{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4207",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4207",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4207",
  "text": "Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Hazimi, e ky nga babai i tij se Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ, në një nga betejat e tij, u ndesh dhe luftoi me idhujtarët. Më pas, të dy palët u kthyen në tendat e tyre. Në mesin e muslimanëve ishte një burrë, të cilit nuk i shpëtonte asnjë idhujtar pa iu vërsulur me shpatë. Dikush tha: “O i Dërguari i Allahut! Sot, në mesin tonë, nuk pati më trim se filani.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Ai është banor i Zjarrit.” Njëri tha: “Unë do ta vëzhgoj.” Kështu, kur ai shpejtonte ose ndalej, unë isha pas tij, derisa u plagos rëndë. Atëherë e përshpejtoi vdekjen duke e vendosur dorezën e shpatës në tokë, ndërsa majën në gjoks, u lëshua mbi të dhe e vrau veten. Vëzhguesi në fjalë shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “Dëshmoj se ti je i Dërguari i Allahut.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Përse, çfarë ndodhi?” Atëherë ai e informoi për rastin. Pejgamberi ﷺ tha: “Ka raste kur ndokush, në sy të njerëzve, punon vepra të banorëve të Xhenetit, porse në realitet ai është banor i Zjarrit. Po ashtu, ka raste kur ndokush, në sy të njerëzve, punon vepra të banorëve të Zjarrit, porse në realitet është banor i Xhenetit.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4207",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Sehël ibn Sad Saidiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ: حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ سَهْلٍ قَالَ: الْتَقَى النَّبِيُّ ﷺ وَالْمُشْرِكُونَ فِي بَعْضِ مَغَازِيهِ فَاقْتَتَلُوا، فَمَالَ كُلُّ قَوْمٍ إِلَى عَسْكَرِهِمْ، وَفِي الْمُسْلِمِينَ رَجُلٌ لاَ يَدَعُ مِنَ الْمُشْرِكِينَ شَاذَّةً وَلاَ فَاذَّةً إِلاَّ اتَّبَعَهَا فَضَرَبَهَا بِسَيْفِهِ، فَقِيلَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، مَا أَجْزَأَ أَحَدُهُمْ مَا أَجْزَأَ فُلاَنٌ. فَقَالَ: \"إِنَّهُ مِنْ أَهْلِ النَّارِ\". فَقَالُوا: أَيُّنَا مِنْ أَهْلِ الْجَنَّةِ إِنْ كَانَ هَذَا مِنْ أَهْلِ النَّارِ؟ فَقَالَ رَجُلٌ مِنَ الْقَوْمِ: لَأَتَّبِعَنَّهُ، فَإِذَا أَسْرَعَ وَأَبْطَأَ كُنْتُ مَعَهُ. حَتَّى جُرِحَ فَاسْتَعْجَلَ الْمَوْتَ، فَوَضَعَ نِصَابَ سَيْفِهِ بِالأَرْضِ، وَذُبَابَهُ بَيْنَ ثَدْيَيْهِ، ثُمَّ تَحَامَلَ عَلَيْهِ، فَقَتَلَ نَفْسَهُ، فَجَاءَ الرَّجُلُ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: أَشْهَدُ أَنَّكَ رَسُولُ اللَّهِ فَقَالَ: \"وَمَا ذَاكَ؟\" فَأَخْبَرَهُ. فَقَالَ: \"إِنَّ الرَّجُلَ لَيَعْمَلُ بِعَمَلِ أَهْلِ الْجَنَّةِ، فِيمَا يَبْدُو لِلنَّاسِ، وَإِنَّهُ مِنْ أَهْلِ النَّارِ، وَيَعْمَلُ بِعَمَلِ أَهْلِ النَّارِ، فِيمَا يَبْدُو لِلنَّاسِ وَهُوَ مِنْ أَهْلِ الْجَنَّةِ\".",
    "albanian": "Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Hazimi, e ky nga babai i tij se Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ, në një nga betejat e tij, u ndesh dhe luftoi me idhujtarët. Më pas, të dy palët u kthyen në tendat e tyre. Në mesin e muslimanëve ishte një burrë, të cilit nuk i shpëtonte asnjë idhujtar pa iu vërsulur me shpatë. Dikush tha: “O i Dërguari i Allahut! Sot, në mesin tonë, nuk pati më trim se filani.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Ai është banor i Zjarrit.” Njëri tha: “Unë do ta vëzhgoj.” Kështu, kur ai shpejtonte ose ndalej, unë isha pas tij, derisa u plagos rëndë. Atëherë e përshpejtoi vdekjen duke e vendosur dorezën e shpatës në tokë, ndërsa majën në gjoks, u lëshua mbi të dhe e vrau veten. Vëzhguesi në fjalë shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “Dëshmoj se ti je i Dërguari i Allahut.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Përse, çfarë ndodhi?” Atëherë ai e informoi për rastin. Pejgamberi ﷺ tha: “Ka raste kur ndokush, në sy të njerëzve, punon vepra të banorëve të Xhenetit, porse në realitet ai është banor i Zjarrit. Po ashtu, ka raste kur ndokush, në sy të njerëzve, punon vepra të banorëve të Zjarrit, porse në realitet është banor i Xhenetit.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4207.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4207.json"
  }
}