Sahihu i Buhariut — Hadithi 4130

Betejat · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Muadhi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Ebu Zubejri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ka qenë me Pejgamberin ﷺ në Nahle. Pastaj rrëfeu për namazin e frikës. Maliku ka thënë: “Kjo është gjëja më e mirë që e kam dëgjuar për namazin e frikës.” Transmetimin e Muadhit e fuqizon Lejthiu nga Hishami, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e këtij i ka treguar Kasim ibn Muhamedi se: “ 000000;">Pejgamberi ﷺ e ka falur namazin e frikës në Betejën Benu Enmar.”

Arabisht

وَقَالَ مُعَاذٌ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ، عَنْ أَبِي الزُّبَيْرِ، عَنْ جَابِرٍ قَالَ: كُنَّا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ بِنَخْلٍ. فَذَكَرَ صَلاَةَ الْخَوْفِ. قَالَ مَالِكٌ: وَذَلِكَ أَحْسَنُ مَا سَمِعْتُ فِي صَلاَةِ الْخَوْفِ. تَابَعَهُ اللَّيْثُ عَنْ هِشَامٍ عَنْ زَيْدِ بْنِ أَسْلَمَ: أَنَّ الْقَاسِمَ بْنَ مُحَمَّدٍ حَدَّثَهُ: صَلَّى النَّبِيُّ ﷺ فِي غَزْوَةِ بَنِي أَنْمَارٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4130