Sahihu i Buhariut — Hadithi 4078

Betejat · Transmetuesi: Katade ibn Milhani

Shqip

Amër ibn Aliu më ka thënë: Na ka treguar Muadh ibn Hishami, e këtij i ka treguar babai i tij se Katadja ka thënë: “Nuk njohim vend arab që ka nxjerrë më shumë dëshmorë dhe që do të jenë më krenarët Ditën e Kiametit sesa ensarët. Enes ibn Maliku na ka treguar se Ditën e Uhudit janë vrarë shtatëdhjetë prej tyre, në Betejën e Pusit të Meunes shtatëdhjetë, e edhe në ditën e Jemames shtatëdhjetë. Beteja e Pusit të Meunes ishte në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, ndërsa dita e Jemames ishte në kohën e Ebu Bekrit, pra, dita e Musejlime Gënjeshtarit.”

Arabisht

حَدَّثَنِي عَمْرُو بْنُ عَلِيٍّ: حَدَّثَنَا مُعَاذُ بْنُ هِشَامٍ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبِي، عَنْ قَتَادَةَ قَالَ: مَا نَعْلَمُ حَيًّا مِنْ أَحْيَاءِ الْعَرَبِ أَكْثَرَ شَهِيدًا أَعَزَّ يَوْمَ الْقِيَامَةِ مِنَ الأَنْصَارِ. قَالَ قَتَادَةُ: وَحَدَّثَنَا أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ أَنَّهُ قُتِلَ مِنْهُمْ يَوْمَ أُحُدٍ سَبْعُونَ، وَيَوْمَ بِئْرِ مَعُونَةَ سَبْعُونَ، وَيَوْمَ الْيَمَامَةِ سَبْعُونَ قَالَ: وَكَانَ بِئْرُ مَعُونَةَ عَلَى عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، وَيَوْمُ الْيَمَامَةِ عَلَى عَهْدِ أَبِي بَكْرٍ وَيَوْمَ مُسَيْلِمَةَ الْكَذَّابِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4078