Sahihu i Buhariut — Hadithi 4190

Betejat · Transmetuesi: Kab ibn Uxhrai

Shqip

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Ibn Ebu Lejla se Kab ibn Uxhrai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e Hudejbijes, teksa morrat më binin në fytyrë, më erdhi Pejgamberi ﷺ dhe më pyeti: - “Vallë, po të mundojnë morrat?” - Po, - ia ktheva. - “Atëherë, rruaje kokën dhe agjëro tri ditë, ose ushqeji gjashtë nevojtarë, ose ther një dele!” - tha Pejgamberi ﷺ. Ejubi thotë: “Nuk më kujtohet se cilën e kishte përmendur të parën Muxhahidi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ مُجَاهِدٍ، عَنِ ابْنِ أَبِي لَيْلَى، عَنْ كَعْبِ بْنِ عُجْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: أَتَى عَلَىَّ النَّبِيُّ ﷺ زَمَنَ الْحُدَيْبِيَةِ، وَالْقَمْلُ يَتَنَاثَرُ عَلَى وَجْهِي فَقَالَ: "أَيُؤْذِيكَ هَوَامُّ رَأْسِكَ؟" قُلْتُ: نَعَمْ. قَالَ: "فَاحْلِقْ، وَصُمْ ثَلاَثَةَ أَيَّامٍ، أَوْ أَطْعِمْ سِتَّةَ مَسَاكِينَ، أَوِ انْسُكْ نَسِيكَةً". قَالَ أَيُّوبُ: لاَ أَدْرِي بِأَىِّ هَذَا بَدَأَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4190