Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Muavi ibn Amri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë një paraditeje të ftohtë, i Dërguari i Allahut ﷺ doli te hendeku teksa muhaxhirët dhe ensarët po gërmonin, ndërkohë nuk posedonin robër për t'ua kryer punën. Kur Pejgamberi ﷺ vuri re lodhjen dhe urinë që i kishte kapluar, tha: “O Allah, jeta e vërtetë është ajo në ahiret, Andaj, ensarët dhe muhaxhirët fali krejt!” Ata, duke iu përgjigjur, thoshin: "Ne jemi ata që Muhamedit (ﷺ) i jemi betuar, Për xhihad, sa të jemi gjallë e sa të kemi për të jetuar.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا مُعَاوِيَةُ بْنُ عَمْرٍو: حَدَّثَنَا أَبُو إِسْحَاقَ، عَنْ حُمَيْدٍ، سَمِعْتُ أَنَسًا - رضى الله عنه - يَقُولُ: خَرَجَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِلَى الْخَنْدَقِ، فَإِذَا الْمُهَاجِرُونَ وَالأَنْصَارُ يَحْفِرُونَ فِي غَدَاةٍ بَارِدَةٍ، فَلَمْ يَكُنْ لَهُمْ عَبِيدٌ يَعْمَلُونَ ذَلِكَ لَهُمْ، فَلَمَّا رَأَى مَا بِهِمْ مِنَ النَّصَبِ وَالْجُوعِ قَالَ: "اللَّهُمَّ إِنَّ الْعَيْشَ عَيْشُ الآخِرَهْ، فَاغْفِرْ لِلأَنْصَارِ وَالْمُهَاجِرَهْ". فَقَالُوا مُجِيبِينَ لَهُ: نَحْنُ الَّذِينَ بَايَعُوا مُحَمَّدَا، عَلَى الْجِهَادِ مَا بَقِينَا أَبَدَا.