Sahihu i Buhariut — Hadithi 4213

Betejat · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhafer ibn Ebu Kethiri, e këtij i ka rrëfyer Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ qëndroi mes Hajberit dhe Medinës tri net, duke pritur për t'u martuar me Safijen. Unë i thirra muslimanët në dasmën e tij, ku nuk kishte as bukë, as mish. Ai e urdhëroi Bilalin të shtrojë një sofër prej lëkure, ku vendosën hurma, djathë dhe gjalpë. Muslimanët thanë: “A do të jetë nënë e besimtarëve apo robëreshë lufte?” Disa të tjerë thanë: “Nëse e mbulon me hixhab, do të jetë nënë e besimtarëve, nëse jo, atëherë robëreshë lufte.” Kur Pejgamberi ﷺ u nis, i shtroi asaj një mbulesë mbrapa vetes dhe e mbuloi me hixhab.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ أَبِي مَرْيَمَ: أَخْبَرَنَا مُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرِ بْنِ أَبِي كَثِيرٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي حُمَيْدٌ، أَنَّهُ سَمِعَ أَنَسًا - رضى الله عنه - يَقُولُ: أَقَامَ النَّبِيُّ ﷺ بَيْنَ خَيْبَرَ وَالْمَدِينَةِ ثَلاَثَ لَيَالٍ يُبْنَى عَلَيْهِ بِصَفِيَّةَ، فَدَعَوْتُ الْمُسْلِمِينَ إِلَى وَلِيمَتِهِ، وَمَا كَانَ فِيهَا مِنْ خُبْزٍ وَلاَ لَحْمٍ، وَمَا كَانَ فِيهَا إِلاَّ أَنْ أَمَرَ بِلاَلاً بِالأَنْطَاعِ فَبُسِطَتْ، فَأَلْقَى عَلَيْهَا التَّمْرَ وَالأَقِطَ وَالسَّمْنَ، فَقَالَ الْمُسْلِمُونَ: إِحْدَى أُمَّهَاتِ الْمُؤْمِنِينَ، أَوْ مَا مَلَكَتْ يَمِينُهُ؟ قَالُوا: إِنْ حَجَبَهَا فَهْىَ إِحْدَى أُمَّهَاتِ الْمُؤْمِنِينَ، وَإِنْ لَمْ يَحْجُبْهَا فَهْىَ مِمَّا مَلَكَتْ يَمِينُهُ. فَلَمَّا ارْتَحَلَ وَطَّأَ لَهَا خَلْفَهُ، وَمَدَّ الْحِجَابَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4213