Sahihu i Buhariut — Hadithi 4172

Betejat · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Ahmed ibn Is'haku më ka thënë: Na ka treguar Othmani ibn Omeri, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në lidhje me ajetin: “Ne, ta dhamë ty fitoren e qartë”, ka thënë: “Ka për qëllim Hudejbijen.” Shokët e Pejgamberit ﷺ i thanë: “Lum për ty (o i Dërguari i Allahut!)! Po për ne çfarë ka?” Atëherë Allahu e zbriti ajetin: “Edhe për t'i futur besimtarët dhe besimtaret në xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj...” (Fet'h, 5) Shuëbe ka thënë: “Teksa isha në Kufe, e transmetova tërë këtë hadith prej Katades, pastaj u ktheva dhe ia përmenda, e ai më tha: “Sa i përket: “Ne, ta dhamë ty fitoren e qartë”, është nga Enesi, e, sa i përket “Lum për ty”, është nga Ikrime.”

Arabisht

حَدَّثَنِي أَحْمَدُ بْنُ إِسْحَاقَ: حَدَّثَنَا عُثْمَانُ بْنُ عُمَرَ: أَخْبَرَنَا شُعْبَةُ، عَنْ قَتَادَةَ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه: ﴿إِنَّا فَتَحْنَا لَكَ فَتْحًا مُبِينًا﴾ قَالَ: الْحُدَيْبِيَةُ. قَالَ أَصْحَابُهُ: هَنِيئًا مَرِيئًا فَمَا لَنَا؟ فَأَنْزَلَ اللَّهُ: ﴿لِّيُدْخِلَ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ... ﴾ . [الفتح: ٥] قَالَ شُعْبَةُ: فَقَدِمْتُ الْكُوفَةَ فَحَدَّثْتُ بِهَذَا كُلِّهِ عَنْ قَتَادَةَ ثُمَّ رَجَعْتُ فَذَكَرْتُ لَهُ فَقَالَ: أَمَّا: ﴿إِنَّا فَتَحْنَا لَكَ﴾ فَعَنْ أَنَسٍ، وَأَمَّا: هَنِيئًا مَرِيئًا. فَعَنْ عِكْرِمَةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4172