{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4135",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4135",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4135",
  "text": "Ismaili na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Muhamed ibn Ebu Atiku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Sinan ibn Ebu Sinan Dueliu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se bashkë me të Dërguarin e Allahut ﷺ ka luftuar në drejtim të Nexhdit. Gjatë kthimit, me të arritur në një luginë që kishte shumë pemë, u ndalën bashkë me të Dërguarin e Allahut ﷺ që të pushojnë. I Dërguari i Allahut ﷺ zbriti dhe, ndërsa njerëzit u shpërndanë duke u strehuar nëpër hije pemësh, edhe ai ﷺ zuri një hije peme dhe vari në të shpatën. Aty na zuri gjumi dhe, papritmas, Pejgamberi ﷺ na zgjoi duke na thirrur. Kur shkuam aty, pranë tij ndodhej ulur një beduin. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ky person ma mori shpatën fshehurazi teksa unë po flija dhe, kur u zgjova, ai e kishte në dorë, të nxjerrë prej këllëfit. Ai më tha: “Kush do të të shpëtojë prej meje tani?” I thashë: “ Allahu.” Ja ku po qëndron tutje i ulur.” Pra, i Dërguari i Allahut ﷺ nuk e dënoi për veprimin e tij.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4135",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Xhabir ibn Abdullah Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ: حَدَّثَنِي أَخِي، عَنْ سُلَيْمَانَ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ أَبِي عَتِيقٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ سِنَانِ بْنِ أَبِي سِنَانٍ الدُّؤَلِيِّ، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - أَخْبَرَهُ: أَنَّهُ غَزَا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ قِبَلَ نَجْدٍ، فَلَمَّا قَفَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ قَفَلَ مَعَهُ، فَأَدْرَكَتْهُمُ الْقَائِلَةُ فِي وَادٍ كَثِيرِ الْعِضَاهِ، فَنَزَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ، وَتَفَرَّقَ النَّاسُ فِي الْعِضَاهِ يَسْتَظِلُّونَ بِالشَّجَرِ، وَنَزَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ تَحْتَ سَمُرَةٍ، فَعَلَّقَ بِهَا سَيْفَهُ، قَالَ جَابِرٌ: فَنِمْنَا نَوْمَةً، ثُمَّ إِذَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَدْعُونَا، فَجِئْنَاهُ فَإِذَا عِنْدَهُ أَعْرَابِيٌّ جَالِسٌ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"إِنَّ هَذَا اخْتَرَطَ سَيْفِي، وَأَنَا نَائِمٌ فَاسْتَيْقَظْتُ، وَهُوَ فِي يَدِهِ صَلْتًا، فَقَالَ لِي: مَنْ يَمْنَعُكَ مِنِّي؟ قُلْتُ لَهُ: اللَّهُ. فَهَا هُوَ ذَا جَالِسٌ\". ثُمَّ لَمْ يُعَاقِبْهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ.",
    "albanian": "Ismaili na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Muhamed ibn Ebu Atiku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Sinan ibn Ebu Sinan Dueliu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se bashkë me të Dërguarin e Allahut ﷺ ka luftuar në drejtim të Nexhdit. Gjatë kthimit, me të arritur në një luginë që kishte shumë pemë, u ndalën bashkë me të Dërguarin e Allahut ﷺ që të pushojnë. I Dërguari i Allahut ﷺ zbriti dhe, ndërsa njerëzit u shpërndanë duke u strehuar nëpër hije pemësh, edhe ai ﷺ zuri një hije peme dhe vari në të shpatën. Aty na zuri gjumi dhe, papritmas, Pejgamberi ﷺ na zgjoi duke na thirrur. Kur shkuam aty, pranë tij ndodhej ulur një beduin. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ky person ma mori shpatën fshehurazi teksa unë po flija dhe, kur u zgjova, ai e kishte në dorë, të nxjerrë prej këllëfit. Ai më tha: “Kush do të të shpëtojë prej meje tani?” I thashë: “ Allahu.” Ja ku po qëndron tutje i ulur.” Pra, i Dërguari i Allahut ﷺ nuk e dënoi për veprimin e tij."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4135.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4135.json"
  }
}