Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ pa këlbazë në drejtim të kiblës dhe e fshiu me një guralec. Pastaj, ka ndaluar që dikush të pështyjë përpara vetes ose në të djathtë, por (nëse pështyn), le të pështyjë majtas ose nën këmbën e majtë. Po ashtu është transmetuar nga Zuhriu se e ka dëgjuar Humejdin, e ky nga Ebu Seidi, ngjashëm.
حَدَّثَنَا عَلِيٌّ قَالَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ قَالَ: حَدَّثَنَا الزُّهْرِيُّ، عَنْ حُمَيْدِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ، أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ أَبْصَرَ نُخَامَةً فِي قِبْلَةِ الْمَسْجِدِ فَحَكَّهَا بِحَصَاةٍ، ثُمَّ نَهَى أَنْ يَبْزُقَ الرَّجُلُ بَيْنَ يَدَيْهِ أَوْ عَنْ يَمِينِهِ، وَلَكِنْ عَنْ يَسَارِهِ أَوْ تَحْتَ قَدَمِهِ الْيُسْرَى. وَعَنِ الزُّهْرِيِّ سَمِعَ حُمَيْدًا عَنْ أَبِي سَعِيدٍ نَحْوَهُ.