{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4101",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4101",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4101",
  "text": "Halad ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahid ibn Ejmeni, e ky nga babai i tij se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Teksa po gërmonim kanalin ditën e Hendekut, na u paraqit një shkëmb i fortë. Ata shkuan te Pejgamberi ﷺ dhe i thanë: “Kemi hasur në një shkëmb të fortë në hendek.” Ai u tha: “Do të zbres unë (për ta thyer) .” Kështu, ai u ngrit, ndërkohë barkun e kishte të shtrënguar me gur. Kishim tri ditë pa futur gjë në gojë. Pejgamberi ﷺ e mori kazmën dhe e goditi shkëmbin, i cili u bë copë e grimë. Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, më jep leje të shkoj deri në shtëpi.” (Pasi shkova) i thashë gruas sime: “Pashë diçka te Pejgamberi ﷺ, saqë nuk mund të duroja më. A ke diçka (për ushqim)?” - Kam pak elb dhe një kec, - tha ajo. Pastaj unë e thera kecin, kurse ajo e bloi elbin. Mishin e vendosëm në kazan. Kur brumi tashmë kishte ardhur dhe mishi në kazan mes gurëve ishte gati të zihej, shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i thashë: “Kam pak ushqim, eja ti dhe një a dy veta.” Më pyeti: “Sa ushqim ke?” Unë i tregova, e ai tha: “Shumë dhe mirë.” Pastaj më tha: “Thuaji gruas të mos e largojë kazanin nga zjarri e as bukën prej furrës, derisa të vete unë”, - pastaj u tha shokëve: “Ejani.” Muhaxhirët dhe ensarët u ngritën për të shkuar. Kur Xhabiri hyri te gruaja, i tha: “Mjerë ti! Po vjen Pejgamberi ﷺ me muhaxhirët, ensarët dhe gjithë të tjerët.” Ajo i tha: “A të ka pyetur?” - Po, - i tha Xhabiri. Atëherë Pejgamberi ﷺ u tha: “Hyni dhe mos u shtyni.” Pastaj filloi ta ndajë bukën e të vendosë mish në të. Sa herë që merrte diçka, e mbulonte kazanin dhe furrën. U jepte shokëve të vet një pjesë, pastaj prapë merrte. Kështu vazhdoi të ndante bukë dhe të merrte mish prej kazanit, derisa të gjithë u ngopën dhe teproi ushqim. Më pas i tha asaj: “Ha prej këtij ushqimi dhe shpërndaje, sepse njerëzit i ka goditur uri e madhe.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4101",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Xhabir ibn Abdullah Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا خَلاَّدُ بْنُ يَحْيَى: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَاحِدِ بْنُ أَيْمَنَ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: أَتَيْتُ جَابِرًا - رضى الله عنه - فَقَالَ: إِنَّا يَوْمَ الْخَنْدَقِ نَحْفِرُ فَعَرَضَتْ كُدْيَةٌ شَدِيدَةٌ، فَجَاءُوا النَّبِيَّ ﷺ فَقَالُوا: هَذِهِ كُدْيَةٌ عَرَضَتْ فِي الْخَنْدَقِ، فَقَالَ: \"أَنَا نَازِلٌ\". ثُمَّ قَامَ وَبَطْنُهُ مَعْصُوبٌ بِحَجَرٍ، وَلَبِثْنَا ثَلاَثَةَ أَيَّامٍ لاَ نَذُوقُ ذَوَاقًا، فَأَخَذَ النَّبِيُّ ﷺ الْمِعْوَلَ فَضَرَبَ فِي الكُدْيَةِ، فَعَادَ كَثِيبًا أَهْيَلَ أَوْ أَهْيَمَ، فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، ائْذَنْ لِي إِلَى الْبَيْتِ. فَقُلْتُ لاِمْرَأَتِي: رَأَيْتُ بِالنَّبِيِّ ﷺ شَيْئًا، مَا كَانَ فِي ذَلِكَ صَبْرٌ، فَعِنْدَكِ شَىْءٌ؟ قَالَتْ: عِنْدِي شَعِيرٌ وَعَنَاقٌ. فَذَبَحْتُ الْعَنَاقَ وَطَحَنَتِ الشَّعِيرَ، حَتَّى جَعَلْنَا اللَّحْمَ فِي الْبُرْمَةِ، ثُمَّ جِئْتُ النَّبِيَّ ﷺ وَالْعَجِينُ قَدِ انْكَسَرَ، وَالْبُرْمَةُ بَيْنَ الأَثَافِيِّ قَدْ كَادَتْ أَنْ تَنْضَجَ فَقُلْتُ: طُعَيِّمٌ لِي، فَقُمْ أَنْتَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، وَرَجُلٌ أَوْ رَجُلاَنِ. قَالَ: \"كَمْ هُوَ؟\" فَذَكَرْتُ لَهُ قَالَ: \"كَثِيرٌ طَيِّبٌ\". قَالَ: \"قُلْ لَهَا لاَ تَنْزِعُ الْبُرْمَةَ وَلاَ الْخُبْزَ مِنَ التَّنُّورِ حَتَّى آتِيَ\". فَقَالَ: \"قُومُوا\". فَقَامَ الْمُهَاجِرُونَ وَالأَنْصَارُ، فَلَمَّا دَخَلَ عَلَى امْرَأَتِهِ قَالَ: وَيْحَكِ جَاءَ النَّبِيُّ ﷺ بِالْمُهَاجِرِينَ وَالأَنْصَارِ وَمَنْ مَعَهُمْ. قَالَتْ: هَلْ سَأَلَكَ؟ قُلْتُ: نَعَمْ. فَقَالَ: \"ادْخُلُوا وَلاَ تَضَاغَطُوا\". فَجَعَلَ يَكْسِرُ الْخُبْزَ وَيَجْعَلُ عَلَيْهِ اللَّحْمَ، وَيُخَمِّرُ الْبُرْمَةَ وَالتَّنُّورَ إِذَا أَخَذَ مِنْهُ، وَيُقَرِّبُ إِلَى أَصْحَابِهِ ثُمَّ يَنْزِعُ، فَلَمْ يَزَلْ يَكْسِرُ الْخُبْزَ وَيَغْرِفُ حَتَّى شَبِعُوا وَبَقِيَ بَقِيَّةٌ قَالَ: \"كُلِي هَذَا وَأَهْدِي، فَإِنَّ النَّاسَ أَصَابَتْهُمْ مَجَاعَةٌ\".",
    "albanian": "Halad ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahid ibn Ejmeni, e ky nga babai i tij se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Teksa po gërmonim kanalin ditën e Hendekut, na u paraqit një shkëmb i fortë. Ata shkuan te Pejgamberi ﷺ dhe i thanë: “Kemi hasur në një shkëmb të fortë në hendek.” Ai u tha: “Do të zbres unë (për ta thyer) .” Kështu, ai u ngrit, ndërkohë barkun e kishte të shtrënguar me gur. Kishim tri ditë pa futur gjë në gojë. Pejgamberi ﷺ e mori kazmën dhe e goditi shkëmbin, i cili u bë copë e grimë. Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, më jep leje të shkoj deri në shtëpi.” (Pasi shkova) i thashë gruas sime: “Pashë diçka te Pejgamberi ﷺ, saqë nuk mund të duroja më. A ke diçka (për ushqim)?” - Kam pak elb dhe një kec, - tha ajo. Pastaj unë e thera kecin, kurse ajo e bloi elbin. Mishin e vendosëm në kazan. Kur brumi tashmë kishte ardhur dhe mishi në kazan mes gurëve ishte gati të zihej, shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i thashë: “Kam pak ushqim, eja ti dhe një a dy veta.” Më pyeti: “Sa ushqim ke?” Unë i tregova, e ai tha: “Shumë dhe mirë.” Pastaj më tha: “Thuaji gruas të mos e largojë kazanin nga zjarri e as bukën prej furrës, derisa të vete unë”, - pastaj u tha shokëve: “Ejani.” Muhaxhirët dhe ensarët u ngritën për të shkuar. Kur Xhabiri hyri te gruaja, i tha: “Mjerë ti! Po vjen Pejgamberi ﷺ me muhaxhirët, ensarët dhe gjithë të tjerët.” Ajo i tha: “A të ka pyetur?” - Po, - i tha Xhabiri. Atëherë Pejgamberi ﷺ u tha: “Hyni dhe mos u shtyni.” Pastaj filloi ta ndajë bukën e të vendosë mish në të. Sa herë që merrte diçka, e mbulonte kazanin dhe furrën. U jepte shokëve të vet një pjesë, pastaj prapë merrte. Kështu vazhdoi të ndante bukë dhe të merrte mish prej kazanit, derisa të gjithë u ngopën dhe teproi ushqim. Më pas i tha asaj: “Ha prej këtij ushqimi dhe shpërndaje, sepse njerëzit i ka goditur uri e madhe.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4101.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4101.json"
  }
}