Ibn Shihabi na ka thënë: Na ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ i vinte në provë besimtaret që bënin hixhret me këtë ajet: “O i Dërguar, kur të të vijnë besimtaret që të ta japin besatimin...” (Mumtehine, 12) Në një transmetim qëndron: “Jemi informuar se, kur Allahu e urdhëroi të Dërguarin e Tij ﷺ që t'ua kthejë idhujtarëve mehrin e grave të tyre që kishin bërë hixhret dhe ua ndaloi muslimanëve të qëndrojnë në martesë me idhujtaret, Omeri i shkurorëzoi dy gra të tij: Karibe bint Ebu Umejën dhe të bijën e Xhervel Huzaiut. Me Kariben u martua Muavi ibn Ebu Sufjani, kurse me tjetrën Ebu Xhehmi. Por, kur idhujtarët refuzuan t'ua kthejnë muslimanëve mehrin e grave të tyre (idhujtare), Allahu e zbriti ajetin: “Nëse ndonjëra prej grave tuaja kthehet te jobesimtarët e më pas ju fitoni plaçkë lufte prej tyre...” (Mumtehine, 11) Pra, fjala është për ata të cilëve gratë u kishin shkuar tek idhujtarët (të cilët nuk ua kishin kthyer mehrin) dhe Allahu kishte urdhëruar që të tillëve t'u jepet nga preja e luftës aq sa kishin shpenzuar duke u dhënë mehër grave të shpërngulura. Nuk dimë të ketë dezertuar (nga Islami) ndonjë prej grave të mërguara pasi e kishte përqafuar Islamin. Ebu Besir ibn Esid Thekafiu vajti te Pejgamberi ﷺ si besimtar muhaxhir gjatë kohës së armëpushimit, por Ahnes ibn Shurejku i kishte shkruar letër Pejgamberit ﷺ duke ia kërkuar Ebu Besirin.”
قَالَ ابْنُ شِهَابٍ: وَأَخْبَرَنِي عُرْوَةُ بْنُ الزُّبَيْرِ: أَنَّ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - زَوْجَ النَّبِيِّ ﷺ قَالَتْ: إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ كَانَ يَمْتَحِنُ مَنْ هَاجَرَ مِنَ الْمُؤْمِنَاتِ بِهَذِهِ الآيَةِ: ﴿يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ إِذَا جَاءَكَ الْمُؤْمِنَاتُ يُبَايِعْنَكَ ...﴾ [الممتحنة: ١٢] وَعَنْ عَمِّهِ قَالَ: بَلَغَنَا حِينَ أَمَرَ اللَّهُ رَسُولَهُ ﷺ أَنْ يَرُدَّ إِلَى الْمُشْرِكِينَ مَا أَنْفَقُوا عَلَى مَنْ هَاجَرَ مِنْ أَزْوَاجِهِمْ، وَبَلَغَنَا أَنَّ أَبَا بَصِيرٍ. فَذَكَرَهُ بِطُولِهِ.