Sahihu i Buhariut — Hadithi 4177

Betejat · Transmetuesi: Eslemi, i çrobëruari i Omerit

Shqip

Abdullah ibn Jusufi më ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi se babai i tij Eslemi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në një prej udhëtimeve, i Dërguari i Allahut ﷺ ishte duke ecur natën së bashku me Omer ibn Hatabin. Omer ibn Hatabi e pyeti për diçka, mirëpo i Dërguari i Allahut nuk iu përgjigj. Ai e pyeti sërish, por ai nuk iu përgjigj. E pyeti për së treti, por ai nuk iu përgjigj. Atëherë Omer ibn Hatabi tha me vete: “Mjerë nëna për ty, o Omer! Këmbëngule ndaj të Dërguarit të Allahut ﷺ tri herë, e ai nuk t'u përgjigj.” Omeri tha: “E ngava devenë, derisa dola para muslimanëve dhe kisha frikë mos zbriste ajet Kurani për mua (si qortim). Pas pak dëgjova një lajmëtar duke më thirrur. Unë thashë me vete: “Tash vërtet po frikësohem mos ka zbritur ndonjë ajet Kurani për mua.” Shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i dhashë selam, e ai më tha: “Sonte më ka zbritur një sure, e cila është më e dashur tek unë se çdo gjë mbi të cilën rrezaton dielli.” Pastaj lexoi: “Ne, ta dhamë ty fitoren e qartë.” (Fet'h, 1)

Arabisht

حَدَّثَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ زَيْدِ بْنِ أَسْلَمَ، عَنْ أَبِيهِ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ كَانَ يَسِيرُ فِي بَعْضِ أَسْفَارِهِ، - وَعُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ يَسِيرُ مَعَهُ لَيْلاً -، فَسَأَلَهُ عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ عَنْ شَىْءٍ فَلَمْ يُجِبْهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ ثُمَّ سَأَلَهُ فَلَمْ يُجِبْهُ، ثُمَّ سَأَلَهُ فَلَمْ يُجِبْهُ وَقَالَ عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ: ثَكِلَتْكَ أُمُّكَ يَا عُمَرُ، نَزَرْتَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ ثَلاَثَ مَرَّاتٍ، كُلُّ ذَلِكَ لاَ يُجِيبُكَ. قَالَ عُمَرُ: فَحَرَّكْتُ بَعِيرِي ثُمَّ تَقَدَّمْتُ أَمَامَ الْمُسْلِمِينَ، وَخَشِيتُ أَنْ يَنْزِلَ فِيَّ قُرْآنٌ، فَمَا نَشِبْتُ أَنْ سَمِعْتُ صَارِخًا يَصْرُخُ بِي قَالَ: فَقُلْتُ: لَقَدْ خَشِيتُ أَنْ يَكُونَ نَزَلَ فِيَّ قُرْآنٌ. وَجِئْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَسَلَّمْتُ عَلَيْهِ فَقَالَ: "لَقَدْ أُنْزِلَتْ عَلَىَّ اللَّيْلَةَ سُورَةٌ لَهِيَ أَحَبُّ إِلَىَّ مِمَّا طَلَعَتْ عَلَيْهِ الشَّمْسُ، ثُمَّ قَرَأَ: ﴿إِنَّا فَتَحْنَا لَكَ فَتْحًا مُبِينًا﴾ [الفتح: ١] ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4177