{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4108",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4108",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4108",
  "text": "Ibrahim ibn Musai më ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi, e ky nga Ibn Omeri. Po ashtu ka thënë: Ibn Tavusi më ka rrëfyer, e ky nga Ikrime ibn Halidi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Shkova te Hafsa, së cilës gërshetat i pikonin ujë, e i thashë: “Ti je dëshmitare për ndodhitë e fundit (Luftën e Sifinit dhe më pas pajtimin), ndërsa mua nuk m'u dha asnjë rol në tërë këtë.” Ajo ia ktheu: “Bashkëngjitju atyre, sepse po të presin dhe kam frikë se, nëse ti nuk shkon, ata do të përçahen.” Ajo i foli derisa ai vendosi të shkojë. Pasi njerëzit u ndanë, Muaviu u ligjëroi dhe u tha: “Kush do të flasë për këtë çështje (hilafetin), le të dalë dhe le të flasë, kurse ne jemi më meritorë për të se ai dhe babai i tij.” Habib ibn Mesleme i tha Ibn Omerit: “A nuk po i përgjigjesh?” Abdullah ibn Omeri thotë: “E zgjidha shokën(brezin) dhe doja të thosha: “Më meritori për këtë është ai që të ka luftuar ty dhe babanë tënd për Islamin”, por u frikësova të thosha ndonjë fjalë që do t'i përçante njerëzit, do të derdhej gjaku e do të komentohej gabimisht, pastaj m'u kujtua ajo që ka përgatitur Allahu në Xhenet.” Atëherë Habibi i tha: “U ruajte dhe u mbrojte.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4108",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Omeri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنِي إِبْرَاهِيمُ بْنُ مُوسَى: أَخْبَرَنَا هِشَامٌ، عَنْ مَعْمَرٍ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ سَالِمٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ قَالَ: وَأَخْبَرَنِي ابْنُ طَاوُسٍ، عَنْ عِكْرِمَةَ بْنِ خَالِدٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ قَالَ: دَخَلْتُ عَلَى حَفْصَةَ وَنَسْوَاتُهَا تَنْطُفُ، قُلْتُ: قَدْ كَانَ مِنْ أَمْرِ النَّاسِ مَا تَرَيْنَ، فَلَمْ يُجْعَلْ لِي مِنَ الأَمْرِ شَىْءٌ. فَقَالَتِ: اِلْحَقْ فَإِنَّهُمْ يَنْتَظِرُونَكَ، وَأَخْشَى أَنْ يَكُونَ فِي احْتِبَاسِكَ عَنْهُمْ فُرْقَةٌ. فَلَمْ تَدَعْهُ حَتَّى ذَهَبَ، فَلَمَّا تَفَرَّقَ النَّاسُ خَطَبَ مُعَاوِيَةُ قَالَ: مَنْ كَانَ يُرِيدُ أَنْ يَتَكَلَّمَ فِي هَذَا الأَمْرِ فَلْيُطْلِعْ لَنَا قَرْنَهُ، فَلَنَحْنُ أَحَقُّ بِهِ مِنْهُ وَمِنْ أَبِيهِ. قَالَ حَبِيبُ بْنُ مَسْلَمَةَ: فَهَلاَّ أَجَبْتَهُ؟ قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: فَحَلَلْتُ حُبْوَتِي وَهَمَمْتُ أَنْ أَقُولَ: أَحَقُّ بِهَذَا الأَمْرِ مِنْكَ مَنْ قَاتَلَكَ وَأَبَاكَ عَلَى الإِسْلاَمِ. فَخَشِيتُ أَنْ أَقُولَ كَلِمَةً تُفَرِّقُ بَيْنَ الْجَمْعِ، وَتَسْفِكُ الدَّمَ، وَيُحْمَلُ عَنِّي غَيْرُ ذَلِكَ، فَذَكَرْتُ مَا أَعَدَّ اللَّهُ فِي الْجِنَانِ. قَالَ حَبِيبٌ: حُفِظْتَ وَعُصِمْتَ. قَالَ مَحْمُودٌ عَنْ عَبْدِ الرَّزَّاقِ: وَنَوْسَاتُهَا.",
    "albanian": "Ibrahim ibn Musai më ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi, e ky nga Ibn Omeri. Po ashtu ka thënë: Ibn Tavusi më ka rrëfyer, e ky nga Ikrime ibn Halidi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Shkova te Hafsa, së cilës gërshetat i pikonin ujë, e i thashë: “Ti je dëshmitare për ndodhitë e fundit (Luftën e Sifinit dhe më pas pajtimin), ndërsa mua nuk m'u dha asnjë rol në tërë këtë.” Ajo ia ktheu: “Bashkëngjitju atyre, sepse po të presin dhe kam frikë se, nëse ti nuk shkon, ata do të përçahen.” Ajo i foli derisa ai vendosi të shkojë. Pasi njerëzit u ndanë, Muaviu u ligjëroi dhe u tha: “Kush do të flasë për këtë çështje (hilafetin), le të dalë dhe le të flasë, kurse ne jemi më meritorë për të se ai dhe babai i tij.” Habib ibn Mesleme i tha Ibn Omerit: “A nuk po i përgjigjesh?” Abdullah ibn Omeri thotë: “E zgjidha shokën(brezin) dhe doja të thosha: “Më meritori për këtë është ai që të ka luftuar ty dhe babanë tënd për Islamin”, por u frikësova të thosha ndonjë fjalë që do t'i përçante njerëzit, do të derdhej gjaku e do të komentohej gabimisht, pastaj m'u kujtua ajo që ka përgatitur Allahu në Xhenet.” Atëherë Habibi i tha: “U ruajte dhe u mbrojte.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4108.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4108.json"
  }
}