{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/4230",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/4230",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 4230",
  "text": "Muhamed ibn Alai më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Jezid ibn Abdullahu, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur na erdhi lajmi se Pejgamberi ﷺ ishte paraqitur (si pejgamber), ne ishim në Jemen. Kështu, u nisëm për të mërguar tek ai. Unë së bashku me dy vëllezërit e mi: Ebu Burden dhe Ebu Ruhmin, prej të cilëve unë isha më i riu, ishim në mesin e pesëdhjetë e dy-tre burrave nga fisi im. Kështu, i hipëm anijes, e cila na dërgoi te Nexhashiu në Abisini. Aty e takuam Xhafer ibn Ebu Talibin dhe qëndruam me të, derisa të gjithë u shpërngulëm së bashku (për në Medinë). Atje arritëm në kohën kur Pejgamberi ﷺ e kishte çliruar Hajberin. Disa njerëz na thoshin neve udhëtarëve të anijes: “Ne ju kemi paraprirë me hixhret.” Një ditë, Esma bint Umejsi, e cila kishte ardhur me ne, shkoi te Hafsa, gruaja e Pejgamberit ﷺ, për vizitë. Ajo ka qenë nga muhaxhirët që qenë shpërngulur te Nexhashiu. Teksa Esma po qëndronte me Hafsën, hyri Omeri dhe, me ta parë Esmën, pyeti: - Kush është kjo? - Esma bint Umejsi, - tha Hafsa. - Ajo e Abisinisë? Ajo e detit? - pyeti Omeri. - Po, - tha Esma. - Ne ju kemi paraprirë me hixhret, ne jemi më meritorë për të Dërguarin e Allahut ﷺ se ju, - i tha Omeri. Atëherë ajo u zemërua dhe tha: “Kurrsesi! Për Allahun, ju ishit me të Dërguarin e Allahut ﷺ, i cili e ushqente të uriturin dhe e këshillonte injorantin tuaj, ndërsa ne ishim në vendin a tokën e njerëzve që ishin larg fesë dhe na urrenin, në Abisini. Tërë kjo ka qenë për Allahun dhe për të Dërguarin e Tij ﷺ. Për Allahun, as do të ha, as do të pi, derisa të mos ia tregoj të Dërguarit të Allahut ﷺ këtë që the, se ne ishim të persekutuar dhe të frikësuar. Andaj, do t'ia tregoj këtë Pejgamberit ﷺ dhe vetë unë do ta pyes atë. Për Allahun, nuk do të gënjej, nuk do të shtrembëroj dhe nuk do të shtoj asgjë.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betejat",
    "position": 64,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/64/betejat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 4230",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Musa Eshariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ الْعَلاَءِ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ: حَدَّثَنَا بُرَيْدُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ، عَنْ أَبِي بُرْدَةَ، عَنْ أَبِي مُوسَى - رضى الله عنه - قَالَ: بَلَغَنَا مَخْرَجُ النَّبِيِّ ﷺ وَنَحْنُ بِالْيَمَنِ، فَخَرَجْنَا مُهَاجِرِينَ إِلَيْهِ أَنَا، وَأَخَوَانِ لِي أَنَا أَصْغَرُهُمْ، أَحَدُهُمَا أَبُو بُرْدَةَ، وَالآخَرُ أَبُو رُهْمٍ - إِمَّا قَالَ: بِضْعٌ وَإِمَّا قَالَ: فِي ثَلاَثَةٍ وَخَمْسِينَ أَوِ اثْنَيْنِ وَخَمْسِينَ رَجُلاً مِنْ قَوْمِي -، فَرَكِبْنَا سَفِينَةً، فَأَلْقَتْنَا سَفِينَتُنَا إِلَى النَّجَاشِيِّ بِالْحَبَشَةِ، فَوَافَقْنَا جَعْفَرَ بْنَ أَبِي طَالِبٍ فَأَقَمْنَا مَعَهُ حَتَّى قَدِمْنَا جَمِيعًا، فَوَافَقْنَا النَّبِيَّ ﷺ حِينَ افْتَتَحَ خَيْبَرَ، وَكَانَ أُنَاسٌ مِنَ النَّاسِ يَقُولُونَ لَنَا - يَعْنِي لأَهْلِ السَّفِينَةِ -: سَبَقْنَاكُمْ بِالْهِجْرَةِ، وَدَخَلَتْ أَسْمَاءُ بِنْتُ عُمَيْسٍ، - وَهِيَ مِمَّنْ قَدِمَ مَعَنَا -، عَلَى حَفْصَةَ زَوْجِ النَّبِيِّ ﷺ زَائِرَةً، وَقَدْ كَانَتْ هَاجَرَتْ إِلَى النَّجَاشِيِّ فِيمَنْ هَاجَرَ، فَدَخَلَ عُمَرُ عَلَى حَفْصَةَ وَأَسْمَاءُ عِنْدَهَا، فَقَالَ عُمَرُ حِينَ رَأَى أَسْمَاءَ: مَنْ هَذِهِ؟ قَالَتْ: أَسْمَاءُ بِنْتُ عُمَيْسٍ. قَالَ عُمَرُ: آلْحَبَشِيَّةُ هَذِهِ؟ آلْبَحْرِيَّةُ هَذِهِ؟ قَالَتْ أَسْمَاءُ: نَعَمْ. قَالَ: سَبَقْنَاكُمْ بِالْهِجْرَةِ، فَنَحْنُ أَحَقُّ بِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ مِنْكُمْ. فَغَضِبَتْ وَقَالَتْ: كَلاَّ وَاللَّهِ، كُنْتُمْ مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ يُطْعِمُ جَائِعَكُمْ، وَيَعِظُ جَاهِلَكُمْ، وَكُنَّا فِي دَارِ - أَوْ فِي أَرْضِ - الْبُعَدَاءِ الْبُغَضَاءِ بِالْحَبَشَةِ، وَذَلِكَ فِي اللَّهِ وَفِي رَسُولِهِ ﷺ وَايْمُ اللَّهِ، لاَ أَطْعَمُ طَعَامًا، وَلاَ أَشْرَبُ شَرَابًا حَتَّى أَذْكُرَ مَا قُلْتَ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَنَحْنُ كُنَّا نُؤْذَى وَنُخَافُ، وَسَأَذْكُرُ ذَلِكَ لِلنَّبِيِّ ﷺ وَأَسْأَلُهُ، وَاللَّهِ لاَ أَكْذِبُ وَلاَ أَزِيغُ وَلاَ أَزِيدُ عَلَيْهِ.",
    "albanian": "Muhamed ibn Alai më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Jezid ibn Abdullahu, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur na erdhi lajmi se Pejgamberi ﷺ ishte paraqitur (si pejgamber), ne ishim në Jemen. Kështu, u nisëm për të mërguar tek ai. Unë së bashku me dy vëllezërit e mi: Ebu Burden dhe Ebu Ruhmin, prej të cilëve unë isha më i riu, ishim në mesin e pesëdhjetë e dy-tre burrave nga fisi im. Kështu, i hipëm anijes, e cila na dërgoi te Nexhashiu në Abisini. Aty e takuam Xhafer ibn Ebu Talibin dhe qëndruam me të, derisa të gjithë u shpërngulëm së bashku (për në Medinë). Atje arritëm në kohën kur Pejgamberi ﷺ e kishte çliruar Hajberin. Disa njerëz na thoshin neve udhëtarëve të anijes: “Ne ju kemi paraprirë me hixhret.” Një ditë, Esma bint Umejsi, e cila kishte ardhur me ne, shkoi te Hafsa, gruaja e Pejgamberit ﷺ, për vizitë. Ajo ka qenë nga muhaxhirët që qenë shpërngulur te Nexhashiu. Teksa Esma po qëndronte me Hafsën, hyri Omeri dhe, me ta parë Esmën, pyeti: - Kush është kjo? - Esma bint Umejsi, - tha Hafsa. - Ajo e Abisinisë? Ajo e detit? - pyeti Omeri. - Po, - tha Esma. - Ne ju kemi paraprirë me hixhret, ne jemi më meritorë për të Dërguarin e Allahut ﷺ se ju, - i tha Omeri. Atëherë ajo u zemërua dhe tha: “Kurrsesi! Për Allahun, ju ishit me të Dërguarin e Allahut ﷺ, i cili e ushqente të uriturin dhe e këshillonte injorantin tuaj, ndërsa ne ishim në vendin a tokën e njerëzve që ishin larg fesë dhe na urrenin, në Abisini. Tërë kjo ka qenë për Allahun dhe për të Dërguarin e Tij ﷺ. Për Allahun, as do të ha, as do të pi, derisa të mos ia tregoj të Dërguarit të Allahut ﷺ këtë që the, se ne ishim të persekutuar dhe të frikësuar. Andaj, do t'ia tregoj këtë Pejgamberit ﷺ dhe vetë unë do ta pyes atë. Për Allahun, nuk do të gënjej, nuk do të shtrembëroj dhe nuk do të shtoj asgjë.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4230.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/4230.json"
  }
}