{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4093",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4093",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4093",
  "text": "Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Bekri i kërkoi leje Pejgamberit ﷺ që të bëjë hixhret, sepse ia kishin shtuar presionin. Mirëpo Pejgamberi ﷺ i tha: “Qëndro edhe pak!” - O i Dërguari i Allahut, a po shpreson se do të të lejohet edhe ty hixhreti? - pyeti Ebu Bekri. - “Po, këtë po shpresoj”, - ia ktheu i Dërguari i Allahut ﷺ. Teksa Ebu Bekri e priste, një ditë i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi në mesditë dhe i tha: “Largoji njerëzit prej shtëpisë.” - O i Dërguari i Allahut, janë vetëm dy bijat e mia, - i tha Ebu Bekri. - “A ke dëgjuar se më është lejuar të shpërngulem?” - i tha Pejgamberi ﷺ. - Shoqërimi i shumëpritur, o i Dërguari i Allahut?! - “Po, shoqërimi me mua!” - O i Dërguari i Allahut, unë posedoj dy deve, të cilat i kam përgatitur për shpërngulje, - tha Ebu Bekri. Kështu, njërën, që quhej Xheda, ia dha Pejgamberit ﷺ. Ata u hipën deveve dhe shkuan te shpella e kodrës Theur, ku dhe u fshehën. Amir ibn Fuhejra ishte rob i Abdullah ibn Tufejl ibn Sahberës, - vëllait të Aishes nga nëna. Ebu Bekri kishte një deve që milej, të cilën Amiri e dërgonte mëngjes e mbrëmje tek ata. Natën e çonte, kurse në mëngjes kthehej dhe e lëshonte të kulloste. Kështu askush nga barinjtë nuk e hetonte. Kur ata dy u nisën për në Medinë, edhe ai u nis me ta, derisa arritën. Amir ibn Fuhejra ishte vrarë në ekspeditën e Pusit të Meunes. Ebu Usame transmeton nga Hisham ibn Urve se babai i tij i ka treguar se, kur i vranë muslimanët te Pusi i Meunes dhe Amër ibn Umeje Damriu u zu rob, Amir ibn Tufejli i tha: “Kush është ky?” - dhe bëri me shenjë nga një i vrarë. Amër ibn Umeje iu përgjigj: “Ky është Amir ibn Fuhejra.” Amir ibn Tufejli tha: “Pasi u vra, pashë se u ngrit deri në qiell, saqë unë shihja qiellin mes tij dhe tokës, pastaj u lëshua.” Kur Pejgamberit ﷺ i arriti lajmi për ta, u tregoi edhe të tjerëve dhe tha: “Shokët tuaj janë vrarë, ndërkaq ata e kanë lutur Zotin e tyre duke thënë: “O Zoti ynë, lajmëroji vëllezërit tanë që ne jemi të kënaqur me Ty dhe Ti je i kënaqur me ne!” Dhe Ai na lajmëroi për ta.” Atë ditë është vrarë Urve ibn Esma ibn Salti. Andaj Urve u emërtua me emrin e tij. Po ashtu është vrarë edhe Mundhir ibn Amri, andaj për shkak të tij u emërtua Mundhiri (vëllai tjetër i Urves).”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4093",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Aishe bint Ebu Bekri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عُبَيْدُ بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ، عَنْ هِشَامٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتِ: اسْتَأْذَنَ النَّبِيَّ ﷺ أَبُو بَكْرٍ فِي الْخُرُوجِ حِينَ اشْتَدَّ عَلَيْهِ الأَذَى، فَقَالَ لَهُ: \"أَقِمْ\". فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَتَطْمَعُ أَنْ يُؤْذَنَ لَكَ؟ فَكَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ: \"إِنِّي لأَرْجُو ذَلِكَ\". قَالَتْ: فَانْتَظَرَهُ أَبُو بَكْرٍ فَأَتَاهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ ذَاتَ يَوْمٍ ظُهْرًا فَنَادَاهُ فَقَالَ: \"أَخْرِجْ مَنْ عِنْدَكَ\". فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ: إِنَّمَا هُمَا ابْنَتَاىَ. فَقَالَ: \"أَشَعَرْتَ أَنَّهُ قَدْ أُذِنَ لِي فِي الْخُرُوجِ؟\" فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، الصُّحْبَةُ؟ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"الصُّحْبَةُ\". قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، عِنْدِي نَاقَتَانِ قَدْ كُنْتُ أَعْدَدْتُهُمَا لِلْخُرُوجِ. فَأَعْطَى النَّبِيَّ ﷺ إِحْدَاهُمَا وَهِيَ الْجَدْعَاءُ. فَرَكِبَا فَانْطَلَقَا حَتَّى أَتَيَا الْغَارَ، وَهُوَ بِثَوْرٍ، فَتَوَارَيَا فِيهِ، فَكَانَ عَامِرُ بْنُ فُهَيْرَةَ غُلاَمًا لِعَبْدِ اللَّهِ بْنِ الطُّفَيْلِ بْنِ سَخْبَرَةَ - أَخُو عَائِشَةَ لأُمِّهَا، وَكَانَتْ لأَبِي بَكْرٍ مِنْحَةٌ -، فَكَانَ يَرُوحُ بِهَا وَيَغْدُو عَلَيْهِمْ، وَيُصْبِحُ فَيَدَّلِجُ إِلَيْهِمَا ثُمَّ يَسْرَحُ، فَلاَ يَفْطُنُ بِهِ أَحَدٌ مِنَ الرِّعَاءِ، فَلَمَّا خَرَجَ خَرَجَ مَعَهُمَا يُعْقِبَانِهِ حَتَّى قَدِمَا الْمَدِينَةَ، فَقُتِلَ عَامِرُ بْنُ فُهَيْرَةَ يَوْمَ بِئْرِ مَعُونَةَ. وَعَنْ أَبِي أُسَامَةَ قَالَ: قَالَ هِشَامُ بْنُ عُرْوَةَ: فَأَخْبَرَنِي أَبِي قَالَ: لَمَّا قُتِلَ الَّذِينَ بِبِئْرِ مَعُونَةَ وَأُسِرَ عَمْرُو بْنُ أُمَيَّةَ الضَّمْرِيُّ قَالَ لَهُ عَامِرُ بْنُ الطُّفَيْلِ: مَنْ هَذَا؟ - فَأَشَارَ إِلَى قَتِيلٍ -، فَقَالَ لَهُ عَمْرُو بْنُ أُمَيَّةَ: هَذَا عَامِرُ بْنُ فُهَيْرَةَ. فَقَالَ: لَقَدْ رَأَيْتُهُ بَعْدَ مَا قُتِلَ رُفِعَ إِلَى السَّمَاءِ حَتَّى إِنِّي لَأَنْظُرُ إِلَى السَّمَاءِ بَيْنَهُ وَبَيْنَ الأَرْضِ، ثُمَّ وُضِعَ. فَأَتَى النَّبِيَّ ﷺ خَبَرُهُمْ فَنَعَاهُمْ فَقَالَ: \"إِنَّ أَصْحَابَكُمْ قَدْ أُصِيبُوا، وَإِنَّهُمْ قَدْ سَأَلُوا رَبَّهُمْ، فَقَالُوا: رَبَّنَا أَخْبِرْ عَنَّا إِخْوَانَنَا بِمَا رَضِينَا عَنْكَ وَرَضِيتَ عَنَّا. فَأَخْبَرَهُمْ عَنْهُمْ\". وَأُصِيبَ يَوْمَئِذٍ فِيهِمْ عُرْوَةُ بْنُ أَسْمَاءَ بْنِ الصَّلْتِ، فَسُمِّيَ عُرْوَةُ بِهِ، وَمُنْذِرُ بْنُ عَمْرٍو سُمِّيَ بِهِ مُنْذِرًا.",
    "albanian": "Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Bekri i kërkoi leje Pejgamberit ﷺ që të bëjë hixhret, sepse ia kishin shtuar presionin. Mirëpo Pejgamberi ﷺ i tha: “Qëndro edhe pak!” - O i Dërguari i Allahut, a po shpreson se do të të lejohet edhe ty hixhreti? - pyeti Ebu Bekri. - “Po, këtë po shpresoj”, - ia ktheu i Dërguari i Allahut ﷺ. Teksa Ebu Bekri e priste, një ditë i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi në mesditë dhe i tha: “Largoji njerëzit prej shtëpisë.” - O i Dërguari i Allahut, janë vetëm dy bijat e mia, - i tha Ebu Bekri. - “A ke dëgjuar se më është lejuar të shpërngulem?” - i tha Pejgamberi ﷺ. - Shoqërimi i shumëpritur, o i Dërguari i Allahut?! - “Po, shoqërimi me mua!” - O i Dërguari i Allahut, unë posedoj dy deve, të cilat i kam përgatitur për shpërngulje, - tha Ebu Bekri. Kështu, njërën, që quhej Xheda, ia dha Pejgamberit ﷺ. Ata u hipën deveve dhe shkuan te shpella e kodrës Theur, ku dhe u fshehën. Amir ibn Fuhejra ishte rob i Abdullah ibn Tufejl ibn Sahberës, - vëllait të Aishes nga nëna. Ebu Bekri kishte një deve që milej, të cilën Amiri e dërgonte mëngjes e mbrëmje tek ata. Natën e çonte, kurse në mëngjes kthehej dhe e lëshonte të kulloste. Kështu askush nga barinjtë nuk e hetonte. Kur ata dy u nisën për në Medinë, edhe ai u nis me ta, derisa arritën. Amir ibn Fuhejra ishte vrarë në ekspeditën e Pusit të Meunes. Ebu Usame transmeton nga Hisham ibn Urve se babai i tij i ka treguar se, kur i vranë muslimanët te Pusi i Meunes dhe Amër ibn Umeje Damriu u zu rob, Amir ibn Tufejli i tha: “Kush është ky?” - dhe bëri me shenjë nga një i vrarë. Amër ibn Umeje iu përgjigj: “Ky është Amir ibn Fuhejra.” Amir ibn Tufejli tha: “Pasi u vra, pashë se u ngrit deri në qiell, saqë unë shihja qiellin mes tij dhe tokës, pastaj u lëshua.” Kur Pejgamberit ﷺ i arriti lajmi për ta, u tregoi edhe të tjerëve dhe tha: “Shokët tuaj janë vrarë, ndërkaq ata e kanë lutur Zotin e tyre duke thënë: “O Zoti ynë, lajmëroji vëllezërit tanë që ne jemi të kënaqur me Ty dhe Ti je i kënaqur me ne!” Dhe Ai na lajmëroi për ta.” Atë ditë është vrarë Urve ibn Esma ibn Salti. Andaj Urve u emërtua me emrin e tij. Po ashtu është vrarë edhe Mundhir ibn Amri, andaj për shkak të tij u emërtua Mundhiri (vëllai tjetër i Urves).”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4093.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4093.json"
  }
}