Sahihu i Buhariut — Hadithi 4232

Betejat · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Ebu Burde transmeton nga Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Unë i njoh zërat e pjesëtarëve të familjes së esharinjve kur lexojnë Kuran teksa shkojnë në shtëpi gjatë natës. Ua di vendqëndrimet (tendat) e tyre gjatë natës vetëm nga zërat e tyre që lexojnë Kuran, edhe nëse nuk i kam parë se ku janë vendosur gjatë ditës. Një prej tyre ka qenë Hakimi, i cili, kur takohej me kuajt, - ose ka thënë: me armikun, - u thoshte : “Shokët e mi po kërkojnë t'i prisni (për ballafaqim) .”

Arabisht

قَالَ أَبُو بُرْدَةَ عَنْ أَبِي مُوسَى: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ:‏ "‏ إِنِّي لأَعْرِفُ أَصْوَاتَ رُفْقَةِ الأَشْعَرِيِّينَ بِالْقُرْآنِ، حِينَ يَدْخُلُونَ بِاللَّيْلِ، وَأَعْرِفُ مَنَازِلَهُمْ مِنْ أَصْوَاتِهِمْ بِالْقُرْآنِ بِاللَّيْلِ، وَإِنْ كُنْتُ لَمْ أَرَ مَنَازِلَهُمْ حِينَ نَزَلُوا بِالنَّهَارِ، وَمِنْهُمْ حَكِيمٌ، إِذَا لَقِيَ الْخَيْلَ ـ أَوْ قَالَ: الْعَدُوَّ - قَالَ لَهُمْ: إِنَّ أَصْحَابِي يَأْمُرُونَكُمْ أَنْ تَنْظُرُوهُمْ‏"‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4232