Abdullah ibn Ebu Shejbe më ka thënë: Na ka treguar Ibn Numejri, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Hendekut, pasi Pejgamberi ﷺ u kthye (nga ballafaqimi me armikun), i la armët dhe u pastrua. Xhibrili ﷺ erdhi dhe i tha: “Ti i le armët, por betohem në Allahun se ne (melekët) nuk i kemi lënë. Shko tek ata.” Pejgamberi ﷺ e pyeti: “Për ku (t'ia mësyj) ?” Ai tha: “Atje”, - dhe bëri me dorë drejt fisit benu kurejdha. Kështu, Pejgamberi ﷺ u nis drejt tyre.
حَدَّثَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ أَبِي شَيْبَةَ: حَدَّثَنَا ابْنُ نُمَيْرٍ، عَنْ هِشَامٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: لَمَّا رَجَعَ النَّبِيُّ ﷺ مِنَ الْخَنْدَقِ وَوَضَعَ السِّلاَحَ وَاغْتَسَلَ، أَتَاهُ جِبْرِيلُ - عَلَيْهِ السَّلاَمُ - فَقَالَ: قَدْ وَضَعْتَ السِّلاَحَ! وَاللَّهِ مَا وَضَعْنَاهُ، فَاخْرُجْ إِلَيْهِمْ. قَالَ: "فَإِلَى أَيْنَ؟" قَالَ: هَا هُنَا، وَأَشَارَ إِلَى بَنِي قُرَيْظَةَ، فَخَرَجَ النَّبِيُّ ﷺ إِلَيْهِمْ.