Hasen ibn Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Sabiku, e këtij i ka treguar Zaide, e ky nga Ubejdullah ibn Omeri, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, ditën e Hajberit, i Dërguari i Allahut ﷺ për kalorës caktoi dy hise nga plaçka e luftës, kurse për këmbësorin vetëm një hise. Nafiu e shpjegoi këtë: “Nëse njeriu posedon kalë (në luftë), atëherë i takojnë tri hise, e, nëse nuk ka kalë, i takon vetëm një hise.”
حَدَّثَنَا الْحَسَنُ بْنُ إِسْحَاقَ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ سَابِقٍ: حَدَّثَنَا زَائِدَةُ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - قَالَ: قَسَمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَوْمَ خَيْبَرَ لِلْفَرَسِ سَهْمَيْنِ، وَلِلرَّاجِلِ سَهْمًا. قَالَ: فَسَّرَهُ نَافِعٌ فَقَالَ: إِذَا كَانَ مَعَ الرَّجُلِ فَرَسٌ فَلَهُ ثَلاَثَةُ أَسْهُمٍ، فَإِنْ لَمْ يَكُنْ لَهُ فَرَسٌ فَلَهُ سَهْمٌ.