{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4211",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4211",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4211",
  "text": "Abdulgafar ibn Davudi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahmani. [t]: Ahmedi më ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Jakub ibn Abdurrahman Zuhriu, e ky nga Amri, i çrobëruari i Mutalibit se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur vajtëm në Hajber dhe Allahu ia mundësoi Pejgamberit ﷺ çlirimin e kështjellës. atij ia përmendën bukurinë e Safije bint Hujej ibn Ahtabit, së cilës i ishte vrarë bashkëshorti natën e dhëndërisë. Pejgamberi ﷺ e mori për vete dhe vazhdoi rrugën me të. Kur shkuam në Sed Sehba, ajo u pastrua prej menstruacioneve, andaj i Dërguari i Allahut ﷺ hyri dhëndër me të. Pastaj përgatitën një kombinim ushqimesh në një sofër të vogël prej lëkure dhe Pejgamberi ﷺ tha: “Thirri ata që i ke afër (për të ngrënë) .” Kjo ka qenë ceremonia e martesës së Pejgamberit ﷺ për Safijen. Pas kësaj, vazhduam rrugën për Medinë. E pashë Pejgamberin ﷺ duke i shtruar asaj një rrobë mbi shpinë të devesë pas tij, pastaj u ul pranë devesë, e vendosi gjurin e tij, ashtu që Safija të vendoste këmbën e saj për të hipur në deve.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4211",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ الْغَفَّارِ بْنُ دَاوُدَ: حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ؛ [ح:] وَحَدَّثَنِي أَحْمَدُ: حَدَّثَنَا ابْنُ وَهْبٍ، [قَالَ]: أَخْبَرَنِي يَعْقُوبُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ الزُّهْرِيُّ، عَنْ عَمْرٍو، مَوْلَى الْمُطَّلِبِ عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه - قَالَ: قَدِمْنَا خَيْبَرَ، فَلَمَّا فَتَحَ اللَّهُ عَلَيْهِ الْحِصْنَ ذُكِرَ لَهُ جَمَالُ صَفِيَّةَ بِنْتِ حُيَىِّ بْنِ أَخْطَبَ، وَقَدْ قُتِلَ زَوْجُهَا وَكَانَتْ عَرُوسًا، فَاصْطَفَاهَا النَّبِيُّ ﷺ لِنَفْسِهِ، فَخَرَجَ بِهَا، حَتَّى بَلَغْنَا بِهَا سَدَّ الصَّهْبَاءِ حَلَّتْ، فَبَنَى بِهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ، ثُمَّ صَنَعَ حَيْسًا فِي نِطَعٍ صَغِيرٍ، ثُمَّ قَالَ لِي: \"آذِنْ مَنْ حَوْلَكَ\". فَكَانَتْ تِلْكَ وَلِيمَتَهُ عَلَى صَفِيَّةَ، ثُمَّ خَرَجْنَا إِلَى الْمَدِينَةِ. فَرَأَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ يُحَوِّي لَهَا وَرَاءَهُ بِعَبَاءَةٍ، ثُمَّ يَجْلِسُ عِنْدَ بَعِيرِهِ، فَيَضَعُ رُكْبَتَهُ، وَتَضَعُ صَفِيَّةُ رِجْلَهَا عَلَى رُكْبَتِهِ حَتَّى تَرْكَبَ.",
    "albanian": "Abdulgafar ibn Davudi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahmani. [t]: Ahmedi më ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Jakub ibn Abdurrahman Zuhriu, e ky nga Amri, i çrobëruari i Mutalibit se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur vajtëm në Hajber dhe Allahu ia mundësoi Pejgamberit ﷺ çlirimin e kështjellës. atij ia përmendën bukurinë e Safije bint Hujej ibn Ahtabit, së cilës i ishte vrarë bashkëshorti natën e dhëndërisë. Pejgamberi ﷺ e mori për vete dhe vazhdoi rrugën me të. Kur shkuam në Sed Sehba, ajo u pastrua prej menstruacioneve, andaj i Dërguari i Allahut ﷺ hyri dhëndër me të. Pastaj përgatitën një kombinim ushqimesh në një sofër të vogël prej lëkure dhe Pejgamberi ﷺ tha: “Thirri ata që i ke afër (për të ngrënë) .” Kjo ka qenë ceremonia e martesës së Pejgamberit ﷺ për Safijen. Pas kësaj, vazhduam rrugën për Medinë. E pashë Pejgamberin ﷺ duke i shtruar asaj një rrobë mbi shpinë të devesë pas tij, pastaj u ul pranë devesë, e vendosi gjurin e tij, ashtu që Safija të vendoste këmbën e saj për të hipur në deve.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4211.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4211.json"
  }
}