Abdullah ibn Muhamed ibn Esma na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejri ibn Esma, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Ahzabit, Pejgamberi ﷺ (pas betejës) na tha: “Askush të mos e falë ikindinë, përveçse te fisi benu kurejdha.” Disa, prej atyre që namazi i ikindisë i kishte zënë rrugës, thanë: “Nuk do ta falim ikindinë pa arritur te fisi benu kurejdha.” - Jo, do të falemi. Pejgamberi ﷺ nuk ka pasur këtë për qëllim (ikjen e kohës së namazit), - thanë të tjerët. Kur ia përmendën këtë gjë Pejgamberit ﷺ, nuk e qortoi asnjërin grup.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدِ بْنِ أَسْمَاءَ: حَدَّثَنَا جُوَيْرِيَةُ بْنُ أَسْمَاءَ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ يَوْمَ الأَحْزَابِ: "لاَ يُصَلِّيَنَّ أَحَدٌ الْعَصْرَ إِلاَّ فِي بَنِي قُرَيْظَةَ". فَأَدْرَكَ بَعْضُهُمُ الْعَصْرَ فِي الطَّرِيقِ، فَقَالَ بَعْضُهُمْ: لاَ نُصَلِّي حَتَّى نَأْتِيَهَا. وَقَالَ بَعْضُهُمْ: بَلْ نُصَلِّي، لَمْ يُرِدْ مِنَّا ذَلِكَ، فَذُكِرَ ذَلِكَ لِلنَّبِيِّ ﷺ فَلَمْ يُعَنِّفْ وَاحِدًا مِنْهُمْ.