Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Hamzai se Othman ibn Mevhebi tregon: “Një njeri (nga Egjipti) erdhi në haxh, ku pa disa njerëz ulur dhe pyeti: “Cilët janë këta njerëz të ulur?” - Kurejshët, - i tha dikush. - Kush është më i madhi prej tyre? - pyeti sërish. - Abdullah ibn Omeri, - iu përgjigjën. Atëherë shkoi tek ai dhe i tha: “Unë do të të pyes diçka, a më tregon: Po të përgjërohem me shenjtërinë e Qabesë, a e di se Othman ibn Afani ka ikur ditën e Uhudit?” - Po, - tha Ibn Omeri. - A e di se ai ka munguar ditën e Bedrit dhe nuk ka marrë pjesë në betejë? - pyeti ai. - Po, - Iu përgjigj Ibn Omeri. - A e di se ai ka munguar në besën e Ridvanit (Hudejbijes) dhe nuk ka qenë pjesëmarrës? - Po. - Allahu ekber! - thirri pyetësi. - Eja të të tregoj dhe të t'i shpjegoj këto për të cilat më pyete, - i tha Ibn Omeri. - Sa i përket ikjes së tij ditën e Uhudit, unë dëshmoj se Allahu ia ka falur atë. Ndërkaq, sa i përket mospranisë në Bedër, ka munguar sepse ishte i martuar me të bijën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, e cila ishte e sëmurë rëndë. Pejgamberi ﷺ i pati thënë (Othmanit): “Ty të takon shpërblimi dhe plaçka e një burri pjesëmarrës në Bedër.” Sa i përket mungesës në besën e Ridvanit, sikur të ishte ndokush më meritor se Othman ibn Afani, në të gjithë Luginën e Mekës, atëherë Pejgamberi ﷺ do ta dërgonte atë në vend të tij, por e dërgoi Othmanin. Ndërkaq, Besatimi i Ridvanit ndodhi pas shkuarjes së Othmanit në Mekë (për të negociuar). I Dërguari i Allahut ﷺ, duke treguar dorën e tij të djathtë, tha: “Kjo është dora e Othmanit” , pastaj e shtrëngoi me dorën tjetër dhe tha: “Kjo është për Othmanin.” Merre këtë (përgjigje) me vete dhe shko tash.”
حَدَّثَنَا عَبْدَانُ: أَخْبَرَنَا أَبُو حَمْزَةَ، عَنْ عُثْمَانَ بْنِ مَوْهَبٍ قَالَ: جَاءَ رَجُلٌ حَجَّ الْبَيْتَ فَرَأَى قَوْمًا جُلُوسًا فَقَالَ: مَنْ هَؤُلاَءِ الْقُعُودُ؟ قَالُوا: هَؤُلاَءِ قُرَيْشٌ. قَالَ: مَنِ الشَّيْخُ؟ قَالُوا ابْنُ عُمَرَ. فَأَتَاهُ فَقَالَ: إِنِّي سَائِلُكَ عَنْ شَىْءٍ أَتُحَدِّثُنِي؟ قَالَ: أَنْشُدُكَ بِحُرْمَةِ هَذَا الْبَيْتِ أَتَعْلَمُ أَنَّ عُثْمَانَ بْنَ عَفَّانَ فَرَّ يَوْمَ أُحُدٍ؟ قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: فَتَعْلَمُهُ تَغَيَّبَ عَنْ بَدْرٍ فَلَمْ يَشْهَدْهَا؟ قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: فَتَعْلَمُ أَنَّهُ تَخَلَّفَ عَنْ بَيْعَةِ الرُّضْوَانِ فَلَمْ يَشْهَدْهَا؟ قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: فَكَبَّرَ. قَالَ ابْنُ عُمَرَ: تَعَالَ لَأُخْبِرَكَ وَلأُبَيِّنَ لَكَ عَمَّا سَأَلْتَنِي عَنْهُ: أَمَّا فِرَارُهُ يَوْمَ أُحُدٍ فَأَشْهَدُ أَنَّ اللَّهَ عَفَا عَنْهُ، وَأَمَّا تَغَيُّبُهُ عَنْ بَدْرٍ فَإِنَّهُ كَانَ تَحْتَهُ بِنْتُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَكَانَتْ مَرِيضَةً، فَقَالَ لَهُ النَّبِيُّ ﷺ: "إِنَّ لَكَ أَجْرَ رَجُلٍ مِمَّنْ شَهِدَ بَدْرًا وَسَهْمَهُ". وَأَمَّا تَغَيُّبُهُ عَنْ بَيْعَةِ الرُّضْوَانِ فَإِنَّهُ لَوْ كَانَ أَحَدٌ أَعَزَّ بِبَطْنِ مَكَّةَ مِنْ عُثْمَانَ بْنِ عَفَّانَ لَبَعَثَهُ مَكَانَهُ، فَبَعَثَ عُثْمَانَ، وَكَانَ بَيْعَةُ الرُّضْوَانِ بَعْدَ مَا ذَهَبَ عُثْمَانُ إِلَى مَكَّةَ، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ بِيَدِهِ الْيُمْنَى: "هَذِهِ يَدُ عُثْمَانَ". فَضَرَبَ بِهَا عَلَى يَدِهِ فَقَالَ: "هَذِهِ لِعُثْمَانَ". اذْهَبْ بِهَذَا الآنَ مَعَكَ.