Sahihu i Buhariut — Hadithi 4064

Betejat · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Abdulazizi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në ditën e Uhudit, njerëzit u shpartalluan (dhe hoqën dorë) prej mbrojtjes së Pejgamberit ﷺ. Ebu Talhai qëndronte para Pejgamberit ﷺ duke e mbrojtur me mburojën e tij. Ai ishte shenjëtar i fortë me hark. Atë ditë theu dy-tri harqe, e, kur kalonte ndokush që kishte trastë me shigjeta, Pejgamberi ﷺ thoshte: “Jepja Ebu Talhait!” Pejgamberi ﷺ ngrihej t'i shikonte njerëzit, kurse Ebu Talhai i thoshte: “O i Dërguari i Allahut, kurban t'u bëfsha me babë e nënë! Mos u ngrij, se po të godet ndonjë prej shigjetave të armikut. Gjoksi im e mbron gjoksin tënd.” Atë ditë, i pashë të përvjela Aishe bint Ebu Bekrin dhe Umu Sulejmin, saqë ua dalloja byzylykët e këmbëve, duke shpejtuar me enët e ujit në shpinë. Ato u jepnin ujë ushtarëve për të pirë, pastaj ktheheshin, i mbushnin dhe sërish u jepnin ushtarëve për të pirë. (Atë ditë) Ebu Talhait i ra shpata nga dora dy-tri herë.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو مَعْمَرٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَارِثِ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - قَالَ: لَمَّا كَانَ يَوْمَ أُحُدٍ انْهَزَمَ النَّاسُ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ وَأَبُو طَلْحَةَ بَيْنَ يَدَىِ النَّبِيِّ ﷺ مُجَوِّبٌ عَلَيْهِ بِحَجَفَةٍ لَهُ، وَكَانَ أَبُو طَلْحَةَ رَجُلاً رَامِيًا شَدِيدَ النَّزْعِ، كَسَرَ يَوْمَئِذٍ قَوْسَيْنِ أَوْ ثَلاَثًا، وَكَانَ الرَّجُلُ يَمُرُّ مَعَهُ بِجَعْبَةٍ مِنَ النَّبْلِ فَيَقُولُ: " انْثُرْهَا لأَبِي طَلْحَةَ". قَالَ وَيُشْرِفُ النَّبِيُّ ﷺ يَنْظُرُ إِلَى الْقَوْمِ، فَيَقُولُ أَبُو طَلْحَةَ: بِأَبِي أَنْتَ وَأُمِّي، لاَ تُشْرِفْ يُصِيبُكَ سَهْمٌ مِنْ سِهَامِ الْقَوْمِ، نَحْرِي دُونَ نَحْرِكَ. وَلَقَدْ رَأَيْتُ عَائِشَةَ بِنْتَ أَبِي بَكْرٍ وَأُمَّ سُلَيْمٍ، وَإِنَّهُمَا لَمُشَمِّرَتَانِ أَرَى خَدَمَ سُوقِهِمَا تَنْقُزَانِ الْقِرَبَ عَلَى مُتُونِهِمَا، تُفْرِغَانِهِ فِي أَفْوَاهِ الْقَوْمِ ثُمَّ تَرْجِعَانِ فَتَمْلآنِهَا، ثُمَّ تَجِيئَانِ فَتُفْرِغَانِهِ فِي أَفْوَاهِ الْقَوْمِ، وَلَقَدْ وَقَعَ السَّيْفُ مِنْ يَدَىْ أَبِي طَلْحَةَ إِمَّا مَرَّتَيْنِ وَإِمَّا ثَلاَثًا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4064