Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke vazhduar hadithin paraprak, tregon: “Kur erdhi Pejgamberi ﷺ, Esma bint Umejsi tha: - O i Dërguari i Allahut, Omeri më tha kështu e ashtu? - “Çfarë i the ti atij?” - pyeti Pejgamberi ﷺ. - I thashë kështu e ashtu, - tha ajo. - “Ai nuk është më meritor për mua se ju. Ai dhe shokët e tij kanë vetëm një hixhret, ndërsa ju, udhëtarët e anijes, keni dy hixhrete”, - tha Pejgamberi ﷺ. Ebu Burde tregon se Esma ka thënë: “Ebu Musai dhe udhëtarët e anijes më vinin grupe-grupe për të më pyetur për këtë hadith. Për ta nuk kishte asgjë më të gëzueshme në dynja dhe më të madhe se kjo që Pejgamberi ﷺ tha në lidhje me ta.” Po ashtu ajo thoshte: “Ebu Musai më kërkonte t'ia përsërisja këtë hadith.”
فَلَمَّا جَاءَ النَّبِيُّ ﷺ قَالَتْ: يَا نَبِيَّ اللَّهِ إِنَّ عُمَرَ قَالَ كَذَا وَكَذَا. قَالَ: "فَمَا قُلْتِ لَهُ؟" قَالَتْ: قُلْتُ لَهُ كَذَا وَكَذَا. قَالَ: "لَيْسَ بِأَحَقَّ بِي مِنْكُمْ، وَلَهُ وَلأَصْحَابِهِ هِجْرَةٌ وَاحِدَةٌ، وَلَكُمْ أَنْتُمْ أَهْلَ السَّفِينَةِ هِجْرَتَانِ". قَالَتْ: فَلَقَدْ رَأَيْتُ أَبَا مُوسَى وَأَصْحَابَ السَّفِينَةِ يَأْتُونِي أَرْسَالاً، يَسْأَلُونِي عَنْ هَذَا الْحَدِيثِ، مَا مِنَ الدُّنْيَا شَىْءٌ هُمْ بِهِ أَفْرَحُ وَلاَ أَعْظَمُ فِي أَنْفُسِهِمْ مِمَّا قَالَ لَهُمُ النَّبِيُّ ﷺ. قَالَ أَبُو بُرْدَةَ: قَالَتْ أَسْمَاءُ: فَلَقَدْ رَأَيْتُ أَبَا مُوسَى وَإِنَّهُ لَيَسْتَعِيدُ هَذَا الْحَدِيثَ مِنِّي.