Sahihu i Buhariut — Hadithi 422

Namazi · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullahu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “(Shkova) në xhami, ku e hasa Pejgamberin ﷺ me disa njerëz e më pyeti: - “A të ka dërguar Ebu Talhai?” - Po, - i thashë. - “Po na fton për ushqim?” - pyeti Pejgamberi ﷺ. - Po, - i thashë. - “Ngrihuni të shkojmë!” - u tha atyre që ishin përreth tij dhe u nisën, ndërsa unë ecja para tyre.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ إِسْحَاقَ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ، سَمِعَ أَنَسًا: وَجَدْتُ النَّبِيَّ ﷺ فِي الْمَسْجِدِ مَعَهُ نَاسٌ، فَقَالَ لِي: "آرْسَلَكَ أَبُو طَلْحَةَ؟". قُلْتُ: نَعَمْ. فَقَالَ: "لِطَعَامٍ؟" قُلْتُ؟ نَعَمْ. فَقَالَ لِمَنْ حَوْلَهُ: "قُومُوا". فَانْطَلَقَ وَانْطَلَقْتُ بَيْنَ أَيْدِيهِمْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/422