Sahihu i Buhariut — Hadithi 4193

Betejat · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Muhamed ibn Abdurrahimi më ka thënë: Na ka treguar Hafs ibn Omer Ebu Omer Havdiu, e këtij i ka treguar Hamad ibn Zejdi, e këtij i ka treguar Ejubi dhe Haxhaxh Savafi se Ebu Rexhai, ish-rob i Ebu Kilabes, i cili kishte qëndruar me Ebu Kilaben në Sham, tregon: “Një ditë, Omer ibn Abdulazizi kërkoi konsultë nga njerëzit dhe i pyeti: - Çfarë thoni për betimin kolektiv? - Është diçka legjitime, me të cilën ka gjykuar i Dërguari i Allahut ﷺ dhe halifët para teje, - i thanë ata. Ebu Kilabe po qëndronte mbrapa fronit të Omer ibn Abdulazizit, kur Anbese ibn Seidi tha: “Ku po e lini hadithin e Enesit për urejnasit?” Atëherë Ebu Kilabe tha: “Vetë mua ma ka rrëfyer Enes ibn Maliku.” Abdulaziz ibn Suhejbi transmeton nga Enesi (shprehjen): “nga Urejne"; kurse Ebu Kilabe transmeton nga Enesi (shpehjen): “nga Ukajli”, pastaj tregon ndodhinë.

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ الرَّحِيمِ: حَدَّثَنَا حَفْصُ بْنُ عُمَرَ أَبُو عُمَرَ الْحَوْضِيُّ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ: حَدَّثَنَا أَيُّوبُ، وَالْحَجَّاجُ الصَّوَّافُ قَالَا: حَدَّثَنِي أَبُو رَجَاءٍ، مَوْلَى أَبِي قِلاَبَةَ وَكَانَ مَعَهُ بِالشَّامِ: أَنَّ عُمَرَ بْنَ عَبْدِ الْعَزِيزِ اسْتَشَارَ النَّاسَ يَوْمًا قَالَ: مَا تَقُولُونَ فِي هَذِهِ الْقَسَامَةِ؟ فَقَالُوا: حَقٌّ، قَضَى بِهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَقَضَتْ بِهَا الْخُلَفَاءُ، قَبْلَكَ. قَالَ: وَأَبُو قِلاَبَةَ خَلْفَ سَرِيرِهِ فَقَالَ عَنْبَسَةُ بْنُ سَعِيدٍ: فَأَيْنَ حَدِيثُ أَنَسٍ فِي الْعُرَنِيِّينَ؟ قَالَ أَبُو قِلاَبَةَ: إِيَّاىَ حَدَّثَهُ أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ. قَالَ عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ صُهَيْبٍ عَنْ أَنَسٍ: مِنْ عُرَيْنَةَ. وَقَالَ أَبُو قِلاَبَةَ عَنْ أَنَسٍ: مِنْ عُكْلٍ. ذَكَرَ الْقِصَّةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4193