{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4122",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4122",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4122",
  "text": "Zekerija ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Numejri, e këtij i ka treguar Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hendekut Sadi u plagos në krah. Atë e goditi një kurejsh, që quhej Hiban ibn Arika. Pejgamberi ﷺ ngriti një tendë brenda xhamisë, që ta vizitonte atë (Sadin) për së afërmi. Pasi Pejgamberi ﷺ u kthye prej Hendekut, i la armët dhe u pastrua. Xhibrili ﷺ erdhi duke shkundur pluhurin nga koka dhe i tha: “Ti i le armët, por betohem në Allahun se unë nuk i kam lënë. Shko tek ata.” Pejgamberi ﷺ e pyeti: “Për ku (t'ia mësyj) ?” Ai bëri me dorë drejt fisit benu kurejdha. Kështu, Pejgamberi ﷺ shkoi. Ata u pajtuan që Sadi t'i gjykojë, andaj i Dërguari i Allahut ﷺ gjykimin ia la atij. Sadi tha: “Unë gjykoj që luftëtarët të vriten, kurse gratë dhe fëmijët të robërohen, ndërsa pasuria e tyre të ndahet.” Hishami ka thënë: “Më ka rrëfyer babai im nga Aishja se ka thënë: “Sad ibn Muadhi tha: “O Allah! Ti e di se nuk ka ndonjë që dua ta luftoj për hir Tëndin më shumë sesa popullin që kanë përgënjeshtruar dhe e kanë dëbuar të Dërguarin Tënd ﷺ. O Allah! Unë mendoj se Ti i ke dhënë fund luftës mes nesh dhe atyre. Por, nëse ende ka mbetur ndonjë luftë me kurejshët, më jep jetë që t'i luftoj ata për Ty! E, nëse i ke dhënë fund luftës, bëje plagën time të shpërthejë, që prej saj të vdes!” Kështu, gjaku i shpërtheu prej gjoksit. Pjesëtarët e fisit gifar, që ndodheshin në një tendë tjetër në xhami, nuk kuptuan asgjë derisa vërejtën gjakun të rrjedhë tek ata. Atëherë thanë: “O banorë të tendës! Ç'është kjo që po rrjedh nga ana juaj?” Kur shikuan, e gjetën Sadin tek i rridhte plaga gjak. Nga kjo plagë, Sadi gjeti vdekjen. Allahu qoftë i kënaqur me të!”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4122",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Aishe bint Ebu Bekri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا زَكَرِيَّا بْنُ يَحْيَى: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ نُمَيْرٍ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: أُصِيبَ سَعْدٌ يَوْمَ الْخَنْدَقِ رَمَاهُ رَجُلٌ مِنْ قُرَيْشٍ يُقَالُ لَهُ: حِبَّانُ ابْنُ الْعَرِقَةِ رَمَاهُ فِي الأَكْحَلِ، فَضَرَبَ النَّبِيُّ ﷺ خَيْمَةً فِي الْمَسْجِدِ لِيَعُودَهُ مِنْ قَرِيبٍ، فَلَمَّا رَجَعَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مِنَ الْخَنْدَقِ وَضَعَ السِّلاَحَ وَاغْتَسَلَ، فَأَتَاهُ جِبْرِيلُ - عَلَيْهِ السَّلاَمُ - وَهُوَ يَنْفُضُ رَأْسَهُ مِنَ الْغُبَارِ - فَقَالَ قَدْ وَضَعْتَ السِّلاَحَ وَاللَّهِ مَا وَضَعْتُهُ، اخْرُجْ إِلَيْهِمْ. قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"فَأَيْنَ؟\" فَأَشَارَ إِلَى بَنِي قُرَيْظَةَ، فَأَتَاهُمْ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَنَزَلُوا عَلَى حُكْمِهِ، فَرَدَّ الْحُكْمَ إِلَى سَعْدٍ قَالَ: فَإِنِّي أَحْكُمُ فِيهِمْ أَنْ تُقْتَلَ الْمُقَاتِلَةُ، وَأَنْ تُسْبَى النِّسَاءُ وَالذُّرِّيَّةُ، وَأَنْ تُقْسَمَ أَمْوَالُهُمْ. قَالَ هِشَامٌ: فَأَخْبَرَنِي أَبِي عَنْ عَائِشَةَ أَنَّ سَعْدًا قَالَ: اللَّهُمَّ إِنَّكَ تَعْلَمُ أَنَّهُ لَيْسَ أَحَدٌ أَحَبَّ إِلَىَّ أَنْ أُجَاهِدَهُمْ فِيكَ مِنْ قَوْمٍ كَذَّبُوا رَسُولَكَ ﷺ وَأَخْرَجُوهُ، اللَّهُمَّ فَإِنِّي أَظُنُّ أَنَّكَ قَدْ وَضَعْتَ الْحَرْبَ بَيْنَنَا وَبَيْنَهُمْ، فَإِنْ كَانَ بَقِيَ مِنْ حَرْبِ قُرَيْشٍ شَىْءٌ، فَأَبْقِنِي لَهُ حَتَّى أُجَاهِدَهُمْ فِيكَ، وَإِنْ كُنْتَ وَضَعْتَ الْحَرْبَ فَافْجُرْهَا، وَاجْعَلْ مَوْتَتِي فِيهَا. فَانْفَجَرَتْ مِنْ لَبَّتِهِ، فَلَمْ يَرُعْهُمْ وَفِي الْمَسْجِدِ خَيْمَةٌ مِنْ بَنِي غِفَارٍ إِلاَّ الدَّمُ يَسِيلُ إِلَيْهِمْ فَقَالُوا: يَا أَهْلَ الْخَيْمَةِ مَا هَذَا الَّذِي يَأْتِينَا مِنْ قِبَلِكُمْ؟ فَإِذَا سَعْدٌ يَغْذُو جُرْحُهُ دَمًا، فَمَاتَ مِنْهَا رضى الله عنه.",
    "albanian": "Zekerija ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Numejri, e këtij i ka treguar Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hendekut Sadi u plagos në krah. Atë e goditi një kurejsh, që quhej Hiban ibn Arika. Pejgamberi ﷺ ngriti një tendë brenda xhamisë, që ta vizitonte atë (Sadin) për së afërmi. Pasi Pejgamberi ﷺ u kthye prej Hendekut, i la armët dhe u pastrua. Xhibrili ﷺ erdhi duke shkundur pluhurin nga koka dhe i tha: “Ti i le armët, por betohem në Allahun se unë nuk i kam lënë. Shko tek ata.” Pejgamberi ﷺ e pyeti: “Për ku (t'ia mësyj) ?” Ai bëri me dorë drejt fisit benu kurejdha. Kështu, Pejgamberi ﷺ shkoi. Ata u pajtuan që Sadi t'i gjykojë, andaj i Dërguari i Allahut ﷺ gjykimin ia la atij. Sadi tha: “Unë gjykoj që luftëtarët të vriten, kurse gratë dhe fëmijët të robërohen, ndërsa pasuria e tyre të ndahet.” Hishami ka thënë: “Më ka rrëfyer babai im nga Aishja se ka thënë: “Sad ibn Muadhi tha: “O Allah! Ti e di se nuk ka ndonjë që dua ta luftoj për hir Tëndin më shumë sesa popullin që kanë përgënjeshtruar dhe e kanë dëbuar të Dërguarin Tënd ﷺ. O Allah! Unë mendoj se Ti i ke dhënë fund luftës mes nesh dhe atyre. Por, nëse ende ka mbetur ndonjë luftë me kurejshët, më jep jetë që t'i luftoj ata për Ty! E, nëse i ke dhënë fund luftës, bëje plagën time të shpërthejë, që prej saj të vdes!” Kështu, gjaku i shpërtheu prej gjoksit. Pjesëtarët e fisit gifar, që ndodheshin në një tendë tjetër në xhami, nuk kuptuan asgjë derisa vërejtën gjakun të rrjedhë tek ata. Atëherë thanë: “O banorë të tendës! Ç'është kjo që po rrjedh nga ana juaj?” Kur shikuan, e gjetën Sadin tek i rridhte plaga gjak. Nga kjo plagë, Sadi gjeti vdekjen. Allahu qoftë i kënaqur me të!”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4122.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4122.json"
  }
}