Sahihu i Buhariut — Hadithi 4144

Betejat · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Jahjai më ka thënë: Na ka treguar Vekiu, e ky nga Nafi ibn Omeri, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se: Kur Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e lexonte ajetin: “Kur atë (shpifjen) e përcillnit me gjuhët tuaja...”, (Nur, 15) thoshte: “... e përcillnit...” do të thotë gënjenit.” Ibn Ebu Mulejke thoshte: “Ajo e dinte këtë më së miri nga të gjithë, sepse ky ajet ka zbritur për të.”

Arabisht

حَدَّثَنِي يَحْيَى: حَدَّثَنَا وَكِيعٌ، عَنْ نَافِعِ بْنِ عُمَرَ، عَنِ ابْنِ أَبِي مُلَيْكَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - كَانَتْ تَقْرَأُ: "إِذْ تَلِقُونَهُ بِأَلْسِنَتِكُمْ". وَتَقُولُ: الْوَلْقُ الْكَذِبُ. قَالَ ابْنُ أَبِي مُلَيْكَةَ: وَكَانَتْ أَعْلَمَ مِنْ غَيْرِهَا بِذَلِكَ لِأَنَّهُ نَزَلَ فِيهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4144