{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4139",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4139",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4139",
  "text": "Mahmudi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se ka luftuar së bashku me të Dërguarin e Allahut ﷺ në Betejën e Nexhdit. Ata, me të arritur në një luginë që kishte shumë pemë, u ndalën për të pushuar. I Dërguari i Allahut ﷺ u strehua në hijen e një peme, ku njëherazi vari shpatën. Njerëzit u shpërndanë në hijet e pemëve. Teksa ishim në atë gjendje, papritmas, i Dërguari i Allahut ﷺ na thirri, sakaq ne shkuam. Kur, ja, para tij ishte ulur një beduin. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ky person më erdhi teksa unë po flija dhe ma mori shpatën fshehurazi. Kur u zgjova, ai qëndronte në këmbë mbi kokën time dhe në dorë kishte shpatën të nxjerrë prej këllëfit. Ai më tha: “Kush do të të shpëtojë prej meje?” Unë i thashë: “Allahu.” Atëherë ai e futi shpatën në këllëf dhe u ul. Ky është ai.” I Dërguari i Allahut ﷺ nuk e dënoi.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4139",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Xhabir ibn Abdullah Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مَحْمُودٌ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّزَّاقِ: أَخْبَرَنَا مَعْمَرٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: غَزَوْنَا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ غَزْوَةَ نَجْدٍ، فَلَمَّا أَدْرَكَتْهُ الْقَائِلَةُ وَهُوَ فِي وَادٍ كَثِيرِ الْعِضَاهِ، فَنَزَلَ تَحْتَ شَجَرَةٍ وَاسْتَظَلَّ بِهَا وَعَلَّقَ سَيْفَهُ، فَتَفَرَّقَ النَّاسُ فِي الشَّجَرِ يَسْتَظِلُّونَ، وَبَيْنَا نَحْنُ كَذَلِكَ إِذْ دَعَانَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَجِئْنَا، فَإِذَا أَعْرَابِيٌّ قَاعِدٌ بَيْنَ يَدَيْهِ، فَقَالَ: \"إِنَّ هَذَا أَتَانِي وَأَنَا نَائِمٌ، فَاخْتَرَطَ سَيْفِي فَاسْتَيْقَظْتُ، وَهُوَ قَائِمٌ عَلَى رَأْسِي، مُخْتَرِطٌ صَلْتًا قَالَ: مَنْ يَمْنَعُكَ مِنِّي؟ قُلْتُ: اللَّهُ. فَشَامَهُ، ثُمَّ قَعَدَ، فَهْوَ هَذَا\". قَالَ: وَلَمْ يُعَاقِبْهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ.",
    "albanian": "Mahmudi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se ka luftuar së bashku me të Dërguarin e Allahut ﷺ në Betejën e Nexhdit. Ata, me të arritur në një luginë që kishte shumë pemë, u ndalën për të pushuar. I Dërguari i Allahut ﷺ u strehua në hijen e një peme, ku njëherazi vari shpatën. Njerëzit u shpërndanë në hijet e pemëve. Teksa ishim në atë gjendje, papritmas, i Dërguari i Allahut ﷺ na thirri, sakaq ne shkuam. Kur, ja, para tij ishte ulur një beduin. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ky person më erdhi teksa unë po flija dhe ma mori shpatën fshehurazi. Kur u zgjova, ai qëndronte në këmbë mbi kokën time dhe në dorë kishte shpatën të nxjerrë prej këllëfit. Ai më tha: “Kush do të të shpëtojë prej meje?” Unë i thashë: “Allahu.” Atëherë ai e futi shpatën në këllëf dhe u ul. Ky është ai.” I Dërguari i Allahut ﷺ nuk e dënoi."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4139.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4139.json"
  }
}