Sahihu i Buhariut — Hadithi 4209

Betejat · Transmetuesi: Seleme ibn Ekvai

Shqip

Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Hatimi, e ky nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Hajberit, Aliu mbeti mbrapa Pejgamberit ﷺ, për shkak të dhimbjes së syve që i ishte shfaqur, dhe tha: “Unë të rri mbrapa, e të mos i bashkëngjitem Pejgamberit ﷺ!” Kështu, shkoi dhe iu bashkëngjit Pejgamberit ﷺ. Natën para Çlirimit të Hajberit, Pejgamberi ﷺ tha: “Nesër do t'ia jap, - ose ka thënë: do ta marrë, - flamurin një burrë të cilin e do Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ, në komandën e të cilit do të çlirohet (Hajberi) .” Ne e shpresonim atë. Njerëzit thanë: “Erdhi Aliu!” Kështu, Pejgamberi ﷺ ia dha flamurin Aliut, në komandën e të cilit u çlirua Hajberi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ: حَدَّثَنَا حَاتِمٌ، عَنْ يَزِيدَ بْنِ أَبِي عُبَيْدٍ، عَنْ سَلَمَةَ- رضى الله عنه - قَالَ: كَانَ عَلِيٌّ - رضى الله عنه - تَخَلَّفَ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ فِي خَيْبَرَ، وَكَانَ رَمِدًا فَقَالَ: أَنَا أَتَخَلَّفُ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ فَلَحِقَ، فَلَمَّا بِتْنَا اللَّيْلَةَ الَّتِي فُتِحَتْ قَالَ: "لَأُعْطِيَنَّ الرَّايَةَ غَدًا ـ أَوْ لَيَأْخُذَنَّ الرَّايَةَ غَدًا - رَجُلٌ يُحِبُّهُ اللَّهُ وَرَسُولُهُ، يُفْتَحُ عَلَيْهِ". فَنَحْنُ نَرْجُوهَا فَقِيلَ: هَذَا عَلِيٌّ، فَأَعْطَاهُ فَفُتِحَ عَلَيْهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4209