Sahihu i Buhariut — Hadithi 4153

Betejat · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Salt ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e ky nga Seidi se Katadja tregon: “Seid ibn Musejebit i thashë: “Jam informuar se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) thoshte: “Ata kanë qenë një mijë e katërqind.” Seidi më tha: “Xhabiri më ka treguar se ata që i kanë dhënë besën Pejgamberit ﷺ në Hudejbije kanë qenë një mijë e pesëqind persona.” Transmetimin e Seidit e fuqizon Ebu Davudi, e këtij i ka treguar Kurra nga Katadja.

Arabisht

حَدَّثَنَا الصَّلْتُ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا يَزِيدُ بْنُ زُرَيْعٍ، عَنْ سَعِيدٍ، عَنْ قَتَادَةَ، قُلْتُ لِسَعِيدِ بْنِ الْمُسَيَّبِ: بَلَغَنِي أَنَّ جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ كَانَ يَقُولُ: كَانُوا أَرْبَعَ عَشْرَةَ مِائَةً. فَقَالَ لِي سَعِيدٌ: حَدَّثَنِي جَابِرٌ: كَانُوا خَمْسَ عَشْرَةَ مِائَةً الَّذِينَ بَايَعُوا النَّبِيَّ ﷺ يَوْمَ الْحُدَيْبِيَةِ. تَابَعَهُ أَبُو دَاوُدَ: حَدَّثَنَا قُرَّةُ عَنْ قَتَادَةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4153