{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4180",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4180",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4180",
  "text": "4180, 4181 - Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Jakubi, e këtij i ka treguar i biri i vëllait të Ibn Shihabit, e ky nga xhaxhai i tij, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Mervan ibn Hakemi dhe Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë një prej ndodhive të të Dërguarit të Allahut ﷺ në Umrën e Hudejbijes: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ e shkroi marrëveshjen me Suhejl ibn Amrin ditën e Hudejbijes, për kohën e armëpushimit, nga gjërat që kushtëzoi Suhejl ibn Amri ka qenë: “Çdo kurejsh që vjen te ti, edhe në qoftë në fenë tënde, duhet të na e kthesh dhe të mos ndërhysh mes nesh dhe tij. Suhelji pranonte (marrëveshjen me) të Dërguarin e Allahut ﷺ vetëm me këto kushte. Muslimanët nuk e pëlqyen këtë, andaj u hidhëruan dhe folën për këtë. Ngaqë Suhejli pranonte (marrëveshjen me) të Dërguarin e Allahut ﷺ vetëm me këto kushte, atëherë i Dërguari i Allahut e pranoi (marrëveshjen). Atëkohë, ai u detyrua ta kthente Ebu Xhendel ibn Suhejlin te babai i vet, Suhejl ibn Amri. Gjatë kësaj periudhe, çdokush që vente tek i Dërguari i Allahut ﷺ nga radhët e burrave, edhe nëse ishte musliman, ai e kthente prapa. Edhe besimtaret erdhën duke bërë hixhret, në mesin e të cilave ishte edhe Umu Kulthum bint Ukbe ibn Ebu Muajti, e cila atëkohë ishte vajzë e re. Familja e saj vajtën dhe kërkuan prej Pejgamberit ﷺ t'ua kthente, por ai nuk ua ktheu për shkak të ajetit që Allahu i Madhëruar e kishte zbritur për besimtaret.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4180",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Misver ibn Mahremi - Mervan ibn Hakemi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنِي إِسْحَاقُ: أَخْبَرَنَا يَعْقُوبُ: حَدَّثَنِي ابْنُ أَخِي ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عَمِّهِ: أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ بْنُ الزُّبَيْرِ: أَنَّهُ سَمِعَ مَرْوَانَ بْنَ الْحَكَمِ، وَالْمِسْوَرَ بْنَ مَخْرَمَةَ، يُخْبِرَانِ خَبَرًا مِنْ خَبَرِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي عُمْرَةِ الْحُدَيْبِيَةِ فَكَانَ فِيمَا أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ عَنْهُمَا: أَنَّهُ لَمَّا كَاتَبَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ سُهَيْلَ بْنَ عَمْرٍو، يَوْمَ الْحُدَيْبِيَةِ عَلَى قَضِيَّةِ الْمُدَّةِ، وَكَانَ فِيمَا اشْتَرَطَ سُهَيْلُ بْنُ عَمْرٍو أَنَّهُ قَالَ: لاَ يَأْتِيكَ مِنَّا أَحَدٌ وَإِنْ كَانَ عَلَى دِينِكَ إِلاَّ رَدَدْتَهُ إِلَيْنَا، وَخَلَّيْتَ بَيْنَنَا وَبَيْنَهُ. وَأَبَى سُهَيْلٌ أَنْ يُقَاضِيَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ إِلاَّ عَلَى ذَلِكَ، فَكَرِهَ الْمُؤْمِنُونَ ذَلِكَ وَامَّعَضُوا، فَتَكَلَّمُوا فِيهِ، فَلَمَّا أَبَى سُهَيْلٌ أَنْ يُقَاضِيَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ إِلاَّ عَلَى ذَلِكَ، كَاتَبَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ، فَرَدَّ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَبَا جَنْدَلِ بْنَ سُهَيْلٍ يَوْمَئِذٍ إِلَى أَبِيهِ سُهَيْلِ بْنِ عَمْرٍو، وَلَمْ يَأْتِ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ أَحَدٌ مِنَ الرِّجَالِ إِلاَّ رَدَّهُ فِي تِلْكَ الْمُدَّةِ، وَإِنْ كَانَ مُسْلِمًا. وَجَاءَتِ الْمُؤْمِنَاتُ مُهَاجِرَاتٍ، فَكَانَتْ أُمُّ كُلْثُومٍ بِنْتُ عُقْبَةَ بْنِ مُعَيْطٍ مِمَّنْ خَرَجَ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَهِيَ عَاتِقٌ، فَجَاءَ أَهْلُهَا يَسْأَلُونَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ أَنْ يَرْجِعَهَا إِلَيْهِمْ، حَتَّى أَنْزَلَ اللَّهُ تَعَالَى فِي الْمُؤْمِنَاتِ مَا أَنْزَلَ.",
    "albanian": "4180, 4181 - Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Jakubi, e këtij i ka treguar i biri i vëllait të Ibn Shihabit, e ky nga xhaxhai i tij, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Mervan ibn Hakemi dhe Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë një prej ndodhive të të Dërguarit të Allahut ﷺ në Umrën e Hudejbijes: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ e shkroi marrëveshjen me Suhejl ibn Amrin ditën e Hudejbijes, për kohën e armëpushimit, nga gjërat që kushtëzoi Suhejl ibn Amri ka qenë: “Çdo kurejsh që vjen te ti, edhe në qoftë në fenë tënde, duhet të na e kthesh dhe të mos ndërhysh mes nesh dhe tij. Suhelji pranonte (marrëveshjen me) të Dërguarin e Allahut ﷺ vetëm me këto kushte. Muslimanët nuk e pëlqyen këtë, andaj u hidhëruan dhe folën për këtë. Ngaqë Suhejli pranonte (marrëveshjen me) të Dërguarin e Allahut ﷺ vetëm me këto kushte, atëherë i Dërguari i Allahut e pranoi (marrëveshjen). Atëkohë, ai u detyrua ta kthente Ebu Xhendel ibn Suhejlin te babai i vet, Suhejl ibn Amri. Gjatë kësaj periudhe, çdokush që vente tek i Dërguari i Allahut ﷺ nga radhët e burrave, edhe nëse ishte musliman, ai e kthente prapa. Edhe besimtaret erdhën duke bërë hixhret, në mesin e të cilave ishte edhe Umu Kulthum bint Ukbe ibn Ebu Muajti, e cila atëkohë ishte vajzë e re. Familja e saj vajtën dhe kërkuan prej Pejgamberit ﷺ t'ua kthente, por ai nuk ua ktheu për shkak të ajetit që Allahu i Madhëruar e kishte zbritur për besimtaret.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4180.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4180.json"
  }
}