Sahihu i Buhariut — Hadithi 4072

Betejat · Transmetuesi: Ubejdullah ibn Adiu

Shqip

Ebu Xhafer Muhamed ibn Abdullahu më ka thënë: Na ka treguar Huxhejn ibn Muthena, e këtij i ka treguar Abdulaziz ibn Abdullah ibn Ebu Seleme, e ky nga Abdullah ibn Fadli, e ky nga Sulejman ibn Jesari se Xhafer ibn Amër ibn Umeje Damriu tregon: “Unë së bashku me Ubejdullah ibn Adij ibn Hijarin u nisëm rrugës (për në Sham) dhe, kur arritëm në Homs, ai më tha: “A e takojmë Vahshiun, ta pyesim për vrasjen e Hamzait?” I thashë: “Po.” Vahshiu banonte në Homs, andaj pyetëm për të dhe dikush na tha: “Ja, është ai atje, në hijen e pallatit të tij.” Vahshiu ishte trupmadh. Shkuam afër tij, i dhamë selam dhe ai na e ktheu. Ubejdullahu ishte i mbështjellë me çallmën e tij, saqë Vahshiu ia shihte vetëm sytë dhe këmbët. Ubejdullahu i tha: “O Vahshi, a po më njeh?” Pasi e shikoi, tha: “Jo, për Allahun, përpos se e di se Adij ibn Hijari qe martuar me një grua, që i thoshin Umu Kital bint Ebu Isi. Ajo i lindi atij një djalë në Mekë, ndërkaq unë i kërkoja gjidhënëse. E pata bartur atë djalosh dhe nënën e tij, pastaj ia pata kthyer të birin. Më duket se këmbët e tua u ngjajnë këmbëve të atij (fëmije).” Atëherë Ubejdullahu e zbuloi fytyrën dhe tha: “A po na tregon për vrasjen e Hamzait?” - Po, - tha Vahshiu dhe vazhdoi: Ditën e Bedrit, Hamzai pati vrarë Tuajme ibn Adij ibn Hijarin. Zotëria im, Xhubejr ibn Mutëimi, më tha: “Nëse e vret Hamzain për xhaxhain tim, do të jesh i lirë.” Kur u nisën njerëzit në vitin e Ajnejnit, - që ishte një kodër përballë Uhudit dhe në mes tyre ishte një luginë, - edhe unë shkova me ta në luftë. Pasi u rreshtuan për luftë, doli Sibai (idhujtar) dhe tha: “A do dikush dyluftim?” Aty doli Hamza ibn Abdulmutalibi dhe i tha atij: “O Siba, o biri Umu Nemarit që priste lafshat e vaginave të femrave! Vallë, po e sfidon Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ?” Pastaj (gjatë dyluftimit) e sulmoi rëndë dhe e vrau. Unë iu fsheha Hamzait pas një shkëmbi, e, kur m'u afrua, e gjuajta me shtizë dhe e godita nën kërthizë, saqë i doli mbrapa. Ky ishte momenti i fundit i tij. Kur njerëzit u kthyen, unë u ktheva me ta. Qëndrova në Mekë, derisa u përhap Islami, pastaj shkova në Taif. Ata i dërguan të Dërguarit të Allahut ﷺ të deleguar. Thoshin se ai nuk i shqetëson delegatët, andaj shkova me ta derisa arrita tek i Dërguari i Allahut ﷺ. Kur më pa, më tha: - “Ti je Vahshiu?” - Po, - i thashë. - “Ti e ke vrarë Hamzain?” - Ashtu është, siç të kanë treguar, - i thashë. - “A ke mundësi të mos më dalësh përpara?” - më tha Pejgamberi ﷺ. Atëherë u largova. Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ vdiq, u shfaq Musejleme Kedhabi, e unë thashë me vete: “Do të shkoj te Musejleme, ndoshta e vras atë dhe e shpaguaj vrasjen e Hamzait. Shkova në radhët e ushtrisë dhe ndodhi ajo që ndodhi. Aty pashë një burrë duke qëndruar në vendin ku ishte çarë muri, sikur të ishte deve e pluhurosur, me flokë të shprishur. Atëherë e gjuajta me shtizën time, saqë e godita në mes të gjoksit, derisa i doli në mes të shpatullave. Njëri nga ensarët shpejtoi tek ai dhe e goditi me shpatë në kokë.” Abdullah ibn Fadli ka thënë: Më ka rrëfyer Sulejman ibn Jesari se Abdullah ibn Omeri ka thënë: Një robëreshë, që qëndronte mbi çatinë e një shtëpie, tha: Oh, emiri i besimtarëve! E vrau robi i zi!

Arabisht

حَدَّثَنِي أَبُو جَعْفَرٍ، مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا حُجَيْنُ بْنُ الْمُثَنَّى: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ الْفَضْلِ، عَنْ سُلَيْمَانَ بْنِ يَسَارٍ، عَنْ جَعْفَرِ بْنِ عَمْرِو بْنِ أُمَيَّةَ الضَّمْرِيِّ قَالَ: خَرَجْتُ مَعَ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عَدِيِّ بْنِ الْخِيَارِ، فَلَمَّا قَدِمْنَا حِمْصَ قَالَ لِي عُبَيْدُ اللَّهِ: هَلْ لَكَ فِي وَحْشِيٍّ نَسْأَلُهُ عَنْ قَتْلِ حَمْزَةَ؟ قُلْتُ: نَعَمْ. - وَكَانَ وَحْشِيٌّ يَسْكُنُ حِمْصَ - فَسَأَلْنَا عَنْهُ فَقِيلَ لَنَا: هُوَ ذَاكَ فِي ظِلِّ قَصْرِهِ، كَأَنَّهُ حَمِيتٌ. قَالَ: فَجِئْنَا حَتَّى وَقَفْنَا عَلَيْهِ بِيَسِيرٍ، فَسَلَّمْنَا، فَرَدَّ السَّلاَمَ قَالَ: وَعُبَيْدُ اللَّهِ مُعْتَجِرٌ بِعِمَامَتِهِ، مَا يَرَى وَحْشِيٌّ إِلاَّ عَيْنَيْهِ وَرِجْلَيْهِ، فَقَالَ عُبَيْدُ اللَّهِ: يَا وَحْشِيُّ أَتَعْرِفُنِي؟ قَالَ: فَنَظَرَ إِلَيْهِ ثُمَّ قَالَ: لاَ وَاللَّهِ إِلاَّ أَنِّي أَعْلَمُ أَنَّ عَدِيَّ بْنَ الْخِيَارِ تَزَوَّجَ امْرَأَةً يُقَالُ لَهَا: أُمُّ قِتَالٍ بِنْتُ أَبِي الْعِيصِ، فَوَلَدَتْ لَهُ غُلاَمًا بِمَكَّةَ، فَكُنْتُ أَسْتَرْضِعُ لَهُ، فَحَمَلْتُ ذَلِكَ الْغُلاَمَ مَعَ أُمِّهِ، فَنَاوَلْتُهَا إِيَّاهُ، فَلَكَأَنِّي نَظَرْتُ إِلَى قَدَمَيْكَ. قَالَ: فَكَشَفَ عُبَيْدُ اللَّهِ عَنْ وَجْهِهِ ثُمَّ قَالَ: أَلاَ تُخْبِرُنَا بِقَتْلِ حَمْزَةَ؟ قَالَ: نَعَمْ، إِنَّ حَمْزَةَ قَتَلَ طُعَيْمَةَ بْنَ عَدِيِّ بْنِ الْخِيَارِ بِبَدْرٍ، فَقَالَ لِي مَوْلاَىَ جُبَيْرُ بْنُ مُطْعِمٍ: إِنْ قَتَلْتَ حَمْزَةَ بِعَمِّي فَأَنْتَ حُرٌّ قَالَ: فَلَمَّا أَنْ خَرَجَ النَّاسُ عَامَ عَيْنَيْنِ - وَعَيْنَيْنِ جَبَلٌ بِحِيَالِ أُحُدٍ، بَيْنَهُ وَبَيْنَهُ وَادٍ - خَرَجْتُ مَعَ النَّاسِ إِلَى الْقِتَالِ، فَلَمَّا اصْطَفُّوا لِلْقِتَالِ خَرَجَ سِبَاعٌ فَقَالَ: هَلْ مِنْ مُبَارِزٍ؟ قَالَ: فَخَرَجَ إِلَيْهِ حَمْزَةُ بْنُ عَبْدِ الْمُطَّلِبِ فَقَالَ: يَا سِبَاعُ يَا ابْنَ أُمِّ أَنْمَارٍ مُقَطِّعَةِ الْبُظُورِ، أَتُحَادُّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ ﷺ؟ قَالَ: ثُمَّ شَدَّ عَلَيْهِ فَكَانَ كَأَمْسِ الذَّاهِبِ قَالَ: وَكَمَنْتُ لِحَمْزَةَ تَحْتَ صَخْرَةٍ فَلَمَّا دَنَا مِنِّي رَمَيْتُهُ بِحَرْبَتِي، فَأَضَعُهَا فِي ثُنَّتِهِ حَتَّى خَرَجَتْ مِنْ بَيْنِ وَرِكَيْهِ قَالَ: فَكَانَ ذَاكَ الْعَهْدَ بِهِ، فَلَمَّا رَجَعَ النَّاسُ رَجَعْتُ مَعَهُمْ فَأَقَمْتُ بِمَكَّةَ، حَتَّى فَشَا فِيهَا الإِسْلاَمُ، ثُمَّ خَرَجْتُ إِلَى الطَّائِفِ، فَأَرْسَلُوا إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ رَسُولاً، فَقِيلَ لِي: إِنَّهُ لاَ يَهِيجُ الرُّسُلَ قَالَ: فَخَرَجْتُ مَعَهُمْ حَتَّى قَدِمْتُ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَلَمَّا رَآنِي قَالَ: "آنْتَ وَحْشِيٌّ؟" قُلْتُ: نَعَمْ. قَالَ: "أَنْتَ قَتَلْتَ حَمْزَةَ؟" قُلْتُ: قَدْ كَانَ مِنَ الأَمْرِ مَا بَلَغَكَ. قَالَ: "فَهَلْ تَسْتَطِيعُ أَنْ تُغَيِّبَ وَجْهَكَ عَنِّي؟" قَالَ: فَخَرَجْتُ، فَلَمَّا قُبِضَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَخَرَجَ مُسَيْلِمَةُ الْكَذَّابُ قُلْتُ: لأَخْرُجَنَّ إِلَى مُسَيْلِمَةَ لَعَلِّي أَقْتُلُهُ فَأُكَافِئَ بِهِ حَمْزَةَ قَالَ: فَخَرَجْتُ مَعَ النَّاسِ، فَكَانَ مِنْ أَمْرِهِ مَا كَانَ، فَإِذَا رَجُلٌ قَائِمٌ فِي ثَلْمَةِ جِدَارٍ، كَأَنَّهُ جَمَلٌ أَوْرَقُ ثَائِرُ الرَّأْسِ قَالَ: فَرَمَيْتُهُ بِحَرْبَتِي، فَأَضَعُهَا بَيْنَ ثَدْيَيْهِ حَتَّى خَرَجَتْ مِنْ بَيْنِ كَتِفَيْهِ قَالَ: وَوَثَبَ إِلَيْهِ رَجُلٌ مِنَ الأَنْصَارِ، فَضَرَبَهُ بِالسَّيْفِ عَلَى هَامَتِهِ. قَالَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ الْفَضْلِ: فَأَخْبَرَنِي سُلَيْمَانُ بْنُ يَسَارٍ: أَنَّهُ سَمِعَ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُمَرَ يَقُولُ: فَقَالَتْ جَارِيَةٌ عَلَى ظَهْرِ بَيْتٍ: وَا أَمِيرَ الْمُؤْمِنِينَ، قَتَلَهُ الْعَبْدُ الأَسْوَدُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4072