Sahihu i Buhariut — Hadithi 4148

Betejat · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Hudbe ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “ I Dërguari i Allahut ﷺ i ka kryer katër umre. Të gjitha i ka kryer në muajin dhul kade, përveç umrës që pati kryer gjatë haxhit: një umre në Hudejbije, në muajin dhul kade; një në vitin pasues, në muajin dhul kade; një prej Xhiëranës, kur e pati shpërndarë plaçkën e Hunejnit, në muajin dhul kade; dhe një umre gjatë haxhit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا هُدْبَةُ بْنُ خَالِدٍ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ، عَنْ قَتَادَةَ: أَنَّ أَنَسًا - رضى الله عنه - أَخْبَرَهُ قَالَ: اعْتَمَرَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَرْبَعَ عُمَرٍ كُلُّهُنَّ فِي ذِي الْقَعْدَةِ، إِلاَّ الَّتِي كَانَتْ مَعَ حَجَّتِهِ: عُمْرَةً مِنَ الْحُدَيْبِيَةِ فِي ذِي الْقَعْدَةِ، وَعُمْرَةً مِنَ الْعَامِ الْمُقْبِلِ فِي ذِي الْقَعْدَةِ، وَعُمْرَةً مِنَ الْجِعْرَانَةِ حَيْثُ قَسَمَ غَنَائِمَ حُنَيْنٍ فِي ذِي الْقَعْدَةِ، وَعُمْرَةً مَعَ حَجَّتِهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4148