Sahihu i Buhariut — Hadithi 4203

Betejat · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Jakubi, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ u ndesh dhe luftoi me idhujtarët. Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ u kthye në tendën e vet, të gjithë të tjerët shkuan nëpër tendat e tyre. Në mesin e shokëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ ishte një burrë, të cilit nuk i shpëtonte kush pa iu vërsulur me shpatë. Dikush tha: “Sot, në mesin tonë, nuk pati më trim se filani.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Sa i përket atij, ai është banor i Zjarrit.” Njëri tha: “Unë do ta vëzhgoj.” Kështu, ai iu vu pas dhe, sa herë që ai ndalej, ky ndalej me të, kur ai shpejtonte, ky i shkonte pas dhe rrëfen se ai u plagos rëndë, andaj e përshpejtoi vdekjen duke e vendosur dorezën e shpatës në tokë, ndërsa majën në gjoks, e në atë rast u lëshua mbi të dhe e vrau veten. Vëzhguesi në fjalë shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “Dëshmoj se ti je i Dërguari i Allahut.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Përse, çfarë ndodhi?” Ai tha: “Personi që e pate përmendur më parë se është banor i Zjarrit, gjë e cila njerëzve u pati ardhur rëndë, unë pata thënë: “Do t'ju tregoj unë për të.” Kështu, iu vura pas dhe pashë se u plagos rëndë, por ai e përshpejtoi vdekjen duke e vendosur dorezën e shpatës në tokë, ndërsa majën e saj në gjoks, e në atë rast u lëshua mbi të dhe e vrau veten. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ka raste kur ndokush, në sy të njerëzve, punon vepra të banorëve të Xhenetit, porse në realitet ai është banor i Zjarrit. Po ashtu, ka raste kur ndokush, në sy të njerëzve, punon vepra të banorëve të Zjarrit, porse në realitet ai është banor i Xhenetit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ السَّاعِدِيِّ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ الْتَقَى هُوَ وَالْمُشْرِكُونَ فَاقْتَتَلُوا، فَلَمَّا مَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِلَى عَسْكَرِهِ، وَمَالَ الآخَرُونَ إِلَى عَسْكَرِهِمْ، وَفِي أَصْحَابِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ رَجُلٌ لاَ يَدَعُ لَهُمْ شَاذَّةً وَلاَ فَاذَّةً إِلاَّ اتَّبَعَهَا، يَضْرِبُهَا بِسَيْفِهِ، فَقَالَ: مَا أَجْزَأَ مِنَّا الْيَوْمَ أَحَدٌ كَمَا أَجْزَأَ فُلاَنٌ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَمَا إِنَّهُ مِنْ أَهْلِ النَّارِ". فَقَالَ رَجُلٌ مِنَ الْقَوْمِ: أَنَا صَاحِبُهُ. قَالَ: فَخَرَجَ مَعَهُ كُلَّمَا وَقَفَ وَقَفَ مَعَهُ، وَإِذَا أَسْرَعَ أَسْرَعَ مَعَهُ قَالَ: فَجُرِحَ الرَّجُلُ جُرْحًا شَدِيدًا، فَاسْتَعْجَلَ الْمَوْتَ، فَوَضَعَ سَيْفَهُ بِالأَرْضِ وَذُبَابَهُ بَيْنَ ثَدْيَيْهِ، ثُمَّ تَحَامَلَ عَلَى سَيْفِهِ، فَقَتَلَ نَفْسَهُ، فَخَرَجَ الرَّجُلُ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: أَشْهَدُ أَنَّكَ رَسُولُ اللَّهِ. قَالَ: "وَمَا ذَاكَ؟" قَالَ: الرَّجُلُ الَّذِي ذَكَرْتَ آنِفًا أَنَّهُ مِنْ أَهْلِ النَّارِ، فَأَعْظَمَ النَّاسُ ذَلِكَ، فَقُلْتُ: أَنَا لَكُمْ بِهِ. فَخَرَجْتُ فِي طَلَبِهِ، ثُمَّ جُرِحَ جُرْحًا شَدِيدًا، فَاسْتَعْجَلَ الْمَوْتَ، فَوَضَعَ نَصْلَ سَيْفِهِ فِي الأَرْضِ وَذُبَابَهُ بَيْنَ ثَدْيَيْهِ، ثُمَّ تَحَامَلَ عَلَيْهِ، فَقَتَلَ نَفْسَهُ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عِنْدَ ذَلِكَ: "إِنَّ الرَّجُلَ لَيَعْمَلُ عَمَلَ أَهْلِ الْجَنَّةِ، فِيمَا يَبْدُو لِلنَّاسِ، وَهُوَ مِنَ أَهْلِ النَّارِ، وَإِنَّ الرَّجُلَ لَيَعْمَلُ عَمَلَ أَهْلِ النَّارِ، فِيمَا يَبْدُو لِلنَّاسِ، وَهُوَ مِنْ أَهْلِ الْجَنَّةِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4203