Sahihu i Buhariut — Hadithi 4192

Betejat · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Abdulala ibn Hamadi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa pjesëtarë nga fiset ukël dhe urejne vajtën te Pejgamberi ﷺ në Medinë dhe shfaqën Islamin. Ata thanë: “O Pejgamber i Allahut, ne jemi blegtorë, e jo bujq.” Atyre nuk u pëlqeu klima në Medinë, andaj Pejgamberi ﷺ urdhëroi që t'u jepen disa deve dhe një bari. I urdhëroi të dalin jashtë Medinës e të pinë qumësht dhe urinë devesh. Por, kur shkuan afër pllajës, ata bënë kufër (mosbesim) pasi kishin besuar, e vranë bariun e Pejgamberit ﷺ dhe i morën devetë. Me t'i arritur lajmi, Pejgamberi ﷺ dërgoi dikë në kërkim të tyre. (Pasi i zunë) urdhëroi që t'u damkosen sytë, t'u priten duart e këmbët dhe u lanë afër pllajës, derisa vdiqën në këtë gjendje. Katadja ka thënë: “Jemi informuar se pas kësaj Pejgamberi ﷺ nxiste për lëmoshë dhe ndalonte masakrën.” Shuëbe, Ebani dhe Hamadi transmetojnë se Katadja thotë: “Prej Urejnes.” Jahja ibn Ebu Kethiri dhe Ejubi transmetojnë nga Ebu Kilabe, e ky nga Enesi: “Një delegacion erdhi nga Ukli.”

Arabisht

حَدَّثَنِي عَبْدُ الأَعْلَى بْنُ حَمَّادٍ: حَدَّثَنَا يَزِيدُ بْنُ زُرَيْعٍ: حَدَّثَنَا سَعِيدٌ، عَنْ قَتَادَةَ، أَنَّ أَنَسًا - رضى الله عنه - حَدَّثَهُمْ: أَنَّ نَاسًا مِنْ عُكْلٍ وَعُرَيْنَةَ قَدِمُوا الْمَدِينَةَ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ وَتَكَلَّمُوا بِالإِسْلاَمِ فَقَالُوا: يَا نَبِيَّ اللَّهِ إِنَّا كُنَّا أَهْلَ ضَرْعٍ، وَلَمْ نَكُنْ أَهْلَ رِيفٍ. وَاسْتَوْخَمُوا الْمَدِينَةَ، فَأَمَرَهُمْ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِذَوْدٍ وَرَاعٍ، وَأَمَرَهُمْ أَنْ يَخْرُجُوا فِيهِ، فَيَشْرَبُوا مِنْ أَلْبَانِهَا وَأَبْوَالِهَا، فَانْطَلَقُوا حَتَّى إِذَا كَانُوا نَاحِيَةَ الْحَرَّةِ كَفَرُوا بَعْدَ إِسْلاَمِهِمْ، وَقَتَلُوا رَاعِيَ النَّبِيِّ ﷺ، وَاسْتَاقُوا الذَّوْدَ، فَبَلَغَ النَّبِيَّ ﷺ فَبَعَثَ الطَّلَبَ فِي آثَارِهِمْ فَأَمَرَ بِهِمْ فَسَمَرُوا أَعْيُنَهُمْ، وَقَطَعُوا أَيْدِيَهُمْ، وَأَرْجُلَهُمْ، وَتُرِكُوا فِي نَاحِيَةِ الْحَرَّةِ حَتَّى مَاتُوا عَلَى حَالِهِمْ. قَالَ قَتَادَةُ: بَلَغَنَا أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ بَعْدَ ذَلِكَ كَانَ يَحُثُّ عَلَى الصَّدَقَةِ، وَيَنْهَى عَنِ الْمُثْلَةِ. وَقَالَ شُعْبَةُ وَأَبَانُ وَحَمَّادٌ عَنْ قَتَادَةَ: مِنْ عُرَيْنَةَ. وَقَالَ يَحْيَى بْنُ أَبِي كَثِيرٍ وَأَيُّوبُ عَنْ أَبِي قِلاَبَةَ عَنْ أَنَسٍ: قَدِمَ نَفَرٌ مِنْ عُكْلٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4192