Sahihu i Buhariut — Hadithi 4071

Betejat · Transmetuesi: Thalebe ibn Ebu Malik Kuradhiu

Shqip

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Thealebe ibn Ebu Maliku tregon: “Omer ibn Hatabi shpërndau ca pelerina ndër gratë e Medinës dhe, në fund, teproi një pelerinë e mirë. Disa që ishin të pranishëm i thanë: “O prijës i besimtarëve! Jepja së bijës së të Dërguarit të Allahut ﷺ, që është e martuar me ty”, - aludonin në Umu Kulthumin, të bijën e Aliut. Omeri u tha: “Umu Seliti është më meritore.” - Umu Seliti ishte një ensare që i kishte dhënë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ. - Ajo na furnizonte me ujë ditën e Uhudit.

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ يُونُسَ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، وَقَالَ ثَعْلَبَةُ بْنُ أَبِي مَالِكٍ: إِنَّ عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ - رضى الله عنه - قَسَمَ مُرُوطًا بَيْنَ نِسَاءٍ مِنْ نِسَاءِ أَهْلِ الْمَدِينَةِ، فَبَقِيَ مِنْهَا مِرْطٌ جَيِّدٌ، فَقَالَ لَهُ بَعْضُ مَنْ عِنْدَهُ: يَا أَمِيرَ الْمُؤْمِنِينَ أَعْطِ هَذَا بِنْتَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ الَّتِي عِنْدَكَ. يُرِيدُونَ أُمَّ كُلْثُومٍ بِنْتَ عَلِيٍّ. فَقَالَ عُمَرُ: أُمُّ سَلِيطٍ أَحَقُّ بِهِ مِنْهَا. - وَأُمُّ سَلِيطٍ مِنْ نِسَاءِ الأَنْصَارِ مِمَّنْ بَايَعَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ -، قَالَ عُمَرُ: فَإِنَّهَا كَانَتْ تُزْفِرُ لَنَا الْقِرَبَ يَوْمَ أُحُدٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4071