Sahihu i Buhariut — Hadithi 4142

Betejat · Transmetuesi: Zuhriu

Shqip

Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Më ka diktuar Hisham ibn Jusufi nga kujtesa e tij, e këtij i ka rrëfyer Mameri se Zuhriu tregon: “Velid ibn Abdulmeliku më ka thënë: “A ke dëgjuar se Aliu ka qenë prej atyre që e kanë akuzuar Aishen?” Unë i thashë: “Jo, por dy pjesëtarë të fisit tënd, Ebu Seleme ibn Abdurrahmani dhe Ebu Bekër ibn Abdurrahman ibn Harithi, më kanë treguar se Aishja u ka thënë atyre se Aliu ka heshtur në çështjen e saj.” Ata prapë e pyetën Zuhriun, e ai iu përgjigj njëjtë dhe u tha: “Aliu, pa asnjë dyshim, ka heshtur. Kështu qëndron edhe në dorëshkrimin e vjetër.”

Arabisht

حَدَّثَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ قَالَ: أَمْلَى عَلَىَّ هِشَامُ بْنُ يُوسُفَ مِنْ حِفْظِهِ: أَخْبَرَنَا مَعْمَرٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: قَالَ لِي الْوَلِيدُ بْنُ عَبْدِ الْمَلِكِ: أَبَلَغَكَ أَنَّ عَلِيًّا كَانَ فِيمَنْ قَذَفَ عَائِشَةَ؟ قُلْتُ: لاَ. وَلَكِنْ قَدْ أَخْبَرَنِي رَجُلاَنِ مِنْ قَوْمِكِ أَبُو سَلَمَةَ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ وَأَبُو بَكْرِ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ الْحَارِثِ أَنَّ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ لَهُمَا: كَانَ عَلِيٌّ مُسَلِّمًا فِي شَأْنِهَا. فَرَاجَعُوهُ فَلَمْ يَرْجِعْ وَقَالَ: مُسَلِّمًا: بِلَا شَكٍّ فِيهِ وَعَلَيْهِ كَانَ فِي أَصْلِ الْعَتِيقِ كَذَلِكَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4142