأَى مَا يَصْنَعُونَ أَطَافَ حَوْلَ أَعْظَمِهَا بَيْدَرًا ثَلاَثَ مَرَّاتٍ، ثُمَّ جَلَسَ عَلَيْهِ، ثُمَّ قَالَ: "ادْعُ لَكَ أَصْحَابَكَ". فَمَا زَالَ يَكِيلُ لَهُمْ حَتَّى أَدَّى اللَّهُ عَنْ وَالِدِي أَمَانَتَهُ، وَأَنَا أَرْضَى أَنْ يُؤَدِّيَ اللَّهُ أَمَانَةَ وَالِدِي، وَلاَ أَرْجِعَ إِلَى أَخَوَاتِي بِتَمْرَةٍ، فَسَلَّمَ اللَّهُ الْبَيَادِرَ كُلَّهَا وَحَتَّى إِنِّي أَنْظُرُ إِلَى الْبَيْدَرِ الَّذِي كَانَ عَلَيْهِ النَّبِيُّ ﷺ كَأَنَّهَا لَمْ تَنْقُصْ تَمْرَةً وَاحِدَةً.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4053